Regional isolation, 22% of Balkan citizens do not travel to neighbors at all
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...

Kur shpërtheu Lufta e Parë Botërore, qindra mijëra burra anglezë shkuan në front, ndërsa gratë zunë vendin e tyre në fuqinë punëtore. Fabrikat u mbushën me miliona gra, ndërsa pikërisht në atë periudhë futbolli i femrave fitoi një rëndësi të veçantë, në mungesë të ekipeve të përbëra nga meshkujt.
Në fabrikën “Dick, Kerr and Co.” në qytetin veriperëndimor anglez Preston, gratë shtynin lokomotivat me lëndën e parë dhe municionet e reja që prodhoheshin nga linjat e montimit. Gjatë kohës së pirjes së çajit dhe pushimeve të drekës, gratë më të reja në moshë luanin futboll në oborrin e fabrikës dhe mundnin rregullisht ekipet amatore të meshkujve.
Duke parë talentin e grave, administratori i fabrikës Alfred Frenklend themeloi ekipin “Dick, Kerr Ladies” për t’u angazhuar në ndeshje bamirësie me synim mbledhjen e fondeve për ushtarakët e plagosur në fushën e betejës. “Dick, Kerr Ladies” nuk ishte skuadra e parë e futbollit të femrave në Angli, por shumë shpejt ajo tregoi se ishte më e mira.

Ditën e Krishtlindjes së vitit 1917, rreth 10.000 tifozë ishin të pranishëm në stadiumin “Deepdale’ që i përkiste ekipit të njohur të meshkujve “Preston North End”, për të parë “Dick, Kerr Ladies” që atë ditë mposhtën me rezultatin 4-0 ekipin “Arundel Coulthard Factory”.
Në fillim tifozët mund të jenë tërhequr nga kurioziteti. Por aftësia e jashtëzakonshme e vajzave të fabrikës së municione, i mahniti po aq sa edhe i argëtoi. Duke qenë shumë i aftë në zbulimin e talenteve, Frenklend rekrutoi në skuadër lojtare si fenomeni Lili Parr, 14-vjeçe, që ishte e jashtëzakonshme në depërtimet e saj në krahun e majtë kur luajti me skuadrën “St. Helen’s Ladies” në një ndeshje kundër ekipit të tij.
Sipas shoqes së skuadrës Xhoan Uollej, Parr kishte “një goditje të fortë si të një mushke”. Aq sa thuhet se në një rast goditja e saj nga distanca i theu krahun e një portieri profesionist mashkull. Sipas Muzeut Kombëtar të Futbollit të Anglisë, ajo shënoi 43 gola në sezonin e saj të parë, dhe adoleshentja 1.83 metra e gjatë u bë shumë shpejt ylli më i famshëm i ekipit.

Të veshura me fanella me vija bardh e zi, pantallona të shkurtra ngjyrë blu dhe kapele për të mos i penguar flokët gjatë lojës “Dick, Kerr Ladies” dominuan ekipet e zonës. Madje ato mundën disa herë skuadrën kombëtare franceze gjatë një serie ndërkombëtare ndeshjes në vitin 1920.
Në “Ditën e Boksit”, më shumë se 50.000 tifozë mësynë në shkallët e stadiumit “Goodison Park”, një nga famshmit në Liverpul, për të parë fitoren 4-0 të “Dick, Kerr Ladies” ndaj “St. Helen’s Ladies”. 10.000 tifozë të tjerë mbetën jashtë stadiumit.
Geil Njusham, autore e librit “Në ligën e tyre:Dick, Kerr Ladies 1917-1965”, gratë u bënë aq të famshme sa që luajtën më shumë se 60 ndeshje vetëm gjatë vitit 1921, ndërsa vazhdonin të punonin më kohë të plotë në fabrikën e municioneve.
Ato tërhoqën turma që herë pas here arrinin në 25.000 në disa nga stadiumet më të njohura të Britanisë si “Stamford Bridge” në Londër, “Old Trafford” në Mançester, “Celtic Park” në Gllasgou dhe “Tynecastle Park” në Edinburg. Por popullariteti i madhi i futbollit të femrave, nisi të shihej si një kërcënim për atë të meshkujve.
Ndaj më 5 dhjetor 1921, Shoqata e Futbollit të Anglisë (FA) i ndaloi anëtarët e saj të lejonin ekipet e futbollisteve femra që të përdornin fushat e tyre. “Loja e futbollit është shumë e papërshtatshme për femrat dhe nuk duhet të inkurajohet”- shprehej në deklaratën e saj federata angleze e futbollit.
Edhe pse nuk u ndaluan plotësisht, skuadrat e femrave u penguan që të luanin në stadiumet e futbollit në qytetet e mëdha përpara turmave të mëdha. Të detyruara të luanin në vende më të vogla dhe në terrene kriketi, “Dick, Kerr Ladies” e vazhduan aktivitetin.

