LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mitrush Kuteli's testament: The field of literature is a land where snakes roam!

2022-10-14 08:40:52, Kulturë CNA

Mitrush Kuteli's testament: The field of literature is a land where snakes

Dhimitër Pasko or as he is known by his literary name, 'Mitrush Kuteli', was born in Pogradec in 1907. He completed his higher studies in Bucharest, Romania, where in 1934, he graduated in Economic Sciences. Among the important writers of Albanian literature, Mitrush Kuteli has also been described as the founder of the modern story. In fact, his intellectual activity is of a wider spectrum than only in the field of literature.

Është prezent në shtypin e viteve ’30-të, me një sërë artikujsh kritikë, botues për një periudhë kohe si dhe specialist i çështjeve financiare. Gjithashtu, interesat e tij shtrihen edhe në fushën e hulumtimit të historisë së lashtësisë. Mitrush Kuteli ishte një personazh polivalent.

Pas Luftës, mbasi punoi për pak kohë në Ministrinë e Financave, emërohet drejtor i Bankës Kombëtare të Shqipërisë, ku qëndroi deri në fund të vitit 1946. Gjatë fushatës së gjerë të spastrimeve dhe arrestimeve të elitës intelektuale shqiptare nga ana e regjimit komunist të Enver Hoxhës të sapoardhur në pushtet, u arrestua dhe u dënua, duke kaluar dy vjet në burgjet politike. U amnistua mbas dënimit të Koçi Xoxes dhe punoi si përkthyes në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”, në Tiranë, ndërkohë që e drejta e botimit nuk ju dha më. Prodhimtaria e këtij intelektuali u frenua prej regjimit komunist dhe krijimtaria e tij, pothuaj u la në haresë.

Kam vjet që kam filluar dhe kam shpënë mjaft larg disa vepra letrare, të cilat në gjendjen time të sotme nuk mund t’i përfundoj. Më kryesorët janë romane “NË NJË CEP TË ILIRISË SË POSHTME” (nga e kaluara e largët ilire) dhe “MËRGIM E KTHIM” (fundi i shekullit të kaluar dhe fillimi i shekullit tonë). Pastaj: një sërë tregimesh të shkurtra e të gjata nga periudha përpara çlirimit dhe pas çlirimit.

Mitrush Kuteli's testament: The field of literature is a land where snakes

Ndarja e kohës së punës midis përkthimeve të normuara dhe shkrimeve origjinale në kushtet e mija shëndetësore, më shkakton këputjen e shpeshtë të fillit të mendimit, copëtimin e atyre pak orëve të mira në sektorë të ndryshëm, në preokupacione të ndryshme. Dikur, në të ri, kur kisha shëndet, kaloja lehtë nga një lloj pune tek një lloj tjetër: ditën merresha me çështje ekonomike, kurse mbrëmjeve merresha me letërsi.

Tani s’jam më i zoti të bëj një gjë të tillë. Është mosha kur njeriu më shumë mendon se sa vepron. Shpesh, për të brumosur një fragment të vogël letrar, sidomos në pjesët me gdhenj të fortë, më duhen ditë të tëra mendimi, ripunimi, duhet të hedh tej variantet e shumta që më shkrepin në mendje dhe më mundojnë shumë, që të zgjedh e të mbaj atë që duket më e mira. Këtë punë duhet ta bëj shpesh pas krizash bllokimi të frymëmarrjes në mes dhimbjesh spondiliti që më shkakton një rruzë e spostuar e kërbishtes, pas netësh pagjumësie.

Sëmundjet i luftoj me barna, po këto trullosin se sa mjekojnë. Po sa e marr veten, i vihem punës me etje të madhe për të arritur normën e mbetur prapa dhe për të çuar më tej veprat letrare të filluara. Mirëpo në pleqëri njeriu bëhet më kërkues ndaj vetvetes, më i pakënaqur ndaj vetvetes përsa i takon brendisë dhe trajtës.

Mitrush Kuteli's testament: The field of literature is a land where snakes

Fragmenti që kisha shkruar dje – dhe që më kish pëlqyer atëherë – të nesërmen më duket i dobët, pra duhet ndryshuar, ripunuar, thjeshtësuar. Mjerisht, në art, rruga ndaj të thjeshtës shkon shpesh nëpër të ndërlikuarën, të cilën punonjësi i artit, duhet ta hedhë poshtë ashtu siç hedh bujku kashtën dhe ruan drithin. Dhe kjo kërkon shumë punë, durim, autokritikë të heshtur, dialektikë me vetveten, kështu që më e mira të zëvendësojë të mirën.

