LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çmimi Nobel në fizikë shkon për 3 shkencëtarë

2023-10-03 12:16:00, Kosova & Bota CNA

Çmimi Nobel në fizikë shkon për 3 shkencëtarë

Çmimi Nobel në fizikë për vitin 2023 e kanë marrë Pierre Agostini, Ferenc Krausz dhe Anne L'Huillier për "metodat eksperimentale që gjenerojnë impulse drite shumë të shpejta për studimin e dinamikës së elektroneve në materie".

Lajmi u bë publik nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave në Stokholm të martën. 

Komiteti tha se tre fizikantët "kanë demonstruar një mënyrë për të krijuar pulsime jashtëzakonisht të shkurtra drite që mund të përdoren për të matur proceset e shpejta në të cilat elektronet lëvizin ose ndryshojnë energjinë".

Ky zbulim pritet t'i japë njerëzimit mjete të reja për të eksploruar botën e elektroneve brenda atomeve dhe molekulave. 

 

 

 

Lajmet e fundit nga