Businessman Artur Shehu breaks his silence: I am a long-time land owner in Zvërnec, I don't know the investors at all
Albanian businessman Artur Shehu spoke on the Opinion show...
Albanian businessman Artur Shehu spoke on the Opinion show...

More than 6 months ago, CNA reported that supposedly in the name of EU integration and documents, the majority under the request of Erion Veliaj and implemented by Fatmir Xhafajn would start a coordinated attack against SPAK, after numerous investigations that were developing, which led to a name.
The main name was that of Erion Veliaj, the mayor of Tirana, as the head of the organization of the thieving directors of the "5D" file and the man who had activated and defended the theft of the century with the incinerator of Tirana that does not exist . ( READ HERE )
Days, weeks, months, passed. Denials, attacks, accusations. Finally, a commission was set up, headed by an Enverist, who claims to make legal reforms on the way to integration. There is neither SP nor Rilindja another name less political and not accused like Fatmir Xhafaj involved in dozens of scandals in his career until his brother was convicted in Italy, or Xhafaj's own involvement in public property privatization procedures etc. READ HERE )
"The assembly is the place where the process of reporting and monitoring of independent institutions of justice should be treated as one of the most important processes, in principle, of the key function of the principle of separation and balance between powers and in the service of justice so vital to the destiny of the society we want to build and the expectations and interests of our citizens", so says Xhafaj in the introduction of his speech, but he forgets to emphasize that the interests of the citizens are related to a deep fight against corruption, but also to individuals like Xhafaj who in his party is the most unvoted. The deputy came from the bottom of the list with the votes of "5D" and Veliaj. The interest of the citizens is that the outdated Enverist political caste disappears and allows justice to do its job, not to be put under Xhafaj's hoof.
Further, the man who leads a lonely commission and abandoned by the internationals adds:
“Ne kemi ndryshuar thellësisht sistemin e drejtësisë, por kemi ndryshuar shumë pak kulturën tonë të sjelljes dhe reagimit ndaj institucioneve të saj. Seanca e sotme ishte shembulli më i mirë i kësaj gjëje. Ky realitet ka zënë vend edhe në raportin ‘speeding’ të BE-së që shprehimisht ka theksuar se kontrolli parlamentar i punës së institucioneve të pavarura kryhet, por mbetet një proces burokratik që në pjesën më të madhe limitohet në shqyrtimin e raporteve të tyre vjetore. Përpjekja e këtij fillimviti të bërë nga mazhoranca për të fituar mbi këtë rekomandim të BE-së ishte një hap shumë pozitiv që fatkeqësisht nga disa u keqkuptua dhe nga një pjesë tjetër u keqpërdor për interesa të politikës dritëshkurtër që nuk mungon të flasë pa pushim për drejtësinë, por shumë pak bën për të ndryshuar qasjen dhe sjelljen ndaj saj”.
Xhafaj kujdeset që zbulimin e skenarëve të tij që i thekson dhe më poshtë në fjalën e mbajtur në Kuvend t’i quajë keqkuptime politike, dritëshkurtër etj. Në fakt, e vërteta është që komisioni “Xhafaj” nuk ka asnjë keqkuptim, mjafton emri i atij që e drejton, hallet që ka, çfarë përfaqëson për të kuptuar thelbin.
Faktikisht, vetë Xhafaj duhej hetuar nga SPAK-u për të qenë të gjithë të pakeqkuptuar, por braktisja që i bënë ndërkombëtarët, ambasada e SHBA-së, etj., flet qartë që s’ka asnjë keqkuptim. Po të duhet komision funksional reformash është ai i integrimit, nuk kishte pse të shpikej Xhafaj si kamxhik ndaj institucioneve.
“Duhet ta pranojmë se Reforma në Drejtësi ka sjellë ndryshime thelbësore në sistem ku vlerat, parimet dhe arkitektura e tij është në standardet më të mira ndërkombëtare, e dëshmojnë këtë fakt të gjithë raportet e BE-së. Drejtësia e re po ndryshon vetveten dhe po ndikon pozitivisht mbi shoqërinë, por dhe në dy pushtetet e tjera.