Në të tilla rrethana punoj sot.

Prandaj ju lutem të më vini përsëri në ndihmë që t’u kushtoj në të ardhmen gjithë orët e mia të mira krijimtarisë letrare. Kjo mund të bëhet me heqjen përgjithnjë të normës së përkthimeve ose, të paktën, për një kohë të kufizuar, për shembull tre vjet.

Këshilloj, i shpenguar nga puna e përkthimeve të cilave u kam kushtuar pothuaj 16 vjet nga jeta ime, do të mund t’u jap fund shkrimeve letrare të filluara dhe do të mund të hyj më thellë në publicistikën për të pasqyruar faktet e ditëve tona.

Kur guxoj të paraqes një kërkesë të tillë, kam parasysh edhe faktin se sot në vendin tonë janë krijuar kuadro të mjafta përkthenjësish, të cilët mund ta marrin shumë lehtë vendin në fushën e përkthimeve, kështu që mungesa ime të mos ndihet fare. Në këtë kohë unë do t’u kushtohem shkrimeve origjinale, do të përpiqem që t’i bëj që të flasin varret e lashta ilire, gurët e kështjellave tona të moçme, që tregojnë qëndresën e fortë të një populli të fortë, dhe kjo qëndresë të bëhet shëmbëlltyrë për brezat e reja.

Do të përpiqem që të mbaj me nder fjalën e dhënë dhe të dal faqebardhë.

                                         Me nderime

                             Dhimitër Pasko (M. Kuteli)

                                Tiranë 17 Qershor 1965

                           (Rruga “4 Dëshmorët” Nr.73).

                                           TESTAMENT ADRESUAR GRUAS

Këtë letër, që është ndoshta e fundit, desha të ta shkruaj me dorë, po nuk mund. Sot nuk e kam dorën të sigurt, më dridhet. Ti s’je këtu. Ke shkuar me Pandin në Rrushkull për të parë Poliksenin dhe Atalantën. Të nxita më shumë unë. Nga brenga, nga malli. Jam vetëm në shtëpi. Doruntina ka shkuar të lozë me vajzat e Bajramit.

Mitrush Kuteli's testament: The field of literature is a land where snakes

Mendjen e kam të turbullt nga pagjumësia, nga ëndrrat e këqija. Sikur më ndiqnin gjermanët, që të më varnin. Iknja me vrap, hynja në gropa e puse, dilnja prapë. Ata më ndiqnin. Ment më kapnin. Ikja përsëri. Në një çast u gjende edhe ti pranë meje. Dhe iknim. Pastaj u ndamë. Fundja u gjenda i ndjekur nga njerëzit tanë… prapë gropa, puse, gremina. Sikur isha në Berat, nën Kala.

Në një sterre të Kalasë, pranë Kishës. Më tej në Fier. Kisha shpëtuar nga ndjekjet dhe kërkonja ndonjë shtëpi për t’u fshehur. Isha i zbathur, i zveshur. Dikush më thirri: “Qëndro, Dhimitri! Të zumë”. Më rrethuan, më zunë dhe po më shpinin të më vrisnin. Unë qeshnja. Kisha qejf të më vrisnin…! Dhe ja, u gjenda në burg. Shumë njerëz. Midis tyre Sofo Çomorra, që ka vdekur. Më shikonte me dhembje.

“Si u bë kështu, O Pasko! Ç’ke bërë”? “S’di”, “Shiko këtu”. Dhe më dha ca shkresa të shkruara bukur: një akt akuzë dhe ca lidhje të tjera. Më quanin bejtexhi. Më thoshin se kisha bërë një vjershë për glyrën me rima italiane. Pashë Andrean. I ardhi keq. U vendos të më vrasin. Prapë u gëzova. “Fundja do vdes, thashë. Do të shpëtoj. Do çlodhem. Jeta ime ka qenë shumë e turbullt, e ngatërruar, e mirë dhe e keqe. Sa mirë që mbaroi”.

