web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Evropa po mëson të heqë dorë nga gazi rus, por kriza energjetike ende nuk ka përfunduar

2023-08-26 09:06:00, Blog CNA

Evropa po mëson të heqë dorë nga gazi rus, por kriza

Rezervat e gazit natyror në Evropë janë pothuajse plot. Komisioni Evropian ka njoftuar se fundmi se shkalla e mbushjes së depozitave të 27 vendeve anëtare ka arritur objektivin prej 90 për qind të vendosur vitin e kaluar, 2 muaj e gjysmë përpara afatit të paracaktuar që ishte 1 nëntori.

Sipas të dhënave nga Gas Infrastructure Europe (GIE), vetëm 6 vende të unionit janë pak më poshtë objektivit, dhe vetëm Letonia është nën 80 për qind të furnizimit. Spanja i ka mbushur 100 për qind depozitat e saj të gazit, ndërsa Polonia dhe Holanda janë në nivelin 93 për qind, Gjermania 92 për qind, Italia 90 për qind, Franca 84 për qind.

Siç raportohet edhe në deklaratën e Komisionit Evropian, mbushja e depozitave rezervë përpara dimrit e ndihmon Evropën të përgatitet për një ndërprerje të mundshme të mëtejshme të furnizimeve me gaz.

“Së bashku, vendet e unionit po çlirohen nga varësia e gazit rus”-shkroi në rrjetet e saj sociale presidentja e BE-së, Ursula Von der Lejen.

Evropa po mëson të heqë dorë nga gazi rus, por kriza

Vitin e kaluar, Rusia përdori pretekste të tilla si mirëmbajtja e jashtëzakonshme dhe “defektet” për të reduktuar eksportet e gazit në Bashkimin Evropian, me synim  përdorimin si një armë të furnizimeve me energji për të ushtruar presion mbi qeveritë evropiane dhe opinionin publik dhe për t’i nxitur ato të ndalin mbështetjen për rezistencën ukrainase.

Rritja e çmimeve dhe perspektiva e mbarimit të gazit, i kanë detyruar qeveritë evropiane të përgatiten për skenarët më të këqij, si për shembull racionimi i energjisë dhe ndërprerjet e planifikuara. Dimri i butë dhe ulja e konsumit - e ndikuar edhe nga rritja e faturave të energjisë - shmangën skenarët më të këqij dimrin që shkoi.

Ndërsa u intensifikuan përpjekjet për të zhdukur varësinë nga gazi rus, që vlen të kujtohet se në dallim nga nafta nuk është sanksionuar kurrë, nga ana e vendeve të Bashkimit Evropian dhe që vazhdon të importohet në një masë më të vogël.

Evropa po mëson të heqë dorë nga gazi rus, por kriza

Sipas të dhënave të EUROSTAT, në 3 muajt e parë të vitit 2022, Rusia ishte furnizuesi kryesor i gazit të Bashkimit me 38.8 për qind të totalit. Gjatë së njëjtës periudhë këtë vit, pjesa e gazit të Rusisë është zvogëluar në më pak se 17 për qind dhe vazhdon të bjerë, duke e privuar Moskën nga një burim i pasur (dhe i lehtë) të ardhurash, dhe nga ajo që dukej të ishte arma më e rëndësishme e shantazhit të Rusisë ndaj Evropës.

Rubla që Vladimir Putin donte t’u impononte vendeve evropiane si mjet pagese për gazin rus, është sot ndër monedhat me më pak performancë në botë, së bashku me lirën turke, peson argjentinase dhe bolivarin venezuelian. Pra jemi në rregull? Jo plotësisht.

Evropa po mëson të heqë dorë nga gazi rus, por kriza

Sepse nuk mjafton zhdukja e varësisë nga gazi rus, pasi transformimi i tregut evropian ka çuar në një ndryshim në flukset globale të tregtisë së gazit, duke shkaktuar një proces që kërkon disa vite për t’u stabilizuar. Për t’u çliruar nga furnizimet nga tubacionet ruse të gazit, vendeve evropiane iu desh të hidhnin sytë në pjesës tjetër e botës duke hyrë me gjithë fuqinë e tyre ekonomike në tregun e gazit të lëngshëm natyror (LNG), dhe duke u ekspozuar ndaj goditjeve të një sektori më të hapur.