Por kryesorja ka rritur shpresën dhe besimin e shqiptarëve dhe ky është fakt. Sondazhet e konfirmojnë këtë gjë, por akoma më shumë e konfirmon koha. Mjafton edhe vetëm një krahasim i thjeshtë. Dje pushteti i drejtësisë ishte veçse një zgjatim i pushtetit ekzekutiv të mazhorancës së radhës sepse çdo institucion i drejtësisë formohej në këtë sallë nga vullnetet dhe konsensuset politike shpesh tejet të mbrapshta ndaj këtij sistemi.
Sot pushteti gjyqësor është tërësisht i pavarur, një pavarësi e garantuar dhe e mbrojtur me Kushtetutë, sistemi vetëqeveriset me institucionet e zgjedhura prej tij dhe kontrolli, promovimi dhe karriera e gjyqtarit e prokurorit përcaktohen tërësisht me mekanizma vetërregullues brenda vetë sistemit”.
Fatmir Xhafaj kujdeset të vlerësojë Reformën në Drejtësi, por harron se prej saj në vitin 2016 Shqipëria ngeli pa Gjykatë të Lartë dhe Kushtetuese për vite. Harron të theksojë se përqendrimi në një Gjykatë Apeli ka zgjatur kohën e gjyqeve. Harron të theksojë se reforma hoqi me veting të deformuar dhe korruptuar gjyqtarë dhe prokurorë nga me të ndershmit dhe profesionistë dhe la në sistem njerëzit e Fatmir Xhafajt që janë kudo, sa në SPAK, GJKKO dhe gjykatat e niveleve të tjera.
Mjafton emri i Irena Gjokës me tre mbiemra dhe moshetimi i saj nga Prokurori i Përgjithshëm për të kuptuar hallkat e kapura të drejtësisë së re që në fakt është në shumicë e vjetër dhe e ndotur, përjashto segmente të caktuara të saj në SPAK.(LEXO KETU)
Xhafaj më tej jep raportime:
“E për ta kuptuar më mirë këtë mjafton të shohim goditjen e fenomenit të pandëshkueshmërisë. Shumë pak do ta imagjinonin këtë që po ndodh sot me luftën kundër korrupsionit në nivele të larta dhe sidomos atë çfarë po ndodh me krimin e organizuar në vend. E ky është fakt që nuk duan ta pranojnë vetëm disa që ndiejnë peshën e mëkateve dhe orën e llogaridhënies për to, por kjo nuk ka fare rëndësi.
Ka rëndësi që e pranojnë qytetarët që po ndiejnë çdo ditë ndryshimin, forcën dhe barazinë para ligjit. E kjo është një vijë e qartë ndarëse midis atyre që duan drejtësi të pavarur dhe barazinë para ligjit në këtë vend dhe atyre që duan një drejtësi me telekomandë politike, një drejtësi të nënshtruar nga pushteti politik dhe pushteti i parasë dhe krimit siç ishte dje”.
Në fakt drejtësinë me telekomandë e do Fatmir Xhafaj dhe Erion Veliaj që s’po lënë gur pa lëvizur për dosjen “5D” për inceneratorët etj., etj. Mjafton të dëgjosh bashkëpunëtorët e tyre dhe llahtarisesh nga çfarë skemash, intrigash e skenarësh ndërtojnë nga brenda sistemit të drejtësisë.
“Kjo është një betejë e madhe që është duke ndryshuar shoqërinë tonë, një betejë midis së djeshmes dhe së nesërmes evropiane”, një enverist që kërkon të bëjë Shqipërinë evropiane, kjo nuk është për të qeshur, por për t’u gajasur. Pa folur për njeriun që iku nga ministër, pasi familjarët e tij ishin pjesë e krimit dhe ishin ndëshkuar nga ligji. Pa folur për të shkuarën e të tashmen e tij deri te pasurimi i dyshimtë i një njeriu, të cilit në fakt duhet t’i bëhet një veting e “skaner” i plotë për të parë të vërtetën se si enveristi adhuron rrugën evropiane, e cila duhet të kalojë nga ndëshkimi i kastës politike të llojit Xhafaj. (LEXO KETU)

“Nuk ishte një betejë e lehtë dje kur nisi dhe u miratua kjo reformë dhe nuk ka se si të jetë sot e lehtë kur drejtësia ka filluar të veprojë mes nesh dhe ndaj nesh pa dallim për gradën politike që mban apo sa vite mban mbi supe xhaketën e pushtetit.
