Sulmet me raketa kundër civilëve, Zelenski: Rusia të shpallet shtet terrorist
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i bëri thirrje ...

Ushtria sllovene nisi të premten heqjen e gardhit me tela në kufirin me Kroacinë, i cili ishte vendosur për të frenuar kalimet e emigrantëve pasi më shumë se 1 milion njerëz që u larguan nga dhuna ose varfëria hynë në Europë në vitin 2015.
Dhjetëra ushtarë përdorën mjete prerëse për të hequr telin me gjemba përgjatë kufirit, përpara se të ngarkonin gardhin në një kamion. Zyrtarët kanë thënë se mund të duhen rreth pesë muaj përpara se të hiqet i gjithë gardhi kufitar prej gati 200 kilometrash - një kombinim i telit me gjemba dhe paneleve metalike.
Vendimi për të hequr gardhin u mor nga qeveria e re liberale e Sllovenisë, e cila mori detyrën pas zgjedhjeve në prill. Zyrtarët kanë thënë se kufiri do të monitorohet me mjete të tjera, por se është e nevojshme për të parandaluar çdo aksident dhe lëndim që mund të përballen emigrantët ndërsa kërkojnë të arrijnë në Europën Perëndimore.
"Emigracioni nuk është zhdukur dhe nuk do të zhduket, por ky tel ishte një masë joproporcionale," tha ministrja e Brendshme Tatjana Bobnar, e cila ishte e pranishme në kufi. "Koha ka treguar se asnjë gardh nuk mund të parandalojë emigrimin, por ka shkaktuar shumë tragjedi dhe njerëz ishin duke vdekur”, ndërsa përpiqeshin të kalonin lumin Kupa, në kufi.
Zyrtari i lartë i policisë sllovene, Bostjan shtoi se "teli i hequr do të zëvendësohet nga ndryshimi i metodave dhe taktikave të punës", përfshi shtimin e stafit në kufi dhe bashkëpunimin e zgjeruar ndërkombëtar.
Emigrantët nga Lindja e Mesme, Afrika apo Azia vijnë në Slloveni nga Kroacia nëpërmjet të ashtuquajturës rrugë ballkanike. Shumë përballen me rreziqe në udhëtimet e tyre të gjata që shpesh zgjasin muaj, madje edhe vite, mes kalimesh të rrezikshme të deteve apo lumenjve, abuzimit nga kontrabandistët ose gjumit në kushte ekstreme atmosferike.
Vendimi i qeverisë sllovene për të hequr gardhin është përballur me kritika nga partitë e krahut të djathtë që janë kundër emigracionit. Vendi anëtar i Bashkimit Europian ka raportuar një rritje të kalimeve të emigrantëve në gjysmën e parë të 2022-shit krahasuar me vitin e kaluar, dhe grupet e djathta thonë se heqja e telit është e parakohshme.
Ministrja e brendshme Bobnar e ka përshkruar më parë gardhin kufitar si një masë të përkohshme dhe tha se “është e papranueshme që ai të bëhet një element i përhershëm i politikës kufitare të Sllovenisë”.
Agjencia zyrtare e lajmeve STA raportoi se ushtria fillimisht do të heqë 51 kilometra të telit me gjemba, ndërsa 143 kilometrat e mbetur të gardhit do të hiqen nga një kontraktor që ende nuk është zgjedhur.
Emigrantët që përpiqen të kalojnë kufijtë ndërsa kërkojnë siguri dhe jetë më të mirë në Perëndim, shpesh përballen gjithashtu me aksione të dhunshme nga policia kufitare në shumë vende përgjatë rrugëtimit të tyre.REL
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i bëri thirrje ...
Presidenti amerikan Joe Biden mbërriti të premten në A...
Bashkimi Europian ka propozuar këtë të premte paketën ...
Në Ukrainë ka mbërritur sistemi lëshuesish multiraketo...
Gjatë vizitës së tij të premten në Bregun Perëndimor, ...
Autoriteti i aviacionit civil të Arabisë Saudite bëri të d...
Gazetari rus, Pyotr Koronayev, i cili dikur punonte për ue...
Shtetet e Bashkuara i janë bashkuar rreth 45 vendeve të tj...
Italia sërish po përballet me një krizë qeveritare. Këtë m...
Raketat ruse që goditën të enjten një qytet në Ukrainë...
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, është shp...
Ivana Trump, ish-bashkëshortja e ish-presidentit Donal...
Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli paraqitën të enjten nj...
Deputeti i opozitës maqedonase, Jovan Jauleski, ka dje...
Presidenti i shtetit italian, Sergio Mattarella, refuz...
Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, ka bërë me dije se s...
“Një dimër pakënaqësie” e kanë quajtur ekspertët atë q...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka nisu...
Temperaturat e larta kanë përfshirë nga flakët pjesën ...
Përveç sasisë së pamjaftueshme, gruri në Kosovë, i sig...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...