LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sot Parlamenti Evropian diskuton për situatën në veri

2023-10-03 09:23:00, Kosova & Bota CNA
Sot Parlamenti Evropian diskuton për situatën në veri
Parlamenti Europian

Sot pritet të diskutohet në Parlamentin Evropian situata e sigurisë në veriun e Kosovës. 

Këto diskutime do të bëhen pas sulmit terrorist mbi policinë e Kosovës që ka ndodhur më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

PE-ja pritet më vonë gjatë muajit ta miratojë edhe një rezolutë të jashtëzakonshme për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo u bë e ditur nga eurodeputeti kroat Tonino Picula.

“Ne e dënojmë agresionin e fundit të terroristëve të armatosur ndaj oficerit të policisë së Kosovës. Të gjitha faktet për këtë sulm duhet të zbardhen dhe përgjegjësit të përballen me drejtësinë“, tha Picula.

Ndëkohë vijon të ngelet e tensionuar situata mes Kosovës dhe Serbisë, pas shpalljes së ditës së zisë kombëtare nga ana e autoriteteve serbe për 3 sulmuesit e vrarë në Zveçan. 

Bashkimi Europian ka paralajmëruar se mund të ketë masa ndaj Serbisë, por ende asnjë konkrete. 

 

Lajmet e fundit nga