Të nderuar kolegë, procesi për reformimin e drejtësisë, për konsolidimin e vlerave dhe standardeve që Kushtetuta dhe kuadri ligjor kanë përcaktuar mbetet një proces i vështirë dhe i shtrirë në kohë.
Vërtetë jemi duke ndryshuar shumë gjëra ligjin, institucionet, infrastrukturën apo dhe njerëzit brenda sistemit, ama nuk kemi ndryshuar ende sa dhe si duhet qasja dhe kultura e këtyre njerëzve që japin drejtësi dhe gjithë atyre që shërbejnë në sistemin e drejtësisë”.
Sipas Xhafajt, kultura e njerëzve të drejtësisë duhet të jetë ndryshe, edhe pse kanë kaluar vetingun dhe kur nuk kalojnë nga enveristi i fundit ata janë problematikë. Kultura e drejtësisë kalon nga reforma institucionale dhe rregulla të qarta funksionale, kurrsesi nga mentaliteti i një enveristi të pandreqshëm që ka marrë shpatën për të shpëtuar bandën e hajdutëve që e bëri deputet për t’iu kthyer shpërblimin e munguar.
Më tej Xhafaj thekson:
“Kjo nuk është vetëm çështje ligji, godinash apo financash, por vullneti, devotshmërie, besimi dhe kohe kur Kushtetuta dhe ligji kanë garantuar një drejtësi të pavarur dhe çdo person për vendimmarrjen e saj është i dënueshëm, por ama është fakt se kemi jo pak probleme sot brenda sistemit.
Gjyqtarë dhe sidomos prokurorë që nuk ndihen brenda vetes të pavarur dhe lejojnë të ndikohen në vendimmarrje nga eprori, kolegu apo dhe faktorë të jashtëm”.
Ku e di Fatmir Xhafaj që prokurorët dhe gjyqtarët nuk janë të lirë dhe ndikohen? Pse nuk i denoncon me raste dhe emra konkretë, kështu do t’i bënte më mirë shoqërisë. Çfarë pune ka Xhafaj me prokurorë e gjyqtarë, ata kanë sistemin e tyre dhe ligjin që e rregullon, mos Xhafaj po pranon se reforma e tij në shumicë është dështim? Apo po na thotë se po përgatit goditje me ndryshime ligjore ndaj strukturave të drejtësisë që nuk i binden?

“Më keq akoma që disa prej tyre kanë keqkuptuar pavarësinë, mbështetjen dhe mbrojtjen e dhënë si një liri për të kapërcyer kufijtë e ligjit apo për t’iu kthyer disa praktikave të mëparshme të gabuara për të cilat u detyruam të bënim atë ndërhyrje të thellë në sistem”, Xhafaj po fsheh një krim me këtë fjali publike duke na theksuar se janë kapërcyer kufijtë e ligjit. Kush i ka kapërcyer dhe pse? Xhafaj ose duhet të thotë emra dhe t’i denoncojë në prokurori ose është duke bërë shantazh pikërisht ndaj SPAK-ut, ku dhe e ka shqetësimin enveristi i Rilindjes.

“Pavarësia dhe mbështetja financiare e dhënë duhet të kthehen në më shumë përgjegjshmëri, transparencë, cilësi hetimi dhe gjykimi dhe eficiencë të sistemit, gjë që nuk po ndodh me ritmin e duhur në disa pjesë të tij”, sërish pranon që reforma ka dështuar në të tjera struktura të saj funksionale.
Më tej gjuha vete ku dhemb dhëmbi:
“Në vlerësimin tim aktualisht po bëhet një gabim i madh me apo pa dashje. Të gjithë flasin ashtu siç ndodhi edhe sot në këtë seancë kryesisht vetëm për SPAK-un dhe me shumë të drejtë për çfarë ky institucion përfaqëson dhe po dëshmon me treguesit e punës së tij.
Natyrisht SPAK-u, por edhe GJKKO-ja kanë shumë arritje dhe një pjesë e mirë e gjyqtarëve dhe sidomos një shumice të hetuesve dhe prokurorëve të SPAK-ut janë duke dëshmuar integritet të lartë dhe profesional dhe duke bërë një punë të jashtëzakonshme.
Kjo është një arritje e paimagjinueshme me pak vite më parë.
