LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mevlan Shanaj tells the touching story/ The life of the great Mihal Stefa amidst solitude in a hut

2022-08-23 19:05:00, Kulturë CNA

Mevlan Shanaj tells the touching story/ The life of the great Mihal Stefa amidst

Director Mevlan Shanaj has told a touching story of the great actor Mihal Stefa, at the time he was working at RTSH and decided to make a profile of his master.

Shanaj confesses that Mihal Stefa lived in a very poor area near "Vorri i Bomit", in a house like a mud hut, or as if made of cardboard, which seemed suitable for some cattle.

He says that Stefa lived alone, isolated, with a Bible that he always kept under his pillow and read every night.

In a status on social networks, the director writes that he did not manage to finish this documentary and has his life at stake.

Shkrimi i plotë i Mevlan Shanajt:

Mihal Stefa!

Me aktorin e madh të karaktereve të vogla kam një lidhje shumë të veçantë! Më kishte goditur interpretimi i tij te “Hamleti” në rolin e varrmihësit! Dhe dihej ajo qetësia vetmia e tij!

Më erdhi rasti ta kem pranë në studio gjatë xhirimit të filmt “I teti në bronx” Unë isha i shtrirë në shtrat i plagosur, sipas skenarit vijnë prindërit natën për të takuar djalin, nga një trastë leshi nxori dy kokrra mollë duke më qëndruar pranë shtratit.

Mënyra e afrimit të tij zgjatja e dorës me ato dy mollë, për mua që nuk kisha njohur një dashuri babai, më dha emocion jo si në film, por si një xhest jete që po e provoja për herë të parë! Ai ishte një aktor që të sillte jetën! Në mbyllje të filmit, në epsodin e fundit ai thoshte: Sikur ta marrim sonte në shtëpi djalin, duke u drejtuar nga busti i bronxuar!

Unë edhe në këtë episod sa herë që e shikoja përjetoja një emocion tjetër që ma shkaktonte interpretimi i gjallë i “babait” Mihal Stefa. Më ngjiti ai personazh i tij sikur ma risollli babanë e ikur që në moshën 3 vjeçare. Pata në jetë një si dhuratë prej filmit, po e shikoja si baba!!! Ja kisha këtë “si borxh “dhe pasi kisha filluar punë në TVSH vendosa të bëja portretin e parë të një artisti!

Ky do të ishte Mihal Stefa. U interesuam dhe në një zonë krejt të varfër te Vorri i Bomit mes disa vjetërsive gjetëm “banesën” e Mihal Stefës. Njerëzit që pyetëm na drejtuan te një gjë që as shtëpi nuk ishte, një si haur me qerpiçë apo si me kartona.

Të dukej si e përshtatshme për ndonjë bagëti! Nuk ishte vetëm habi, por krejtësisht e pabesueshme ajo që po shikonim. Më priti me një dashuri të veçantë dhe duke gërrmuar nxori nga një si kuti gazetat e hershme që kishte filluar me grupet amatore në Korçë deri në fotot e ditëve të fundit!

Mihal Stefa jetonte i vetëm i izoluar, nuk kishte krijuar familje. Bibla, Librin që e kishte shoqëruar gjithë jetës e mbante nën jastëk, i thënçin. Këtë libër e lexonte për natë dhe ngjitur me të kishte me shkrim dore rolin e radhës!

Ky do ishte dokumentari im i parë që nuk arrita dot! Është peng i jetës sime, më pas kam bërë për artista rreth 10 dokumentarë, por për atë që u nisa nuk arrita. Pengun nuk e shlyej dot! Çfarë trishtimi më dha jeta e artistit të vetmuar! Më të madhit në rolet e vogla!

Perhaps the saying: That there is no big or small role, but there is a big or small artist was probably said about these actors who have remained immortal! I wish it had been said about my ascetic Mihal Sefa, the artist who failed to create a family, who lived in his solitude with the Bible, the only faithful nocturnal friend! I did not learn anything why he had made that decision. He didn't tell, he didn't know how to complain!/ BA - CNA.al

Lajmet e fundit nga