Kur u ngrita, ti po bëheshe gati për në Rrushkull. Kokën e kisha dhe e kam të rëndë. Ti shkove më 7 e gjysmë. Pas 5 minutash ardhi Ilua e Sterjos e më solli lajmin: vdiq Thanas Cikuli…! Sipas mendjes sime, shpëtoi. E kam zili. Vdekja është prehje e madhe, shkëputje nga dhembjet. Vërtet, edhe nga gazet, por në një kohë, kur njeriu është shumë i sëmurë, i mërzitur, vdekja është shpëtim: nga dhembjet fizike e shpirtërore.

Që të dyja janë të rënda. Ti e di sa dhembje të tilla kam pasur kohët e fundit. Njëra, që ti ma di, është se si pasojë e tyre nuk jam i zoti të punoj, të krijoj, të paguaj bukën që më jep shteti për vete e për fëmijët. Unë s’kam qenë e s’dua të jem kurrë parazit. Po ç’të bëj, grua? S’mund. Kokën e kam të turbullt…!

Mitrush Kuteli's testament: The field of literature is a land where snakes

Letrën e nisa për tjetër gjë: të të përsëris porositë e mia të fundit. Më fal se të mërzit. Unë t’i kam thënë kaq herë. Të kam helmuar jetën, sepse edhe mua ma kanë helmuar të tjerët. Dhe s’kam qenë i zoti ta mbaj helmin për vete, siç më takon. Ky qoftë helmi i fundit që po të sjell.

Ne u bashkuam, rrojtmë e bëmë fëmijë në vjete stuhie: burg, urbanizëm, hotel. Po atëherë kisha shëndet dhe i kapërxeva të gjitha. Tani, ti e di…! I di ditët e netët e mia. Sëmundjet dhe brengat më brenë, më hëngrën. Unë e shoh tani vdekjen si një lirim nga dhembjet. Nuk e dua, po nuk e largoj dot. E shoh se afrohet, më çik. Më vjen keq se do t’i lë fëmijët të vegjël, pa krah, mbase në vobegësi të madhe, në pamundësi për t’ua arritur synimeve. Pensioni im nuk do të mjaftojë.

S’kam “vjete shërbimi”. Domosdo, 22 vjet jashtë. Edhe atje kam punuar sa jam shuar, po këta vjetë pune nuk peshojnë për efekt pensioni. Fati im i keq, fati i tyre i keq. Ndofta, pas vdekjes, kur të pushojnë pasionet dhe urrejtjet, shteti ynë mund t’ju ndihmojë për hir të punës sime të kaluar: në gazetari dhe letërsi, që në moshë të njomë, dhe sidomos në fushën ekonomike. Një pjesë e shkrimeve të mia- shqip dhe rumanisht- janë aty, në Bibliotekën Kombëtare.

Disa njerëz i dinë përpjekjet e mia kundër kapitalit italian, kundër grabitjeve gjermane. Kam punuar pa interes vetiak. Nuk kam ndjekur kurrë pasurimin tim, sepse ky pasurim mund të bëhej vetëm me dy mjete: me vjedhje (ka njëmijë e një mënyra vjedhjeje dhe unë s’kam përdorur asnjërën) dhe me tradhti, duke u shërbyer të huajve për të grabitur vendin dhe duke marrë për këtë shërbim. Zgjodha rrugën e kundërt: luftën kundër atyre që donin të grabisnin, atyre që grabisnin.

Nuk i ndala dot të tëra, jo se s’desha, jo se kisha interes, po se s’munda. Kaq munda, kaq bëra. Kundër grabitjeve italiane, kundër grabitjeve gjermane, kundër grabitjeve jugosllave. Nuk zgjodha kurrë udhën e rehatit vetjak, udhën e “urtë e butë e lugën plot”. Kam punuar shumë, kam dashur shumë, kam gabuar shumë. Tani jeta shkoi e nuk kthehet dot, nuk ndreqet dot. Të kam treguar se gjermanët do të më varin përpara bashkisë, kur muarën vesh se kisha sabotuar nxjerrjen e monedhës së re që donin të bënin. Më shpëtoi fati.

Nuk do të skuqem kurrë nga turpi as me veprimin tim në ditët e para të çlirimit. Punova si i marrë, luftova kundër grabitjeve jugosllave. Aq më fort nuk mund të skuqem nga turpi as me veprimtarinë time praktike – fushën ekonomike – në Rumani. Edhe atje kundër gjermanëve. Unë kam pasur gjithnjë, si bir i një populli të vogël, një urrejtje të madhe kundër idesë së zezë “popuj mbi popuj”, ose “të mëdhenj mbi të vegjël”, por “popuj përkrah popujsh”.

