
Ndahet nga jeta mjeshtri i madh i pikturës shqiptare, Sali Shijaku
Arti ka humbur një artist të madh. Mjeshtri i pikturës, Sa...
Politika ka dhënë mesazhe ngushëllimi për ndarjen nga jeta të mjeshtrit të pikturës Sali Shijaku, në moshën 89-vjeçare.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë një shkrim të gjatë, ku flet për bisedat dhe takimet e ngrohta me piktorin e madh.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Meta thotë se me talentin e jashtëzakonshëm ai shndërroi në art ngjarjet më epike të historisë, forcën shpirtërore dhe heroizmin e shqiptarit, vlerat e dashurisë për Atdheun, Kombin dhe Lirinë, si dhe një larmi figurash njerëzore.
?Një humbje e madhe për të gjithë ndarja nga jeta e Nderit të Kombit, artistit të mirënjohur, Sali Shijaku, një nga piktorët më të shquar dhe të rëndësishëm shqiptarë të shekullit XX.
Takimet dhe bisedat e ngrohta me të do të mbeten për mua të paharruara, siç do të mbetet galeria e pafund e veprave dhe e monumenteve të tij artistike, që lartësuan kulturën dhe artin kombëtar.
Sali Shijaku ishte piktori i njërit prej Heronjve të mi më të dashur, Vojo Kushit.Kishte qenë vetëm 9 vjeç kur ishte zgjuar në mesnatë nga krismat e armëve dhe bombave. Kishte përjetuar edhe si dëshmitar okular një nga ngjarjet më heroike të Luftës Antifashiste, Epopenë e lavdishme të Kodrës së Kuqe. Nga ajo ditë e 7 tetorit 1942 ai jetonte me atë ngjarje dhe ëndërronte ta përjetësonte Heroin e tij Vojo Kushi.
Por kur gjithçka kishte përfunduar censura ia bllokoi pikturën sepse Vojo mbi tank ishte këmbëzbathur dhe pa këpucë. Ndaj i kërkuan artistit t?i ?vishte? këpucë Heroit. Por kjo i përmbyste të gjithë veprën Mjeshtrit. Ndaj përsëri ua dërgoi pa ndryshime. ?Po këpucët ku i ka??, e pyeten. ?Po a nuk ka thënë Partia që Luftën e bënë këmbëzbathurit?, ? u përgjigj me dinakëri artisti. ?Ke të drejtë, i thanë, aprovohet?.
Kështu mbijetoi tabloja e famshme ?Vojo Kushi?, e piktorit tonë të madh, Piktorit të Popullit, Sali Shijaku, për t?ju mbetur trashëgim brezave si një kryevepër e realizuar me mjeshtëri të rrallë që mishëron në art një ngjarje të paharruar të Luftës Antifashiste.
Me talentin e jashtëzakonshëm ai shndërroi në art ngjarjet më epike të historisë, forcën shpirtërore dhe heroizmin e shqiptarit, vlerat e dashurisë për Atdheun, Kombin dhe Lirinë, si dhe një larmi figurash njerëzore.
Ai krijoi një pafundësi veprash e monumentesh artistike madhështore, siç është edhe një tjetër kryevepër e tij, Heroi i Lirisë Kombëtare, Mic Sokoli.
Për të gjitha këto vlera dhe kontribute të jashtëzakonshme, kujtimi i Nderit të Kombit, Sali Shijaku do të mbetet i paharruar dhe trashëgima e tij artistike gjithmonë e vlerësuar maksimalisht.
Ngushëllimet më të ndjera familjes së dashur Shijaku, bashkëpunëtorëve ndër vite dhe të gjithë komunitetit të artistëve për këtë humbje të pazëvendësueshme!
Të prehet në paqen e merituar!?, shkruan kreu i PL-së.
Një reagim për humbjen e artistit ka bërë edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili e quan Shijakun një mik të përhershëm.
?Fort i trishtuar për ikjen e një artisti unik, si Sali Shijaku. Ai ishte ikonë e Tiranës, një piktor i jashtëzakonshëm, që ia kushtoi jetën artit shqiptar. Prehu në paqe miku i përjetshëm i qytetit tonë! Ngushëllime familjes?, shprehet Veliaj.
