Emisioni Stop në Tv Klan denoncoi mbrëmjen e së hënës rastin e një shqiptari në Angli, i cili për shkak të disa problemeve dhe proceseve gjyqësore në Shqipëri, u mashtrua nga një OPGJ i Prokurorisë së Tiranës i quajtur Ibrahim Saliko se do t’i mbyllte dosjen me 2 milionë Lekë të vjetra.
Pasi i mori fillimisht 1 milion Lekë, OPGJ Ibrahim Saliko kërkoi edhe 1 milion të tjera, duke thënë se kishte fëmijën sëmurë.
“2-3 ditë përpara se ta merrja vesh që ishte mashtrues, më mori në telefon tha aman Alban se kam djalin e vogël është duke vdekur më jep ca lekë. Edhe unë nuk kisha lekë në Shqipëri. Mora mami, sa kishte ardhur në Shqipëri, i thashë sa lekë ke gjendje aty. Më tha kam 1 milionë e 50 mijë Lekë. I thashë mbaje 50 mijë Lekë vetë dhe 1 milion lekë çova një person t’i zbriste poshtë t’i merrte ky. Pastaj mori Lekët Ibrahimi u zhduk fare, fiku telefonin, as u përgjigj më fare. Më kontaktoi direkt, më tha më fal kam borxh këtë, do t’i jap lekët. Jo që s’po i jepte lekët, thashë po më hap telashe të tjera. Edhe kontaktova Stopin”, tregon Albani, denoncuesi që ra viktimë e mashtrimit të OPGJ-së.
Sapo i dha paratë, Albani humbi çdo kontakt me OPGJ-në, pasi ky i fundit u zhduk dhe i bllokoi numrin. Pas shumë përpjekjeve, Albani i tha zyrtarit të prokurorisë se do të bënte publike në media gjithë mashtrimin e tij.
Nën presionin e publikimit në media, OPGJ Ibrahim Saliko i kthen mbrapsht qytetarit 2 milionë Lekë, që i kishte marrë me anë të mashtrimit.
OPGJ-ja takohet me një person për të kthyer lekët, i cili prezantohet se është kushëriri i Albanit, por që në fakt është i infiltruar i Stop.
OPGJ, Ibrahim Saliko: Ça bën?
Ibrahim Saliko: Ç’a bëre? Si ke qenë?
Qytetari: Ç’a bëhet? Ça thotë ai?
Ibrahim Saliko: Mirë! Ça ke bërë ti?
Qytetari: Mirë, o burrë! Shtyhemi!
Ibrahim Saliko: Do t’i biesh ca Albanit?
Qytetari: Po tani, ja nji sekondë! Albano, jam me ktë shokun tënd. Ja foli! Na, foli!
Ibrahim Saliko: (Flet në telefon) Hë mo Alban, hë mo! Ore, se po i thosha Ilirit, po i thuaj nji çikë atij njëherë atij gazetarit mo, mos e heq atë shkrimin nga atje! Eh mo, mirë, mirë! Mirë o vlla, hajde, mirë, mirë vlla! Hajde, mirë vlla, hajd ciao. Merri!
Ibrahim Saliko: Numëroji, po hë..!
Qytetari: Ja t’i numëroj! Dymijshe, dyshe janë kto të tëra…?
Qytetari: (Numëron lekët) 1,2,3,4,5…..- 95,96,97,98,99, 100. Dy milionë tha ai, hë? Mua m’tha për 2. Nejse, ju e dini vetë, nuk ngatërrohem. Të iki unë byrazer?
Ibrahim Saliko: Jo mo bjeri, bjeri dhe njëherë!
Ibrahim Saliko: Ik! Po të mori, flasim prapë!
Qytetari: Ok! Ciao! Mirupafshim!
Albani falenderon emisionin Stop për paratë që iu kthyen mbrapsht nga OPGJ-ja i cili ia mori me mashtrim. /tvklan.al
In this new television season, the show Stop on TV Klan is...
Një qytetare tregoi për emisionin “SOT” në Euronews Al...
Booking.com, është faqe ndërkombëtare nga e cila qytet...
Një denoncim për kryeministrin Edi Rama është bërë mbr...
The Democratic Party continues to ask questions about the ...
The chairman of the Democratic Party, Sali Berisha, ha...
“Ardi Veliu është paguar 30 mijë euro nga Ervis Martinaj”....
The head of the DP, Sali Berisha, has issued accusations a...
CNA.al has continuously reported how the Albanian coast ...
The discharge of waste water into the sea is specifically ...
The deputy of the Democratic Party, Isuf Çelaj, has denoun...
CNA.al has clarified other details of the Red Bull smu...
CNA.al has today discovered through official data that...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denonc...
After the tragedy in Potam of Himara, where a police o...
Four days ago, on August 18, the firm "Shëlqimi 07" was de...
The capital continues to be concreted with multi-story...
PD ka vijuar me pyetjet e përditshme për Inceneratorët Si...
It is not the first case when the facts, which from the ve...
Lefter Gështenja, është deputet i Partisë Demokratike, i f...
The Tepelena Hospital provides medical services to about 8...
The Fiks Fare show brings back the problem of the children...
On September 21, the investigative show "Stop" on TV Klan ...
On September 22, the investigative show "Stop" on Tv Klan ...
In Albania, the reform of the judicial system dismissed ov...
The Institute of Political Studies has conducted an an...
The judge of the Court of Tirana, Lazër Sallaku, was d...
The High Prosecution Council accepted the proposal of the ...
Gjin Guri, the injured in Dukagjin, has come to the defens...
The services of the Manzë Police Station and those of the ...
The former head of the Serious Crimes Prosecution, Eug...
Several gunshots were recorded yesterday evening on "S...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kusht...
When a child, especially a child who has just started firs...
The weather will be clear in the northwest area and with l...
The students of the University of Medicine in Tirana star...
Milan Radoicic's lawyer, Goran Petronijevic, spoke aft...
Ish nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç është lirua...
Pakistan's government has ordered all Afghan asylum se...
At least 21 people, including two children, have died afte...
The writer and professor, Sadik Bejko, has given a message...
55 works of 42 Albanian painters that are part of the fund...
The much talked about film "In the Frame of Love", where t...
The well-known writer Besnik Mustafaj celebrates his 65th ...
Today, on October 4, 2023, the US dollar is bought at ...
Numri i të rinjve që iu drejtuan zyrave të punës erdhi...
While the economy failed to recover even in the second...
Sot, më 3 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 100.2...