Ky parim ka ushqyer në mënyrë të vetëdijshme dhe të pavetëdijshme, automatikisht, veprimtarinë time. Kam qenë kundër rusëve sepse ata mbajnë nën vete dhe shkombëtarizojnë popuj të tjerë; kundër gjermanëve sepse kanë shfrytëzuar dhe zhdukur popuj të tjerë; kundër anglezëve për të njëjtën arsye. Biri i një populli të vogël nuk mund të bënte ndryshe. Në Rumani kam luftuar, aq sa mund të luftojë një njeri i vogël, kundër shfrytëzimit të kapitalit vendas dhe të huaj.

Këtë qëndrim kam pasur edhe kur isha drejtor banke. Një nga pasojat e para ka qenë një “skedë e zezë” në aparatin gjerman të Vjenës, më 1940-‘41. Për këtë “skedë të zezë” ardhi e më foli dikush në bankë: “Ç’po bën kështu? Nuk e di ç’të pret? Pse kundërshton që vendin e kapitalit çifut ta zërë kapitali mik gjerman”?

Unë di një gjë: kapitali s’mund të jetë kurrë mik, po vetëm kapital. Ay ushqehet me fitime, mbahet me fitime, rron për fitime. Dhe fitimet s’kanë kurrë të mbaruar. Njëja kërkon të bëhet dy, dyja katër, katra tetë, mija dhjetëmijë, milioni qindmilion e kështu me radhë. Në dëm të njerëzve, të popujve. Si ish-drejtor tri bankash (gjithnjë i varfër), di se fitimi i vjetër nuk ngopet me fitim të ri, siç nuk ngopet deti me ujë.

Do të më njohë dhe do të më kuptojë dikush, të paktën pas vdekjes? Nuk e di. Desha të më kuptonte dhe njihte jo për nder e lavdi, po që fëmijët e mij- të cilëve u lë trashëgim punën dhe ëndrrat e mija- të mos vuajnë për bukë sa janë të vegjël, të ndjekin studimet dhe të gjejnë udhën e tyre në jetë.

Jam i sigurtë se po të vlerësohej në këtë drejtim puna dhe përpjekjet e mia në të kaluarën, fëmijët nuk do të vuanin

Nisa të shkruaj një letër të shkurtër lamtumire, dhe u nxeha – ndonëse më buçasin veshët e më dhemb koka prapa – dhe shiko se ku arrita.

Shenjat nuk i kam të mira. Tensioni ngrihet e ulet, zemra ngec. Nisem për në zyrë a për një shëtitje dhe më priten këmbët, më mbahet fryma. Ndalem e helmohem me ilaçe. Netët i kam skëterrë, siç e di vetë. Këto të gjitha thonë se nuk e kam të gjatë. Pra mos u hidhëro se po të porosit edhe njëherë.

Kur të vdes mos bëni lajmërime nga ato që ngjiten nëpër muret. Vdekja është një ngjarje që i takon atij që vdes dhe shtëpisë së tij. Pse ta dijë bota? S’dua!

Nuk do të lajmëroni para varrimit, asnjeri, me përjashtim të pesë a gjashtë njerëzve më të afërm për të bërë formalitetet e varrimit dhe varrimin. Kaq. S’kam qejf të mërzit njeri. Sikush ka hallet e veta.

Dikur kisha dashur të varrosesha në Poradec, pranë babajt e nënës ose lart në gështenjat, në Shën e Djelë. Tani e kam ndryshuar mendjen. Varrimi është një ngatërresë. Varrosmëni këtu, në Tiranë. Gjith Shqipëri është! Nuk dua asnjë shkrim mbi varr. Vetëm një kryq, si babaj, gjyshi, stërgjyshi.

Fëmijët i porosit ta duan vendin dhe gjuhën tonë gjer në vuajtje. Të mos u shqasë zemra kundër Shqipërisë as kur do të vuajnë pa faj. Atdheu është atdhe, bile edhe atëherë kur të vret. Këtu kanë lindur, këtu të rrojnë me mish e shpirt, qoftë edhe me dhembje.