Skuadra prej 16 femrash kishte shpresa të mëdha për të organizuar një turne në Amerikën e Veriut në vjeshtën e vitit 1922. Por kur mbërritën në Kanada, mësuan se edhe organi drejtues i sportit në atë vend, i refuzoi futbollistet femra dhe i ndaloi të luanin. Shtetet e Bashkuara u treguan më të hapura.
Por pavarësisht një bumi që po vërehej tek futbolli amerikan në vitet 1920, nuk kishte ende ekipe për femra. “Femrat futbolliste në këtë qytet, janë pothuajse aq të pakta sa edhe dhëmbët e pulave”-shkruante në një artikull në vitin 1922 gazeta lokale “Philadelphia Inquirer”, dhe e njëjta gjë mund të thuhet për vendin në tërësi.
“Dick, Kerr Ladies’ u detyruan të përballen me ekipet e meshkujve, përfshirë disa nga Liga Amerikane e Futbollit e nivelit më të lartë. “Ajo që vajzave u mungonte në lëvizjen e shpejtë të këmbëve, e kompensonin me kombinimet e zgjuara, dhe pasimet e tyre u shoqëruan vazhdimisht me duartrokitje”- raportoi gazeta Neë York Times pas ndeshjes së tyre të parë, ku humbën 6-3 ndaj ekipit të meshkujve “Paterson FC” të Nju Xhersit.
“Dick, Kerr Ladies” luajtën 9 ndeshje kundër meshkujve. Ato fituan 3, humbën 3 dhe barazuan 3. Ndeshjet u ndodhën nga turma spektatorësh midis 4.000 dhe 10.000 personave.
Ato ndeshje sfiduan rolet e zakonshme shoqërore për gratë. Kur Lili Parr u tërhoq në vitin 1951, ajo kishte shënuar rreth 900 gola në karrierën e saj 31-vjeçare, pra më shumë se çdo futbollist femër apo mashkull në historinë e këtij sporti në Angli.
Ajo do të bëhej e vetmja grua e përfshirë Hall of Fame (Hollin e Famës) të Futbollit Anglez inauguruar në vitin 2002. Ndalimi i FA ndaj futbollit të femrave vazhdoi deri në vitin 1971, 6 vjet pasi ekipi i “Preston Ladies” luajti ndeshjen e tij të fundit. Sipas Muzeut Kombëtar të Futbollit, skuadra luajti 828 ndeshje, duke humbur vetëm 24 prej tyre. Ndërkohë “Dick, Kerr Ladies” mblodhi dhjetëra mijëra dollarë për bamirësi, ndërsa la një trashëgimi të pasur për futbollin e sotëm të femrave./ Përshtatur nga CNA
By Devi Sridhar "The Guardian" In the words of singer Tay...
To say that Aleksei Djumin has had a meteoric rise in his ...
The slowdown in global economic growth is being heavily in...
By Michael Levin "Fox News" I just turned 45... for the 2...
Explaining what happens after death is very complicated be...
The hands tell a lot about the state of health of each of ...
From the still-unsolved disappearance of teenager Emanuela...
Although the legend of El Dorado fueled European ambitions...
The death of Yevgeny Prigozhin, leader of a large army of ...
The war in Ukraine has brought about a significant reducti...
I recently saw an excellent documentary that talked ab...
The Western Balkans are once again in trouble. The Serbian...
Rezervat e gazit natyror në Evropë janë pothuajse plot. Ko...
What we are going through is another hellish summer. A dou...
Marijuana or cannabis as it is more commonly known has a v...
During the work for the preparation of the book "100 m...
Jevgeni Prigozhin, dikur njeriu shumë i besuar i presi...
From Simple Immigrant to Financial Wizard: The Story of Ch...
The Global Government Pension Fund was created after Norwa...
Only today it is understood how much desperation was in th...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The protests of recent days related to the situation in Zv...
The case addressed this Wednesday, June 3, on the show "St...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A convict was found dead today in the premises of the Pris...
Several images provided by CNA show the area where this mo...
A quantity of explosive material exploded this morning at ...
Witnesses in Lozhan, Maliqi, have shared details from the ...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
John Bolton, the former national security adviser to US Pr...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...