Gjithsesi, pavarësisht suksesit tashmë të asaj faze të ngritjes dhe të veprimit të këtyre strukturave të specializuara krahas nevojës për të përmirësuar dhe forcuar më tej kushtet garancitë ligjore ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve ka ardhur momenti për të forcuar më tej autoritetin e gjyqtarit dhe barazinë e palëve në proces.
Kërkesë për rritje të cilësisë së hetimit dhe gjykimit, zbatimin e drejtë të ligjit dhe bazueshmërinë në prova”.
Xhafaj tashmë është i qartë ai ka qëllim që të ndërhyjë në ligj me një qëllim të forcojë gjykatësit e sistemit te tij. Pra, t’ju japë më shumë pushtet atyre që i kaloi vetë në veting dhe kërkon t’i përdorë për të kapur drejtësinë e thënë thjesht: Të hetojnë e punojnë sa të duan prokurorët, Xhafaj dhe Rilindja e godasin SPAK-un nga gjykata me gjyqtare të tipit Irena Gjoka p.sh.
“Zbatimin e një politike më të drejtë dhe proporcionale në masat e sigurisë dhe dënimin penal e të tjerë”, këtu Xhafaj qartazi ka hallin e arrestimit të drejtorëve hajdutë të Erion Veliajt që e bënë deputet në vitin 2021 kur Edi Rama e çoi jashtë listës fituese në Tiranë.
“Drejtësia penale nuk mund të jetë kurrsesi çështje numrash dhe as garë statistikash brenda sistemit”, këtu Xhafaj sërish gënjen publikisht pasi të gjitha shifrat dhe statistikat e raportuara nga kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, flasin për të kundërtën. Pra, s’ka garë statistikash, por ka kolegë hajdutë dhe shërbëtorë të Xhafajt pas prangave sepse janë kapur duke shkelur ligjin dhe janë me vendim gjykate.
“Edhe sepse çështjet penale janë tejet komplekse profesionalisht, por dhe delikate sepse kanë të bëjnë në thelb me liritë dhe të drejtat themelore të njeriut”, që Xhafaj dhe partia e tij i kanë shkelur me të dyja këmbët.
“Reforma në Drejtësi, prokuroria dhe gjykata nuk janë vetëm SPAK-u dhe GJKKO-ja, por dhe ato dhjetëra prokurori e gjykata në të gjithë territorin ku ka shumë e shumë më tepër probleme dhe në dyert e të cilave trokasin shumë më tepër njerëz që shpresojnë të zgjidhin drejt dhe në kohë hallet e tyre, të marrin drejtësi dhe të shërbehen me drejtësi”, sërish Xhafaj pranon se reforma ka dështuar në shumë struktura të saj dhe qytetarët s’po marrin drejtësi. Pavarësisht se SPAK-u dhe GJKKO-ja janë një ishull pjesërisht suksesi, strukturat e drejtësisë në rrethe janë ku thërret qameti.
“Pavarësisht arritjeve pozitive në zbatimin e Reformës në Drejtësi duhet të shohim me preokupim dhe reflektim edhe gjetjet e problematikat që ka aktualisht sistemi të adresuara shumë qartë edhe në raportet vlerësuese më të fundit të BE-së në vlerësimet dhe rekomandimet e tyre.
Vonesat në hetim dhe gjykim janë aty, ashtu siç është zvarritja e pafund e çështjeve nga gjyqtarët, që pa dyshim lidhen me vakancat në sistem dhe jam dakord.
Por në një masë të konsiderueshme lidhen dhe me zvarritjen e vetë çështjeve nga gjyqtarët ekzistues, keqmenaxhimi i seancave gjyqësore prej tyre, mungesa e autoritetit të tyre për t’u dhënë fund praktikave stimuluese të palëve ndërhyrëse, mungesa e arsyetimit në kohë të vendimeve, si dhe shtyrja për shkaqe të pajustifikuara e seancave hetimore dhe gjyqësore, situatë kjo e ndihmuar edhe nga mungesa e efikasitetit më të mirë të autoritetit kontrollues të ILD-së dhe veçanërisht me problematikat që kemi me përgjegjshmërinë, transparencën dhe efikasitetin në punë të dy këshillave që qeverisin sistemin dhe sidomos KLP që në vlerësimin tim në disa aspekte ka dështuar në përmbushje të detyrimeve që rrjedhin nga ligji dhe zbatimin e rekomandimeve të BE-së”, në emër të BE-së Fatmir Xhafaj po na tregon se pas 8 vitesh jemi aty ku ishim. Ku ishim? Asgjëkundi! Çfarë bëmë? Asgjësendi! Në rast se sistemi ka gjithë këto probleme atëherë ai ka dështuar që në nisje. Dhe që të ndërhyhet me një reformë të re duhet pranuar dështimi i të parit që e gatoi Xhafaj me kujdes që të jetë po aq skandaloz sa e thotë vetë “babai” i dështuar i reformës.
