Shtëpia e Bardhë: Rusia dëshiron të blejë dronë ushtarakë nga Irani
Shtëpia e Bardhë ka publikuar atë që tha se inteligjen...

Ish-prokurorja e misionit EULEX në Kosovë, Maria Bamieh, në një konferencë për shtyp të shtunën në Prishtinë, ka folur për rastet për dyshime për korrupsion që ka sinjalizuar në misionin më të madh të jashtëm të Bashkimit Europian, EULEX, për çka edhe i është shkëputur kontrata.
Bamieh tregoi se si kishte zbuluar dyshimet për korrupsionin në rastin e Ilir Tolajt, ish-sekretarin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Ajo tregoi se si nga përgjimet kishte mësuar se gjyqtari i EULEX-it, Francesco Fiori, takohej me ndërmjetësuesit e Tolajt, kur ky gjendej në burg, për ta zhdukur rastin në këmbim të një pagese.
Ish-prokurorja e nisi punën në Kosovë, siç tregon ajo, me një shpërthim përballë një lokali te statuja e "Bill Clintonit", për të cilin thotë se kishte dy dëshmitarë që treguan se gjyqtari Francesco ishte paguar për t'i liruar të dyshuarit, shkruan "Koha.net".
“Unë erdha në Kosovë që të jap kontributin tim. Unë kam pasur rekord të 90 për qind të rasteve që i kam fituar. Jam marrë me raste të profilit të lartë. Mediat shkruanin se gjyqtari italian Francesco kishte marrë ryshfet, por meqë s’kishte dëshmi konkrete e injorova si histori. Më pas vazhdova të kryej detyrat e mia e që ishte Ministria e Shëndetësisë, ku një koleg gjerman u largua nga detyra dhe nisa të merrem me rastin Tolaj. Unë zbulova nga informatorët se Tolaj posedonte një telefon në burg, dhe nga përgjimet u bë e qartë se gjyqtari Francesco po takohej me ndërmjetësuesit e Tolajt në një vend në Prishtinë. Ata po mundonin ta zhduknin këtë rast. Ndërmjetësuesit donin garanci nga gjyqtari Francesco. Shihej qartë se po mundoheshin të paguanin. Ata kishin një aleancë të fuqishme politike në Qeveri dhe në ato përgjime, i referoheshin një politikane me nofkën ‘Kaltrina'", ka thënë Bamieh para gazetarëve.
Ish-prokurorja e EULEX-it vendosi që këto përgjime t’ia çonte koordinatorit, i cili i tha se nuk dëshironte t’i shihte me sy dhe sipas Bamieh, i rekomandoi edhe asaj ta bënte të njëjtën gjë.
“Unë nuk thoja që gjyqtari Francesco apo Jovoslavna ishin fajtorë. Vetëm se çështja kishte dyshim të bazuar mirë se diçka nuk shkonte mirë. Shefja ime pastaj më ndihmoi për ta raportuar këtë në organet më të larta të drejtësisë, por edhe te shefat e misioneve. Unë e vazhdova çështje duke menduar se po bëheshin hetime, por në fakt nuk po bëhej asnjë hetim. Raporti im ishte varrosur. Shefja që më ndihmoi u largua nga puna dhe unë u desh të përballem vetë me kundërshtarët”, shtoi ajo. “Pastaj më suspenduan. Më vonë kuptova se më kishin suspenduar pasi pretendonin se kam nxjerrë një dokument te 'KohaDitore'. Por unë nuk e kam takuar asnjëherë gazetarin që kishte botuar artikullin e aq më tepër të nxirrja informacion. U vendos që unë kisha dhënë informacionin brenda gjysmë ore, as nuk më kishin pyetur”.
Pas suspendimit, Bamieh e kuptoi që ligji ia mundëson ta denoncojë publikisht rastin. “Ishte e vështirë, por u desh ta bëja për ta mbrojtur reputacionin tim”, shtoi ajo, duke u shpreh se edhe një koleg gjerman i tregoi asaj se si po manipuloheshin rastet.
“Malcolm Simons si gjyqtar kishte dëshmi më të mira sesa unë si prokurore”, ka thënë Bamier, e cila thotë se s’ka marrë përgjigje për të raportuar në komisionet parlamentare.
Edhe Fatmire Buzolli, e cila ka punuar bashkë me Bamiehin në EULEX, ka thënë se ajo ka kaluar një periudhë mjaft të vështirë gjatë këtyre vjetëve.
“Ishte e padrejtë mënyra se si jam trajtuar unë pas suspendimit të Marias. I kam ngritur çështjet, por nuk kam arritur drejtësi”, ka thënë Buzolli.
Bahmieh më 3 korrik të këtij viti arriti një marrëveshje gjyqësore me qeverinë britanike për t'u dëmshpërblyer me 423 mijë funte, ende pa nisur shqyrtimi i rastit të saj.
Shtëpia e Bardhë ka publikuar atë që tha se inteligjen...
Prokurorët federalë po kërkojnë një dënim me 15 vjet burg ...
Ndërsa plumbat dhe bombat bien mbi Ukrainë, Rusia po zhvil...
Bashkimi Europian ka akuzuar Rusinë se kërkon të desta...
Europa po përballet me valën e dytë të të nxehtit, si ...
Nuk kanë munguar tensionet në seancën plenare që po mb...
Teksa komenton krizën politike që po kalon Maqedonia e...
Presidentit amerikan Joe Biden nuk i ndahet “miku imag...
Ushtria sllovene nisi të premten heqjen e gardhit me t...
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i bëri thirrje ...
Presidenti amerikan Joe Biden mbërriti të premten në A...
Bashkimi Europian ka propozuar këtë të premte paketën ...
Në Ukrainë ka mbërritur sistemi lëshuesish multiraketo...
Gjatë vizitës së tij të premten në Bregun Perëndimor, ...
Autoriteti i aviacionit civil të Arabisë Saudite bëri të d...
Gazetari rus, Pyotr Koronayev, i cili dikur punonte për ue...
Shtetet e Bashkuara i janë bashkuar rreth 45 vendeve të tj...
Italia sërish po përballet me një krizë qeveritare. Këtë m...
Raketat ruse që goditën të enjten një qytet në Ukrainë...
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, është shp...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...