LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncon qytetarja: Jam në gjyq me një mjek në Vlorë, më vrau djalin me një gjilpërë

2022-09-05 20:36:16, Denoncim CNA
Denoncon qytetarja: Jam në gjyq me një mjek në Vlorë,
Qytetarja denoncuese

Një qytetare tregoi për emisionin “SOT” në Euronews Albania historinë e trishtë se si humbi djalin e saj.

Ajo tha se ishte me pushime në Vlorë, kur një mjek atje i bërë një gjilpërë të birit.

Fatkeqësisht djali u nxi në fytyrë dhe më pas humbi jetën, siç tregoi zonja.

Ajo u shpreh se është ende në gjyq me mjekun. Ai nuk shfaqet, por vetëm avokati i tij. Sipas zonjës, procesi po zgjatet prej vitesh pa marrë zgjidhje.

Sipas ekspertizës mjekoligjore, qytetarja tregoi se shkak i vdekjes së të birit është bërë injektimi i gjilpërës nga mjeku.

“Gabimet e mjekut i mbulon toka,” – përfundoi zonja.

Lajmet e fundit nga