LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

How the School of Law was first founded in 1927

2022-09-17 22:25:00, Kulturë CNA
How the School of Law was first founded in 1927
Hasan Bello

The consolidation of the institutions of the Albanian state laid the need for qualified civil servants and lawyers. For this reason, on March 29, 1927, the Law School Regulation was decreed, which would be the first institution in Albania that would prepare judges, prosecutors, notaries, lawyers and public administration leaders.

This school would last three years. Its program contained all the subjects that are developed even today in the faculties of legal sciences.

The professors of this school were proposed by the Ministry of Justice and appointed with the consent of the Council of Ministers by presidential decree.

Nxënësit e kësaj shkolle, duhej të kishin përfunduar gjimnazin, liceun ose një shkollë ekuivalente.

Më 12 dhjetor 1927, në bazë të Rregullores, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Presidenti i Republikës Ahmet Zogu dekretoi stafin pedagogjik. Ajo që të bie në sy është fakti, se që të gjithë pedagogët ishin personalitete me përvojë në administratë para dhe pas themelimit të shtetit shqiptar.

How the School of Law was first founded in 1927

Kështu, i pari në listë spikat emri i Mehdi Frashërit, si profesor i Ekonomisë Politike. Pas diplomimit në Fakultetin e Shkencave Politike të Universitetit të Stambollit, Mehdi Frashëri kishte mbajtur disa funksione të rëndësishme në Perandorinë Osmane. Në vitet 1912-1913, ai ushtrojë detyrën e guvernatorit të Palestinës, një nga pikat më të nxehta të shtetit osman, si dhe nënkomisarit për Egjiptin. Ai njihej gjithashtu edhe për një studim të thelluar për kapitulacionet.

Juristi i njohur Agjah Libohova u caktua profesor i së Drejtës Penale; Thoma Orollogai profesor i  së Drejtës Civile; Harilla Theodhosi profesor i Procedurës Civile; Demir Vila profesor i së Drejtës Romake; Baltasar Benussi profesor i Historisë të së Drejtës; Vasil Bidoshi profesor i Hyrje në Shkencat e Drejtësisë dhe Filozofinë e së Drejtës.

Gjithashtu me propozimin e Ministrisë së Drejtësisë datë 30 dhjetor 1927 në mbështetje të nenit 6 të Rregullores, sipas vendimit të Këshillit të Profesorave dhe atij të Këshillit të Ministrave nr.12, 3.1.1928, dr.Baltasar Benussi u zgjodh Drejtor i Shkollës së Drejtësisë.

Ky institucion ishte përpjekja e parë për themelimin e Fakultetit Juridik në Shqipëri. Pedagogët e kësaj shkolle kanë dhënë një kontribut të madh për ndërtimin e institucioneve shtetërore. Këtu bën pjesë edhe korpusi i madh i legjislacionit dhe i studimeve, qe ata hartuan me kopetence në fushën e së drejtës.

Lajmet e fundit nga