web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident i rëndë në Bullgari/ Autobusi përplas një grup këmbësorësh, të paktën 2 viktima dhe 16 të plagosur

2026-04-22 12:52:00, Kosova & Bota CNA

Aksident i rëndë në Bullgari/ Autobusi përplas një grup

Një autobus goditi një grup këmbësorësh pranë kufirit të Bullgarisë me Turqinë këtë të mërkurë.

Si pasojë mbetën të vrarë të paktën dy persona dhe u plagosën 16 të tjerë, sipas mediave lokale.

Në aksident u përfshi një autobus ukrainas që ishte ndalur për t'u furnizuar me karburant në rrugën e rrëshqitshme, në rrugën që lidh Burgasin me Malko Tarnovo.

Ekipet e urgjencës transportuan gjashtë nga të plagosurit në spitalet në Burgas, ndërsa 10 të tjerë u dërguan në qendrën e urgjencës në Malko Tarnovo./CNA





Lajmet e fundit nga