LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

CNA.al shpall kuadrot e vitit/ 10 personazhet që kanë shkëlqyer në politikë, media e diplomaci

2022-12-31 19:11:00, Satire Politike CNA
CNA.al shpall kuadrot e vitit/ 10 personazhet që kanë shkëlqyer
Fotomontazh - Kuadrot e vitit

Sot CNA.al, në bashkëpunim me Shoqatën e Kontribuuesve Atdhetarë dhe Formatorë Intelektualë, ka shpallur kuadro të vitit një skuadër prej 10 personash, ku nuk mungojnë gazetarë, intelektualë dhe diplomatë.

Lulzim Basha, kuadro i lartë i papërsëritshëm i partisë

Kuadroja i parë i këtij vitit dhe më kryesori është Lulzim Basha.

Ai është një kuadro i lartë i partisë, që mori drunë dhe rrahu anëtarët e partisë së tij, i dëboi dhe nga selia. Më pas humbi zgjedhjet, e dëbuan, dha dorëheqjen.

Tani ka marrë rreth vetes disa kuadro të vegjël, kuadro në rritje, kuadro shpresëdhënës si Gaz Bardhi apo Enkelejd Alibeaj dhe Jorida Tabaku dhe shpreson që të rikthehet sërish si një kuadër i lartë i partisë, për të mirën e vendit.

Frida Krifca, kuadroja e "çobenjve dhe ullirit".

Kuadro i dytë, që vjen nga radhët e Qeverisë është Frida Krifca, ministrja jonë e Bujqësisë, ministrja e suksesshme, e cila në këtë vit ka qenë shembullore duke zbatuar ‘Akademinë e Çobenjve’ , një akademi me rezultate të shkëlqyera, ku të gjithë marrin 10-ta, dhe ajo drejtohet me shumë vullnet nga Frida Krifca, e cila së fundmi ka kërkuar që të presin edhe ullinjtë dhe nuk kemi ku t’i çojmë këtë vit.

Frida është një kuadro në rritje e partisë, megjithëse nuk ndan shumë me Lenka Çukon, mjelësen tonë të dalluar, por nga budallallëqet që thotë kur del në publik, ia kalon çdo kuadroje që ka pasur partia e punës dikur.

Për kontributet e saj të jashtëzakonshme përgjatë 2022, CNA.al shpall Frida Krifcën si ‘kuadron e çobenjve dhe ullirit’.

Alban Dudushi, kuadro "i gjithëdijshëm" Rilindas

Personazhi i tretë që ne sjellim si kuadro në rritje është Alban Dudushi, nga fusha e medias.

Ky është një kuadër me eksperiencë, i lëshon goja lëng kur takon Erion Veliajn, më shumë kur shikon Edi Ramën.

'Një herë Rilindas, përjetësisht Rilindas’

I dashuron shumë këta të Rilindjes. Vazhdon të jetë një kuadro rezultativ. Përpiqet të tregojë se i di të gjitha, por shpesh thonë se nuk di asgjë.

Fitim Zekthi, kuadro ‘eksperti’

Kuadroja i katërt i vitit është gazetari opozitar, i shquari, i madhi dhe i papërsëritshmi, kuadroja i lartë, kuadroja në rritje, Fitim Zekthi.

I dënuar si mashtrues, por që tani ka një eksperiencë të madhe si kuadro i lartë, për marrëdhënie diplomatike, njeh shumë mirë zgjedhjet në SHBA, politikën amerikane.

Gjithashtu është një kuadro me mbështetje të madhe nga ambasada në rrugën e "Elbasanit" dhe ka shpresa se një ditë do të bëhet deputete me mbështetjen e kuadrit të madh Lulzim Bashës.

Evis Angelakis Kokalaris, kuadro konservatore

Kuadroja i pestë, por jo për nga radha, por për nga rëndësia mund të jetë e para, vjen nga diaspora, ajo është Evis Angelakis, Kokalaris.

