Gafa e radhës/ Presidentit Biden nuk i ndahet “miku imagjinar”, i jep sërish dorën
Presidentit amerikan Joe Biden nuk i ndahet “miku imag...

Teksa komenton krizën politike që po kalon Maqedonia e Veriut, për shkak të propozimit francez, gazetari Naser Pajaziti, ka zbuluar në emisionin “Ballkan” përfitimet që mund të kenë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut në rast se ndryshon kushtetuta e vendit.
Aktualisht në kushtetutën e MV gjuha shqipe nuk njihet si gjuhë shqipe, por si gjuhë që flet mbi 20% e popullsisë maqedonase, pra nuk emërtohet si gjuhë shqipe.
Për këtë arsye gazetari thotë se në kuadër të krizës politike dhe të probabilitetit të ndryshimit të kushtetutës në vend, shqiptarët e MV mund ta shfrytëzojnë për t’i dhënë emër gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut.
Por që të bëhet një gjë e tillë, nuk mjafton shumica e thjeshtë e parlamentit (mazhoranca dhe partitë shqiptare), për ndryshimin e kushtetutës duhet shumica absolute që do të thotë duhet edhe miratimi i opozitës, e cila ditët e fundit ka ngritur protesta në vend, për shkak të propozimit francez.
“Pritet të ketë maratonë gjatë ditëve në vijim. Për ta miratuar propozimin francez në parlamentin maqedonas duhet shumicë e thjeshtë që koalicioni aktual i ka.
Ndërsa për ndryshimet kushtetuese përfshirë këtu pakicën bullgare, atëherë fillon problemi, sepse shumica aktuale dhe partitë shqiptare nuk i kanë dy të tretat për të bërë ndryshimet kushtetuese.
Gjuha shqipe në kushtetutë nuk njihet si gjuhë shqipe por si gjuhe e komunitetit që flasin mbi 20% e popullsisë. Hapja e kushtetutës ka një komponente të veçantë për shqiptarët e MV për ta futur me emër dhe me mbiemër gjuhën shqipe në kushtetutën maqedonase.
Reagimi i maqedonase ndërlidhe dhe me këtë, ata i frikësohen ndryshimet kushtetuese me paranojën se po humbasin shtetin e tyre dhe paranoja të tjera që i kanë krijuat dhe ndaj propozimit francez që sipas tyre çon në bullgarzimin e Maqedonisë”, tha gazetari në Ballkan.
Ndër të tjera gazetari theksoi se për miratimin e propozimit francez nevojitet vetëm shumica e thjeshtë, pra mazhoranca dhe partitë shqiptare, ndërsa për ndryshim kushtetute duhet shumica absolute.
Gjithashtu ai tha se pritet një maratonë e gjatë në parlament deri në miratimin e propozimit francez.
“Kemi situatë të tensionuar, por ka optimizëm që propozimi francez do të marrë dritë jeshile. Nuk kemi fluks të madh protestuesish, kemi tek-tuk grupe të ekstremit të djathtë.
VMRO ka si synim vetëm zgjedhjet e parakohshme. Në plan të përgjithshëm ka dakordësi, janë detaje të propozimit që nuk pranohen nga opozita maqedonase.
A do të miratohet propozimi francez sot? Pritet të ketë maratonë gjatë ditëve në vijim. Pritet një tension te opozita maqedonase, sepse nëse kërkohet shumica absolute për ndryshime kushtetuese mazhoranca aktuale bashkë me partinë shqiptare nuk i ka numrat e duhur. Pritet ditën të vijim një zhvillim optimist për miratimin e këtij propozimi nga qeveria në parlament”, tha gazetari./CNA.al
Presidentit amerikan Joe Biden nuk i ndahet “miku imag...
Ushtria sllovene nisi të premten heqjen e gardhit me t...
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i bëri thirrje ...
Presidenti amerikan Joe Biden mbërriti të premten në A...
Bashkimi Europian ka propozuar këtë të premte paketën ...
Në Ukrainë ka mbërritur sistemi lëshuesish multiraketo...
Gjatë vizitës së tij të premten në Bregun Perëndimor, ...
Autoriteti i aviacionit civil të Arabisë Saudite bëri të d...
Gazetari rus, Pyotr Koronayev, i cili dikur punonte për ue...
Shtetet e Bashkuara i janë bashkuar rreth 45 vendeve të tj...
Italia sërish po përballet me një krizë qeveritare. Këtë m...
Raketat ruse që goditën të enjten një qytet në Ukrainë...
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, është shp...
Ivana Trump, ish-bashkëshortja e ish-presidentit Donal...
Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli paraqitën të enjten nj...
Deputeti i opozitës maqedonase, Jovan Jauleski, ka dje...
Presidenti i shtetit italian, Sergio Mattarella, refuz...
Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, ka bërë me dije se s...
“Një dimër pakënaqësie” e kanë quajtur ekspertët atë q...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka nisu...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në zonën...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...