“E përsëris sërish në këtë sallë që është e papranueshme që dy këshillat nuk arrijnë të koordinohen midis tyre dhe të reagojnë në kohë dhe me vendosmëri për disa çështje kyç për sistemin siç janë ato për unifikimin e standardeve në aktet rregullatore që do të duhej të ishin miratuar, ndërtimin e sistemit të integruar të menaxhimit të çështjeve, një projekt ky kyç për sistemin, reagimin e fortë për uljen e numrit të lartë të çështjeve në pritje prej vitesh për hetim e gjykim e të tjera të tilla.
Më vjen keq ta them, por performanca e dy Këshillave lë ende shumë për të dëshiruar dhe veçanërisht e disa prej anëtarëve jomagjistratë, çka është reflektuar qartazi në vendimmarrjet e tyre me vlerësimet profesionale të vonuara, promovimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që karakterizohen nga zvarritjet e pajustifikuara dhe mungesa e transparencës, çka ka krijuar perceptime mbi ndikimin në këtë proces të interesave korporatiste dhe nepotike brenda sistemit, por edhe nga lobimet dhe interesat jashtë sistemit”, jo vetëm strukturat poshtë, por edhe KLGJ-ja apo KLP-ja nuk qenkan aty ku duhet, kanë vite që janë ngritur dhe paguhen, por në fakt qenkan ku thërret qameti, pikërisht dy nga strukturat kryesore të reformës që duhet të monitorojnë sistemin e drejtësisë.
Fatmir Xhafaj më tej thekson se:
“Cilësia e hetimit dhe gjykimit mbetet ende problematike, siç e theksuan dhe ata vetë këtu në sallë ku shpesh vihet në dyshim dhe integriteti për disa gjyqtarë, prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore.
Gjithashtu vendime të keqarsyetuara, të keqshkruara dhe për më tepër qëndrime të ndryshme për çështje të së njëjtës natyrë janë prezente në të dyja nivelet e gjykimit, dukuri prezente këto edhe sepse mungon kontrolli i brendshëm efikas i vetë gjyqësorit, por dhe nga nevoja për një unifikim të munguar të standardeve dhe praktikës nga Gjykata e Lartë dhe sidomos për një kontroll më të adresuar në çështje të tilla nga ILD-ja, mbështetur qoftë edhe në vendimmarrje të Gjykatës së Strasburgut, Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë, çka do të ishte një shërbim shumë i mirë”.
Nuk ngurron të na thotë që paskemi analfabetë në sistemin e drejtësisë që nuk dinë të shkruajnë, për më tepër probleme paskan edhe dy gjykatat kryesore në vend. Në fakt ç’do të dilte nga mënyra si e gatoi sistemin Xhafaj kur në Gjykatë Kushtetuese kemi disa pionierë të Enverit, mund t’i quajmë, ose kushtetuese me çiliminj.
“Drejtësia nuk gjykon dhe as ndëshkon bazuar mbi perceptime, as mbi preferenca politike, as mbi shijet e portaleve mediatike, të ndikuara po prej tyre, por mbi fakte dhe prova”.
Cilat janë perceptimet që na thotë zoti Xhafaj, të na falë që po i drejtohemi me zoti se enveristët s’kanë as fe. Shoku Xhafaj, cilat janë portalet që ndikojnë dhe kë ndikojnë? Këtë s’e thotë, se paska rënë kaq poshtë drejtësia e re sa e ndikojnë portalet, qenka dhe më keq sesa dukej. Në fakt mediat e pushtetit ndoshta apo anonimet e paguara nga struktura kriminale mediatike e Veliajt, apo ortakët e “5D” dhe inceneratorëve në televizione e portale. Po kanë ndikuar, thjesht kanë dashur të ndihmojnë të njëjtët hajdutë që Xhafaj i ka kolegë.