Qiria Angelakis është një kuadro e vërtetë, i qëndrueshëm, që ka rezultate spektakolare, me gjithë zhgënjimet e fundit që ka pësuar nga Partia Demokratike, ajo ka mbledhur rreth vetes dhe disa kuadro të vegjël, të cilët janë shumë shpresëdhënës, sipas raportit që jep Shoqata e Kontribuuesve Atdhetarë dhe Formatorë Intelektualë, e cila bashkëpunon me CNA.al për nxjerrjen e kuadrove të vitit.

Sipas të dhënave Evi Kokalaris Angelakis, është një kuadro e pashtershme, e shfrytëzueshme, që do t’i japë shoqërisë shqiptare, një kongresmene të ardhshme amerikano-shqiptare, mund të zgjidhet në Shqipëri, por mund të shkojë të qëndrojë dhe në Amerikë, pra votohet në Shqipëri dhe jetën politike e bën në Amerikë, në Kongresin Amerikan, pasi pritet që të ketë një ligj special në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për këtë kuadro të veçantë të historisë së popullit tonë.

Shoqja Angelakis mund ta rivalizojë Veliajn dhe të garojë përballë tij dhe ta fitojë Bashkinë e Tiranës, por kjo është një nga trilemat e saj, pasi ajo nuk di çfarë të bëjë, kongresmene në Amerikë, kongresmene në Tiranë, kryetare e Bashkisë së Tiranës, kryetare e PD-së, e të tjera si këto, ka shumë dilema trilema, kuadroja jonë e rrallë, kuadroja me vlera dhe virtyte të jashtëzakonshme, Evis Angelakis Kokalaris.

Shpresojmë që një ditë ajo të kthehet në Tiranë, dhe anëtarët e Shoqatës së Kontribuuesve Atdhetaro-Formatorë intelektualë, do zhvillojnë edhe disa aktivitete ditën që ajo do të mbërrijë në kryeqytet për t’i dhënë çmimin si kuadroja i vitit 2022, së bashku me personalitetet e mësipërme, ku spikatin njerëz nga jeta politike dhe mediatike.

Arian Çani, kuadro multidimensional

Gazetari Arian Çani është një tjetër kuadro multidimensional, një kuadro i madh që shpall sot CNA.al.

Arian Çani ka tronditur gjithë dynjanë se si mundet të jetë në të njëjtën kohë në tri televizione njëherësh, prandaj ai dhe e meriton titullin multidimensional.

Shpesh Çanin e shohim të shfaqet në një apo dy ekrane. Dikush thotë se ikën me shpejtësi sa te njëra te tjetra me makinë, e kap dhe policia e vonohet, por shfaqet, arrin të jetë dhe të japë mendimin e tij sa në një ekran në një tjetër.

Këtë herë Çani ka bërë atë që nuk mundet askush, është shfaqur disa ditë më parë në tri ekrane njëherësh. E shikoje sa te "Top"-i, tek Ylli Rakipi dhe në fund në një televizion të tretë.

Këtë mund ta bëjë vetëm Arian Çani, i cili shpallet nga CNA.al, në bashkëpunim me Shoqatën e Kontribuuesve Atdhetarë Reformatorë-Intelektualë, thjeshtë dhe vetëm kuadro multidimensional.

Yuri Kim, kuadro diplomatike

Si kuadro në mesin e diplomatëve shkëlqen ambasadorja e SHBA-ve, zonja Yuri kim.

Pse po ia japim këtë titullin kuadroja diplomatike zonjës ambasadore?

Sepse pa të nuk do të ishte i mundur shkatërrimi i opozitës dhe kthimi i saj në gjendjen që është sot, pa të ne do të kishim ende në krye të PD-së, Lulzim Bashën.

Ishte merita e ambasadores që i kërkoi Lulit të përjashtonte doktorin dhe doktori të ktheheshe në krye të PD-së dhe Luli të ikte. As ne si media, as demokratët nuk e hiqnin dot Lulin.

Do ta kishim në krye të PD-së duke luftuar për fitore dhe betejat e tij të radhës.

