Prokurorët kërkojnë 15 vjet burg për rebelin e armatosur të Kapitolit
Prokurorët federalë po kërkojnë një dënim me 15 vjet burg ...

Shtëpia e Bardhë ka publikuar atë që tha se inteligjenca tregon se zyrtarët rusë së fundmi kanë vizituar një bazë ajrore në Iran për të parë dronë pa pilot dhe të armatosur, që dëshiron të blejë për t’i përdorur në pushtimin e saj të Ukrainës.
Presidenti rus, Vladimir Putin, së fundmi ka forcuar raportet me Teheranin dhe është planifikuar që ai të vizitojë Iranin këtë javë për t’u takuar me presidentët e Iranit dhe Turqisë.
Teherani së fundmi ka hedhur poshtë sugjerimet se është i gatshëm t’i ofrojë dronë Rusisë.
Këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, tha përmes një deklarate se administrata amerikane “ka informacion se Qeveria iraniane po përgatitet që t’i ofrojë Rusisë disa qindra dronë pa pilot”.
Administrata e presidentit, Joe Biden, tha se zyrtarët iranianë ua kanë prezantuar dronët zyrtarëve rusë në aeroportin Kashan, në Iranin qendror, më 8 qershor dhe 15 korrik.
Shtëpia e Bardhë publikoi imazhe satelitore që shfaqin dronët iranianë të llojit Shahed-191 dhe Shahed-129 duke fluturuar dhe të ekspozuar në aeroport, teksa një avion transportues rus është parë në afërsi.
“Kjo sugjeron interes të vazhdueshëm rus për blerjen e dronëve iranianë, që janë të aftë për të sulmuar”, tha Sullivan.
Dronët kanë luajtur një rol të rëndësishëm në konfliktin katërmujor në Ukrainë, luftë që ka lënë të vdekur dhjetëra-mijëra persona dhe ka detyruar mbi 10 milionë ukrainas që të largohen, teksa luftimet në terren dhe bombardimet ruse po vazhdojnë.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e NATO-s i kanë ofruar Ukrainës furnizime me armë në vlerë prej miliarda dollarësh, në mënyrë që shteti të mbrohet nga pushtimi rus që nisi në shkurt.
Më herët, Uashingtoni e ka akuzuar Teheranin se është i gatshëm ta furnizojë Rusinë me dronë.
Më 15 korrik, ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian, i tha homologut të tij ukrainas, Dmytro Kuleba, se raportimet që dronët iranianë do t’i jepen Rusisë “janë të pabaza”.
Ai tha se këto raportime janë të motivuara politikisht dhe përkasin me kohën kur presidenti amerikan, Joe Biden, po zhvillon turneun e tij në Lindjen e Mesme.
“Ne kundërshtojnë çdo lëvizje që mund të çojë në vazhdimin dhe intensifikimin e konfliktit”, tha ai.
Presidenti Biden aktualisht po qëndron në Lindjen e Mesme në përpjekje për të mbështetur përgjigjen rajonale kundër kërcënimit nga Irani dhe lufta e Putinit në Ukrainë.
Përpjekjet e Bidenit dhe liderëve të tjerë botërorë për të ringjallur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me Iranin gjerësisht kanë ngecur, duke u minuar pjesërisht nga insistimi i Moskës për kushte të reja, që kanë përkeqësuar raportet tashmë të tensionuara midis Teheranit dhe Uashigtonit./REL
Prokurorët federalë po kërkojnë një dënim me 15 vjet burg ...
Ndërsa plumbat dhe bombat bien mbi Ukrainë, Rusia po zhvil...
Bashkimi Europian ka akuzuar Rusinë se kërkon të desta...
Europa po përballet me valën e dytë të të nxehtit, si ...
Nuk kanë munguar tensionet në seancën plenare që po mb...
Teksa komenton krizën politike që po kalon Maqedonia e...
Presidentit amerikan Joe Biden nuk i ndahet “miku imag...
Ushtria sllovene nisi të premten heqjen e gardhit me t...
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i bëri thirrje ...
Presidenti amerikan Joe Biden mbërriti të premten në A...
Bashkimi Europian ka propozuar këtë të premte paketën ...
Në Ukrainë ka mbërritur sistemi lëshuesish multiraketo...
Gjatë vizitës së tij të premten në Bregun Perëndimor, ...
Autoriteti i aviacionit civil të Arabisë Saudite bëri të d...
Gazetari rus, Pyotr Koronayev, i cili dikur punonte për ue...
Shtetet e Bashkuara i janë bashkuar rreth 45 vendeve të tj...
Italia sërish po përballet me një krizë qeveritare. Këtë m...
Raketat ruse që goditën të enjten një qytet në Ukrainë...
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, është shp...
Ivana Trump, ish-bashkëshortja e ish-presidentit Donal...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...