Edhe ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë një mesazh ngushëllimi në rrjetet sociale për familjarët e të afërmit e piktorit.
?Me trishtim mora lajmin e ndarjes nga jeta të piktorit dhe artistit të madh Sali Shijaku. Ai i la trashëgim kulturës tonë një arkivë të pashoqe ngjyrash dhe jete në telajo. Ikja e tij nga kjo jetë lë pas një zbrazëti për familjen, miqtë dhe admiruesit e artit të tij elegant.
Ngushëllime të sinqerta për familjen, miqtë dhe të gjithë komunitetin e artistëve për këtë humbje të madhe!?, shkruan Basha.
Gjithashtu, një tjetër reagim ka ardhur edhe nga deputeti i PS-së, Erion Braçe, i cili deklaron se Shijaku ishte ylli më shndritës i pikturës shqiptare.
"Ylli më shndritës i pikturës shqiptare - Sali Shijaku, u shua sot!
Piktori që vizatoi Vojo Kushin të gjallë, nisur nga një foto me plumb në ballë, ka një jetë ngjyrash që i ndau me ne për 89 vite me rradhë, edhe në Divjakë.
Shijen e të bukurës që të flet e kemi prej mjeshtrit dhe pikturës së tij!
Pikturo botën tënde e tonën dhe atje tej mjeshtër; do i rizgjosh të gjithë!?, thekson Braçe./ B.A. - CNA.al
Arti ka humbur një artist të madh. Mjeshtri i pikturës, Sa...
The draft law for banning the broadcast of Albanian films ...
The singer-songwriter Federik Ndoci has expressed that ign...
Një histori e risjellë në film, nga regjisori Namik Aj...
The consolidation of the institutions of the Albanian ...
I have known Dizdar as a composer since I was a child....
The great master of the violin, Hetem Qerimaj, has pas...
This weekend in Washington, the life and work of Mothe...
In Russia, poets are synonymous with suffering. It is beli...
Koko Fest nationwide comedy festival has started in Korça....
The Archives of the Ottoman Empire based in Istanbul h...
Lasgush! How afraid to approach this name! I had the o...
Në moshën 91-vjeçare, u nda nga jeta Nasho Jorgaqi, sh...
Ndahet nga jeta në moshën 91-vjeçare shkrimtari i njoh...
Archaeological excavations in the prehistoric Palafit ...
Director Mevlan Shanaj has told a touching story of the gr...
The well-known actor Pandi Siku has passed away at the age...
The National Center of Cinematography has reacted to t...
Aktori dhe regjisori i njohur, Astrit Çerma ka reaguar...
Kristaq Dhamo, the well-known Albanian cinematographer...
The incinerators are proving day after day, week after...
Cases of corruption in Albania are frequent and are becomi...
The Fiks Fare show brought up the case of ZVA Elbasan, whi...
" How difficult it is to be all the time in fear that the ...
The judge of the Administrative Court of the First Instanc...
In Albania, the reform of the judicial system dismissed ov...
The Institute of Political Studies has conducted an an...
The judge of the Court of Tirana, Lazër Sallaku, was d...
This afternoon, in Malin e Dajti, while exploring natu...
Mbrëmjen e sotme, tre persona të armatosur me kallashn...
Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me grabitj...
Armed robbery took place in an apartment in Prushi area in...
According to MeteoAlb, clear, but relatively cold weather ...
Our country will be under the influence of stable and ...
"Doctors have removed more than 60 live maggots from a...
On Friday, our country will be under the influence of stab...
Shaban Murseli, the father of Naim Murseli, accused as a s...
Turkey's President Recep Tayyip Erdogan used a human r...
The Kosovo Police has also arrested the fourth person susp...
Security expert Nuredin Ibishi has spoken about the murder...
The well-known Albanian artist, Mira Konçi, will retur...
The prestigious British media "BBC" has dedicated an artic...
The well-known Albanian actor and director, Guri Koço, cel...
Mirush Kabashi, the master of the theater stage and not on...
Today, December 9, 2023, the US dollar is bought at 94.2 L...
Today, December 8, 2023, the US dollar is bought at 94...
The procedure for the construction of an institution for t...
Euro interest rates in international markets have suffered...