LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali-Familjarët e prokurorëve të SPAK strehohen në Bashkinë e Tiranës dhe institucionet publike

2023-11-11 13:51:00, Denoncim CNA

Skandali-Familjarët e prokurorëve të SPAK strehohen në

Nipër, mbesa, familjarë të afërm të prokurorëve të SPAK në detyrë, të cilët kanë nën hetim dosjet të nxehta për institucione publike dhe Bashkinë e Tiranës, kanë strehuar tek to familjarët e tyre.

Sipas një investigimi të kryer nga CNA rezulton se nipër dhe mbesa të prokurorëve të SPAK në detyrë, prej disa kohësh, dikush më parë dhe dikush në pas marrjes së detyrës nga prokurorë të SPAK, kalimit të vettingut apo emërimit në detyrë kanë filluar punë në disa institucione ku SPAK ka kryer hetime apo është duke kryer hetime, të cilat në fakt po zgjaten pafundësisht dhe ende nuk po u jepet pretenca, ende nuk përçohen para bankës së akuzuarve shumë drejtues të lartë institucionesh dhe kjo për dyshime të forta se ka një lidhje “borxhesh” midis prokuroëve të SPAK dhe drejtuesve të institucioneve .

CNA ka mësuar se disa prej prokurorëve kanë në dorë dosje që i lidhin ata drejtpërdrejt me familjarët e tyre të strehuar në institucionet publike.

Sipas të dhënave të siguara së fundi mësohet se disa nga prokurorët ndodhen në prag të një skandali.

Materialet do të bëhen publike në vazhdim ku di të tregohet si janë punësuar njerëzit e prokurorëve të SPAK apo këta të fundit kanë marrë nën hetim dhe kanë në duar dosje të drjetuesve të institucioneve ku kanë punësuar familjarët e tyre.

Në rast se ata nuk do të kishin në hetim familjarët apo zyrtarët apo drejtuesit e institucioneve ku kanë punësuar të afërmit nuk do të kishte asnjë problem, por jemi përballë faktit se prokurorët e SPAK kanë në dosje për të hetuar shefat e familjarëve të tyre që kanë strehuar në institucionet publike.

Duke filluar nga Bashkia e Tiranës tek institucionet e tjera përfshirë këtu shumë nga aferat kryesore të PPP-ve të famshme apo hetimet për ministra dhe zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar./ CNA

 

Lajmet e fundit nga