“Populizmi politik është i dëmshëm, por populizmi gjyqësor është edhe më i dëmshëm. Ligjshmëria dhe provat mbeten ‘thembra e Akilit’.
Forca dhe Autoriteti i Drejtësisë, besueshmëria reale e saj nga të tjerët, me shumë të drejtë raporti i fundit i Komisionit Evropian konstaton se shqetësimet mbeten për presionin politik dhe frikësimin duke përfshirë zyrtarët publikë ose politikanë që ngrenë akuza kundër magjistratëve që duhet të parandalohen dhe sanksionohen, thotë BE-ja.
E tillë ishte dhe sot gjuha e përdorur nga disa nga pyetjet e bëra në sallë ndaj drejtuesve të institucioneve të pavarura. Nuk jam kundër pyetjeve, përkundrazi, se unë vetë e kam shfrytëzuar gjerësisht këtë të drejtë në seancat dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, megjithëse do të ishte realisht e dobishme një prezencë më aktive dhe më konstruktive e opozitës, sidomos në këto seanca dëgjimore dhe sidomos në hartimin dhe miratimin e projektrezolutave me rekomandime për këto institucione.
Nuk është pozitive kur dëgjon në seancë një gjuhë presioni politik në shkelje të parimeve të kushtetutës, të ndarjes dhe balancimit ndërmjet pushteteve dhe tërësisht jashtë kufijve që parashikon kushtetuta dhe rregullorja për procese të tilla me institucionet e pavarura të drejtësisë”, pyetjet e opozitës as i formon dot Xhafaj, as nuk i dikton dot. Koha e Enverit ka ikur, opozita është në të drejtën e saj, pro e kundër reformës, për më tepër në të gjithë fjalimin e tij ish-drejtuesi kryesor i Reformës në Drejtësi ka pranuar që ajo ka dështuar duke pranuar ato që ka thënë opozita, e cila në fakt s’i ka thënë të gjitha.
Më tej Xhafaj tha se:
“Në përmbyllje dua të kujtoj përgjegjësinë që Kuvendi ka për të reflektuar mbi problematikat dhe për të propozuar zgjidhjet e duhura, jo përmes tavolinave hermetike, por përmes një procesi gjithëpërfshirës, transparent dhe profesional që në qendër të këtij debati të jenë vetë njerëzit e sistemit të drejtësisë.
Mazhoranca në reflektim të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore të Kuvendit e bëri këtë hap me ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar që ndër të tjera do t’u japë mundësinë përfaqësuesve të vetë sistemit, ekspertëve dhe profesionistëve të saj që vetë ata, njerëzit e sistemit, gjyqtarët dhe prokurorët, përfaqësuesit e institucioneve, të prezantojnë, debatojnë dhe vendosin në një proces të hapur për reflektimet që duhen bërë në sistem përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent përballë ekspertizës së shoqërisë civile, trupës akademike dhe vlerësimit të vetë qytetarëve.
Opozita ende heziton të bëhet pjesë e këtij procesi dhe në vend të bashkëpunimit dhe përfshirjes me kontribute konkrete në këtë proces ka zgjedhur paragjykimin mbi procesin dhe agresivitetin, në disa raste, mbi vetë sistemin e drejtësisë.
Nuk mund të jesh një forcë serioze, se një alternativë e besueshme jo e jo, nëse një pjesë e juaja i drejtohen SPAK-ut si në një gjyq popullor duke i kërkuar drejtësi dhe ndëshkim penal për kundërshtarët politikë dhe pjesa tjetër bën dhunuesin publik ndaj tij, siç ndodhi në disa raste edhe në këtë seancë”.
Në fakt, që opozita të përfshihet në reformë duhet që komisioni të jetë bipartizan dhe i drejtuar prej saj. E që të jetë e gjithë klasa politike pro duhet të ikin ata që e shkatërruan drejtësinë, apo bënë reformë me gafa si ato që thotë Xhafaj në fjalim, të largohen duke marrë përgjegjësinë dhe ndërhyrjet bëhen edhe me opozitën edhe me mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së që financuan reformën që Xhafaj e quan jofunksionale. Që të funksionojë duhet të ikin enveristët dhe t’i heqin duart e tyre të pista nga reforma. Çdo veprim i tyre është thjesht kapje e drejtësisë dhe pengim i saj në ushtrimin e detyrës.
