LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncon Berisha/ Rama-Agaçi, tender 4 milionë euro për instalacion druri në oborrin e Kryeministrisë

2022-08-29 16:20:00, Denoncim CNA
Denoncon Berisha/ Rama-Agaçi, tender 4 milionë euro për
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar atë që e quan vjedhje taze klamoroze të kryeministrit Edi Rama dhe sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçit.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Berisha deklaron se Rama dhe Agaçi kanë hapur një tender me fond 4 miliardë e 300 milionë lekë për një instalacion druri në oborrin e brendshëm të Kryeministrisë.

“Vjedhje taze klamoroze!

Rama-Agaçi 4 milionë euro për instalacion druri në oborrin e brendshëm të Kryeministrisë!

O burra, të vjedhim sa më shumë!!

Të dashur miq,

Dyshja Rama-Agaçi nuk njeh kufij në vjedhje.

Ata kanë vendosur të vjedhin së bashku 4 milionë euro në oborrin e brendshëm të kryeministrisë dhe kanë hapur për këtë qëllim një tender me fond 4 miliardë e 300 milionë lekë për një instalacion druri.

Vjedhje e hapur dhe e shëmtuar e parave të taksapaguesëve shqiptarë nga dyshja e pangopur e vjedhjeve të parave dhe pronave publike të shqiptarëve. sb”, shkruan kreu i PD-së./ B.A. – CNA.al

Denoncon Berisha/ Rama-Agaçi, tender 4 milionë euro për

Lajmet e fundit nga