Për më tepër, edhe pse inventarët mund të mbulojnë deri në 1/3 e kërkesës për gaz në sezonin e dimrit, një valë temperaturash mbi mesataren e ngrirjes mund të rrisë tërheqjet nga inventarët në mënyrë të tepruar, duke i detyruar operatorët e energjisë të blejnë më shumë gaz dhe qeveritë të ndërhyjnë për të kufizuar konsumin.

Pra thënë ndryshe kriza energjetike nuk ka përfunduar ende, dhe një ndërprerje e furnizimit përbën ende një shqetësim, ndërsa tregu i gazit është bërë shumë më i paqëndrueshëm se në të kaluarën. Tregtarët evropianë janë bërë shumë të ndjeshëm ndaj çdo gjëje që mund të pengojë ose frenojë prodhimin ose eksportet.

Evropa po mëson të heqë dorë nga gazi rus, por kriza

Sa për të pasur një ide, mjafton që të shihni se çfarë ka ndodhur javët e fundit, me lajmin për një grevë të mundshme nga punëtorët në uzinat e eksportit të LNG në Australi, e cila shkaktoi rritjen mbi 40 euro të çmimit të gazit në Bursën e Amsterdamit (TTF), në krahasim 29 euro euro në fillim të gushtit.

Australia përbën rreth 10 për qind të furnizimit global me LNG. Furnizimet që shkojnë në Azi, vetëm rrallëherë arrijnë të kthehen në Evropë. Megjithatë, nëse blerësit aziatikë të gazit australian do të detyrohen nga greva të kërkojnë furnizime alternative, kërkesa e tyre do të konkurronte me atë të vendeve evropiane, dhe kjo perspektivë mjaftoi që të rritej çmimi gazit në TTF.

Evropa po mëson të heqë dorë nga gazi rus, por kriza

Grevat janë ende të pakonfirmuara, dhe do të duhej kohë që ato të preknin vërtet eksportet australiane të LNG-së (tregu aziatik nuk është i trazuar), megjithatë në Evropë një lajm që dikur do të kishte shkaktuar luhatje minimale, sot ka sjellë rritjen e çmimeve.

Një ankth që u shfaq gjithashtu midis qershorit dhe korrikut, kur Norvegjia komunikoi një zgjatje të procesit të mirëmbajtjes së disa centraleve, një lajm që solli rritjen e çmimeve pavarësisht kërkesës së ulët dhe shkallës së mbushjes së depove që ishte tashmë shumë mbi mesataren.

Evropa po mëson të heqë dorë nga gazi rus, por kriza

Siç tha Komisionerja Evropiane për Energjinë Kadri Simson, Bashkimi Evropian gjendet në një “pozitë shumë më të qëndrueshme sesa vitin e kaluar, por siç e kemi parë javët e fundit tregu mbetet i ndjeshëm”.

Paqëndrueshmëria e tregut do të mbetet e njëjtë të paktën deri në vitin 2026, kur furnizimet me LNG do të jenë stabilizuar me hyrjen në punë të impianteve të reja të vendeve të mëdha eksportuese si Shtetet e Bashkuara dhe Katari, ato të vendeve të Mesdheut Lindor (Egjipt, Izrael, Qipro), dhe disa vende afrikane.

Kjo do të thotë gjithashtu se pas miliarda eurove dhe dollarëve investime për të nxitur furnizimin me LNG dhe nënshkrimit të kontratave afatgjata të furnizimit për t’i bërë ato të qëndrueshme, nuk ka më kthim pas. Evropa nuk do të importojë më kurrë gaz rus siç bëri në të kaluarën, kushdo që të zërë vendin e Vladimir Putinit në krye të Rusisë./ Përshtatur nga CNA





Lajmet e fundit nga