LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lajm i hidhur/ Ndahet nga jeta shkrimtari Nasho Jorgaqi

2022-08-25 19:57:00, Kulturë CNA
Lajm i hidhur/ Ndahet nga jeta shkrimtari Nasho Jorgaqi
Shkrimtari i njohur, Nasho Jorgaqi

Ndahet nga jeta në moshën 91-vjeçare shkrimtari i njohur, Nasho Jorgaqi.

Mësohet se ditën e nesërme do të mbahen homazhe në nder të tij nga ora 12:00 deri në 14:00, në Akademinë e Shkencave.

Nasho Jorgaqi lindi në vitin 1931 në Fier. Ai ishte shkrimtar, skenarist, hulumtues dhe studiues shqiptar, doktor i shkencave dhe titullar i njohur me titullin “Mjeshtër i Madh i Punës”.

Jorgaqi është autor botimesh letrare, skenarësh filmash, përkthimesh dhe botimesh shkencore.

Ndër veprimtaritë e tij mund të përmendim: Dashuria e Mimozës, Ëndrra dhe plagë, Tomka, Antologji e mendimit estetik shqiptar, Udhëtim me Fan Nolin, Larg dhe afër, Mërgata e qyqeve, Estetika e fjalës shqipe, Portrete dhe gjurmime./ B.A. - CNA.al

Lajmet e fundit nga