Biden takohet me liderët arabë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, po vazh...

Gjatë takimit të përbashkët me udhëheqësit e vendeve të Gjirit Persik, Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden theksoi të shtunën se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë një partner aktiv i angazhuar në Lindjen e Mesme. Ai paraqiti parimet kryesore të strategjisë amerikane për Lindjen e Mesme, të përqëndruar te bashkëpunimi rajonal përballë rreziqeve rajonale dhe aktiviteteve të Kinës, Rusisë apo Iranit.
Presidenti amerikan Joe Biden tha se është i vetëdijshëm për sfidat në Lindjen e Mesme, por se ai mendon se ka disa fusha ku Shtetet e Bashkuara mund të ndihmojnë për të sjellë rezultate pozitive.
Ai i bëri komentet në takimin në Arabinë Saudite të udhëheqësve të Gjirit Persik, ku morën pjesë edhe udhëheqësit e Irakut, Egjiptit dhe Jordanisë.
“Në mbarë botën u panë përpjekje për të dëmtuar rendin botëror të bazuar në rregulla. Veprimet gjithnjë e më shtrënguese të Kinës në Paqësor dhe më gjerë, lufta brutale dhe e paprovokuar e Rusisë ndaj vendit fqinj Ukrainës, veprimet destabilizuese të Iranit këtu në Lindjen e Mesme kanë sjellë ndryshime thelbësore”, tha Presidenti Biden.
Ai theksoi megjithatë se kjo është hera e parë që forcat amerikane nuk janë të angazhuara në luftime në këtë rajon.
“Për herë të parë që nga 11 shtatori, presidenti amerikan po viziton rajonin ndërsa forcat amerikane nuk janë të angazhuara në misione luftarake në rajon... Më lejoni ta deklaroj qartazi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë një partner i angazhuar në mënyrë aktive në Lindjen e Mesme”, tha Presidenti Biden.
Duke vënë në dukje partneritetin në luftën kundër terrorizmit, Presidenti Biden theksoi se rreziqet do të përballohen së bashku nëpërmjet bashkëpunimit rajonal dhe se Shtetet e Bashkuara nuk do të largohen duke krijuar kështu një vakum që do të plotësohej nga Kina, Rusia apo Irani.
Ndër takimet dypalëshe që pritej me interes ishte ai me Princin saudit të kurorës Mohammed bin Salman, për shkak të shqetësimeve për gjendjen e të drejtave të njeriut në vend dhe në veçanti për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.
Momenti i takimit me një cekje të grushtave mes Presidentit Biden dhe princit saudit ngjalli komente dhe kritika, si nga Ligjvënësi demokrat Adam Schiff, kryetar i komisionit të zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve, nga e fejuara e të ndjerit Khashoggi, apo drejtori i gazetës “The Washington Post” ku kontribuonte i ndjeri.
I pyetur nga gazetarët, Presidenti Biden qartësoi se gjatë takimit ia kishte përsëritur princit saudit se e konsideron përgjegjës për vrasjen e gazetarit dhe se e konsideron shkelje të drejtave të njeriut mënyrën se si trajtohen kritikët e administratës saudite, brenda vendit apo jashtë tij./ VOA
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, po vazh...
Shkëmbimet tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë, në gja...
Presidentja e Komisionit Europian ka reaguar pas hapit që ...
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, ka miratuar me 68 vota pro...
Ish-prokurorja e misionit EULEX në Kosovë, Maria Bamieh, n...
Shtëpia e Bardhë ka publikuar atë që tha se inteligjen...
Prokurorët federalë po kërkojnë një dënim me 15 vjet burg ...
Ndërsa plumbat dhe bombat bien mbi Ukrainë, Rusia po zhvil...
Bashkimi Europian ka akuzuar Rusinë se kërkon të desta...
Europa po përballet me valën e dytë të të nxehtit, si ...
Nuk kanë munguar tensionet në seancën plenare që po mb...
Teksa komenton krizën politike që po kalon Maqedonia e...
Presidentit amerikan Joe Biden nuk i ndahet “miku imag...
Ushtria sllovene nisi të premten heqjen e gardhit me t...
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i bëri thirrje ...
Presidenti amerikan Joe Biden mbërriti të premten në A...
Bashkimi Europian ka propozuar këtë të premte paketën ...
Në Ukrainë ka mbërritur sistemi lëshuesish multiraketo...
Gjatë vizitës së tij të premten në Bregun Perëndimor, ...
Autoriteti i aviacionit civil të Arabisë Saudite bëri të d...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...