Saga e Maqedonisë së Veriut, mësim për të tjerët
Gati 17 vjet pasi mori statusin e vendit kandidat për ...

Kur forcat ruse sulmuan qytetin Borodyanka në muajin mars, 80-vjeçarja Halyna Derevyanko qëndroi në apartamentin e saj. Për "Zërin e Amerikës" ajo tregon përballjen me ushtarët. Pak muaj pasi qyteti është çliruar, shenjat e luftës janë kudo. Veç vuajtjeve dhe dhimbjes që kanë në shpirt banorët nuk kanë gjë tjetër për të treguar.
80-vjeçarja Halyna Derevyanko ishte në apartamentin e saj kur forcat ruse sulmuan qytetin Borodyanka, në rajonin e Kievit.
Por ajo nuk e dinte se do të qëndronte në apartament gjatë gjithë periudhës që forcat ruse kontrollonin këtë territor në muajin mars.
“Ishim vetëm dy persona në të gjithë ndërtesën kur erdhën ushtarët rusët. Ata shkatërruan gjithçka në bodrum. Nga shpërthimet humbi jetën shoku i djalit tim”, thotë për "Zërin e Amerikës", Halyna Derevyanko, banore në Borodyanka.
Ndërsa ushtarët rusë u përpoqën të thyenin derën e hyrjes së ndërtesës, zonjës Derevyanko iu kujtua këshilla e fqinjit të saj: Nëse forcat ruse përpiqen të futen në një ndërtesë më mirë lejoji, në të kundërt ata mund të ndëshkojnë banorët që nuk i kanë ndihmuar. Kështu që 80-vjeçarja vendosi të hapte derën vetë.
“U thashë: ‘Ja ku jam, përballë jush, një nënë me flokë gri. Bëni çfarë të doni me mua’”, tregon ajo për "Zërin e Amerikës".
Ushtarët rusë kontrolluan gjithë ndërtesën, ndërsa sipas 80-vjeçares ata morën çfarë donin.
Pasi forcat ukrainase çliruan qytetin, banorët u kthyen në Borodyanka. Valentina Myazova, një tjetër banore, tregon për "Zërin e Amerikës" se kishte qëndruar në një fshat pasi u largua nga qyteti.
“Ne menduam se do të ishte më sigurt atje. Por ishte një ferr i vërtetë. Rusët erdhën te ne një ditë dhe na thanë se po kërkonin nazistët dhe polakët”, tregon zonja Valentina Myazova.
Pasi rusët u larguan, zonja Myazova e gjeti qytetin e saj të lindjes, Borodyanka pothuajse të shkatërruar plotësisht dhe shumë nga miqtë e saj kishin vdekur.
“Ata qëlluan për vdekje djalin e mikes sime dhe ajo e varrosi në oborr ndërsa forcat ruse bombardonin”, tregon më tej ajo.
Në këtë qytet të vogël, në rajonin e Kievit, shenjat e luftës janë kudo. Veç vuajtjeve dhe dhimbjes që kanë në shpirt banorët nuk kanë gjë tjetër për të treguar./ VOA
Gati 17 vjet pasi mori statusin e vendit kandidat për ...
Gjatë takimit të përbashkët me udhëheqësit e vendeve t...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, po vazh...
Shkëmbimet tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë, në gja...
Presidentja e Komisionit Europian ka reaguar pas hapit që ...
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, ka miratuar me 68 vota pro...
Ish-prokurorja e misionit EULEX në Kosovë, Maria Bamieh, n...
Shtëpia e Bardhë ka publikuar atë që tha se inteligjen...
Prokurorët federalë po kërkojnë një dënim me 15 vjet burg ...
Ndërsa plumbat dhe bombat bien mbi Ukrainë, Rusia po zhvil...
Bashkimi Europian ka akuzuar Rusinë se kërkon të desta...
Europa po përballet me valën e dytë të të nxehtit, si ...
Nuk kanë munguar tensionet në seancën plenare që po mb...
Teksa komenton krizën politike që po kalon Maqedonia e...
Presidentit amerikan Joe Biden nuk i ndahet “miku imag...
Ushtria sllovene nisi të premten heqjen e gardhit me t...
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i bëri thirrje ...
Presidenti amerikan Joe Biden mbërriti të premten në A...
Bashkimi Europian ka propozuar këtë të premte paketën ...
Në Ukrainë ka mbërritur sistemi lëshuesish multiraketo...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...