Atalanta dhe Pandeliu kanë prirje për letërsi. Le të mbarojnë studimet në ndonjë degë praktike- ajo Fizikë, ay Mjekësi ose ndonjë fakultet tjetër, fjala vjen, për arsimtar, dhe le të merren edhe me letërsi. Por jo si profesion kryesor. Profesionizmi në letërsi, në vendin tonë, është, hë për hë, një rrugë vuajtjesh, buka e tij është e hidhur. E hidhur, them, për atë që s’di marifete dhe hipokrizira.

Terreni i letërsisë është një tokë tek gëlojnë gjarpërinjtë. Të vrasin shokët, se u bën hije. Dhe kur nuk u bën hije do të thotë se nuk je i zoti për letërsi. Dorëshkrimet, ua lë atyre të dyve, sidomos Pandeliut. Të mos i prekë askush! Ay do të rritet, do të lexojë shënimet e parealizuara, do t’i përpunojë. Për këtë duhet të grumbullojë më parë shumë kulturë. Talenti, prirja nuk vlejnë asgjë pa punë, pa kulturë.

Askush të mos i prekë dorëshkrimet para se të më rritet djali! I vini në arkë, i mbyllni!

Polikseni dhe Atalantë! Pandeli dhe Doruntinë!

Të doni njëri-tjetrin, të ndihmoni njëri-tjetrin, të duroni njëri-tjetrin! Mos i vini re vogëlsirat, mos u grindni për vogëlsira, për asgjë. Hidhni tutje inatin, se ay është burim i shumë të këqijave. Përpiqi të mos ju rritet mendja. Inati dhe mendjemadhësia na kanë bërë dëme të mëdha.

Na prishnë, zemra juaj të mos njohë urrejtjen, grindjen, mërinë. Urtësi, butësi, zemërgjërësi! Hapni sytë për çdo hap që bëni në jetë. Jeta mund të prishet nga një hap i gabuar, vetëm nga një hap.

Pastaj vinë greminat. Kur t’ju vijë koha, martohuni. Të dëgjoni zërin e zemrës, po edhe të arsyes. Shpesh zemra të shpie në udhë të gabuar, në qoftë se nuk e detyron arsyeja. Mos i kërkoni shumë jetës, sepse jeta është koprace në mirësi. Mos ëndërroni ato që nuk realizohen dot. Mos u matni me hijen e mëngjesit, me mendjemadhësinë. Do t’i kërkoni jetës aq sa mund t’ju japë.

Ta doni dhe ta nderoni mamanë, se ka qenë trime në jetë, ka vojtur shumë. Të dy kemi vojtur. Ëmbëlsojani pak pleqërinë pas kaq tufanesh. Ajo ka grumbulluar shumë përvojë nga jeta e hidhur dhe kjo përvojë mund të jetë e dobishme për ju, që të mos vuani.

Doruntina është më e vogla. Ajo ka nevojë për mjaft vjet ndihme dhe drejtimi. Mos i kurseni ndihmën tuaj, që të mund të prehem i qetë në dhe.

Mos më qani! Mbahuni! Unë e rrojta jetën, mbarova qerthullin tim. Nuk dua t’ju shohin të tjerët kur qani. Më dëgjoni? Lotët janë të kotë. Kush vdes nuk ngjallet. Unë as që dua të ngjallem, as që dua ta filloj jetën përsëri. Mjaft! Këtë porosi mos e shkelni.

Efterpi, më fal për këtë mërzitje të fundit! Mbahu dhe jepu zemër fëmijëve. Bëj siç të porosita. Mos ndrysho asgjë. Nuk dua njerëz në varrimin tim. Më të shumtit vinë për sehir, për formë. Unë i kam urryer ngahera varrimet e bujshme, me kallaballëk. Edhe disa fjalë: kuptohet se nuk do të lajmërosh as njerëzit e tu, këtu ose në Korçë, me përjashtim të Foqit dhe Nestit.

You will warn your uncle, the eldest (K.) and his wife, further, not to set foot in our house. Neither you nor my children need their visit and comfort! Never! I have always told you: blood does not become water... it becomes pus.

And for this reason, I don't want my sister, Lirie, to cry and make her gurgle. Today she kills me with her dirty mannerisms, tomorrow she makes me cry, like in a comedy. Out!

I hug you, please forgive me and goodbye. /Memorie.al

Lajmet e fundit nga