“Nuk mund të ketë prokuror apo gjyqtar të mirë kur ju jep të drejtë dhe prokurorë e gjyqtarë të kapur apo të blerë kur nuk ju japin të drejtë”, nuk do të mungonin edhe parullat, do t’i shfaqej enverizmi diku sepse e ka formimin e tij.
“Rezultatet e zgjedhjet e njëpasnjëshme mbase duhet t’i bëjë kundërshtarët tanë politikë të kuptojnë se për qytetarët e këtij vendqëndrimi ndaj drejtësisë së re, pavarësisë së saj, mbeten vijë e kuqe”, po pikërisht vijë e kuqe që Xhafaj s’duhet ta prekë për të shpëtuar hajdutët që e bënë deputet dhe kryetarin e tyre.
Xhafaj shtoi në mbyllje se:
“Këtë e kanë treguar qartazi qytetarët me mbështetjen që i dhanë Reformës në Drejtësi dhe që vazhdojnë t’u japin institucioneve të reja të drejtësisë.
Për drejtësinë domosdoshmëria mbetet guri i themelit mbi të cilin mund të vazhdojë përpara rruga jonë evropiane, bazamenti mbi të cilin mund të ndërtojmë një shtet të fortë dhe me institucione të qëndrueshme.
Shpresa e fortë për mirëqeverisje dhe sundimin e ligjit për një të ardhme shumë më të mirë për vendin dhe për fëmijët tanë”, qytetarët e mbështetën reformën dhe mbështesin edhe SPAK-un pikërisht sepse shpresojnë që Fatmir Xhafaj do të hetohet për vitet e tij në politikë kur ka hyrë me pantallona teritali dhe sot ka kostum 3 mijë euro. E ardhmja e fëmijëve dhe e drejtësisë do të jetë edhe më e mirë kur Fatmir Xhafaj e CO të kuptojnë se drejtësia s’mund të jetë shërbëtore e tyre apo mbuluese e zullumeve e korrupsionit apo hajdutërive të atyre që e duan për certifikatë pastërtie. Sado të kërkojnë të dalin të larë, kasta politike e llojit Xhafaj është pisllëku më i madh që ka sot Shqipëria me atë drejtësi ashtu siç është copa-copa e me një mijë e një hale.

Since Comrade Xhafaj said a lot about justice, we are reminding him that most of the judges have simply increased the market, and so have the lawyers. The first with the excuse that they have spent a lot on the vetting, and the second because the judges ask for more. Just a part of the result of the Justice Reform where the SPAK and GJKKO "islands" are surviving the ebb and flow of politics and the total capture of the system. / CNA
Fatmir Xhafaj, in his speech in the Assembly after bec...
What if we're all messed up? The zeal with which yest...
The head of SPAK was on Monday in the Assembly, where ...
The Prosecutor General, Olsian Çela is reporting to the sp...
The opposition called a protest yesterday. Sali Berish...
The thieving directors of Erion Veliajt, were publicly...
Some people think that Erion Veliaj is untouchable, th...
SPAK conducted investigations regarding the sterilizat...
A few days ago I listened to an interview of Lea Luara...
The scandal discovered by the Supreme Court and invest...
A natural comparison, someone in his political opinion...
On Sunday evening, in the late hours, around midnight,...
Alibeaj is in trouble and for three days he has been g...
The opposition and the Alliance for the Protection of ...
Erion Veliaj is trying to make everyone in the Sociali...
It is the last days or the last hours of closing the i...
For several months, it has been reported about a commi...
On Saturday, June 15, the Albanian national team begin...
The ex-president, ex-prime minister, head of the Freed...
Elections to the European Parliament are always accomp...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The protests of recent days related to the situation in Zv...
The case addressed this Wednesday, June 3, on the show "St...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A convict was found dead today in the premises of the Pris...
Several images provided by CNA show the area where this mo...
A quantity of explosive material exploded this morning at ...
The Head of the State Police, Skënder Hita, expressed his ...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Witnesses in Lozhan, Maliqi, have shared details from the ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
John Bolton, the former national security adviser to US Pr...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The government aims to transform the country's industrial ...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Profit margins in the construction sector have increased s...
The Transparency Board, at its meeting today, decided to i...