Pa ambasadoren Kim kjo do të ishte pamundur, prandaj për situatën që po kalon opozita, gjendjen e saj, largimin e Lulit dhe mbështetjen e pakufijshme ndaj kuadros së madh të shtetit shqiptar, kryeministrit tonë, zotit Edi Rama, ne e shpallim zonjën ambasadore Yuri Kim, kuadron diplomatike të vitit.

"Top Channel", media kuadro e vitit

Nuk mund të mungonte si media kuadro e vitit "Top Channel".

Lexuesit tanë, por edhe Shoqata e Kontribuuesve Atdhetarë Reformatorë-Intelektualë kanë vlerësuar "Top Channel"-in si media kuadro të vitit.

Kjo për faktin se nuk u ngop duke marrë para nga inceneratorët, megjithëse nuk i bën asnjë reklamë.

Nuk shohim spote, nuk shohim publicitete, por shohim një televizion në ortakëri me inceneratorët që marrin para nga taksat e shqiptarëve, të cilat i ndan në ortakëri apo ia paguan "Top Channel"-it.

Janë me miliona euro që ka marrë "Top Channel" nga inceneratorët dhe nuk mund ta shpallnim dot ndryshe veçse media kuadro e vitit, që mund të jetë thjeshtë dhe vetëm "Top Channel" që nga një televizion propagande e Rilindjes, tashmë është kthyer në një media opozitare, për hallët e veta, për bizneset e veta.

Gjithsesi mbetet një media kuadro edhe për faktin se ka shoë-n më të ndjekur, më intelektualë dhe me personalitete mjaft të ditura siç është "Përputhen" që shkëlqen mbi të gjitha emisionet e tjera në këtë televizion që është kuadroja mediatike e vitit.

Ervin Salianji, palaço politikani kuadro i vitit

Një prej emrave më të spikatur, i rekomanduar nga shoqata, por edhe nga lexuesit tanë është Ervin Salianji.

Ky është palaço pollitikani kuadro i vitit. Ky titull i jepet Ervin Salianjit për meritat e mëdha se si rrahu demokratët me dru në dorë më 8 janar, në oborrin e PD-së.

Më pas u hodh me Berishën dhe tani po bën lojëra me Bashën, Berishën dhe Gaz Bardhin për tu bërë Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, do të bëhet udhëheqës me partinë e Saliut, ose me partinë e bashkuar.

Si palaço politikan tentoi të vendoste edhe Avokatin e Popullit, por mesa duket 
Rama ia kuptoi lëvizjen dhe "Babale" politikanin "e la me gishtë në gojë".

Gjithsesi Salianji meriton titullin palaço politikan kuadro i vitit, si një nga individët më të spikatur, më qesharakë dhe më i pashembullt i parlamentit shqiptar, për shkak të bëmave, gjëmave dhe historive të tij sharlataneske në Parlament.

Irfan Hysenbelliu, kuadro "kapteri"

Një nga emrat më të përfolur, më të vlerësuar nga Shoqata e Kontribuuesve Atdhetarë dhe Formatorë Intelektualë, është dhe "kapter" Irfan Hysenbelliu.

Pas rekomandimit nga shoqata dhe lexuesit tanë, ne e shpallim kuadro "kapter" Irfan Hysenbelliun si një nga njerëzit më të rëndësishëm të vitit 2022 për sukseset e tij të pashembullta, për prishjen që i bërë me dorën e vet hotelit të tij të bregun e detit, ku kishte zaptuar dhe rërën, apo për sukseset e lavdishme që po bën në politikë, duke luftuar ditë pas dite për rrëzimin e Qeverisë me premtimin se do të sjellë Ilir Metën kryeministër që hotelin ta ndërtojë me 15 kate.

Ne shpresojmë dhe besojmë se Irfani do të jetë një "kapter" i suksesshëm në vitin e ardshëm dhe në këtë top listë ai shkon në 10-tëshen kryesore si një kuadro "kapter" i vlerësuar masivisht nga lexuesit tanë dhe shoqata e cila po bashkëpunon me shpalljen e këtyre kuadrove./ CNA.al

 

18:04 Satire Politike

CNA.al shpall

CNA.al ka vendosur sot që në datën 31 të shpallë kuadr...

Lajmet e fundit nga