800 employees worldwide, within the empire of money and power led by Tony Blair
Tony Blair's post-prime ministerial career is different. O...

Një antropolog australian, pretendon se fytyrat tona “po bëhen gjithnjë e më inferiore” dhe për këtë gjë bën me faj dietën moderne, modelet e gjumit dhe zakonet e ekspozimit ndaj dritës.
Njerëzit po bëhen më të shëmtuar, dhe kjo nuk ka të bëjë fare me plakjen, pohon një kirurg plastik dhe ekspert në kirurgjinë e fytyrës, i cili e shtjelloi teorinë se pse njerëzit bëhen gjithnjë e më pak tërheqës nga brezi në brez.
Ai thekson se disa nga arsyet për këtë lidhen me dietën moderne dhe ndryshimin e modeleve të gjumit. Shafi Hasan, antropolog dhe inxhinier që themeloi studion e konsulencës e estetikës së fytyrës me bazë në Sidnei, QOVES, iu përgjigj kësaj pyetjeje në TikTok dhe në një video të publikuar së fundmi në YouTube.
Nevoja për një shpjegim të tillë, lindi pasi një shikues pyeti së përse vjetarët e vjetër të shkollave të mesme kishin “aq shumë njerëz tërheqës?”. Hasan deklaroi ndër të tjera:
”Fytyra e një personi mesatar po bëhet gjithnjë e më inferiore për shkak të dietave moderne, modeleve të gjumit, ndotësve dhe shprehive të ekspozimit ndaj dritës që krijojnë pabarazi më të madhe midis një personi tërheqës dhe jo tërheqës”.
Në fillim të videos, ai pyet nëse dikush e ka pyetur veten se përse adoleshentët apo nxënësit e shkollave të mesme në vitet 1950 dukeshin ”më të moshuar” sesa duken sot adoleshentët dhe gjimnazistët. Duke u treguar shikuesve një foto të vjetër të një studenti, ai tregoi gonionin e tij ‘të përcaktuar’ (maja e nofullës së poshtme) dhe zigomën e tij ‘projektuese’ (mollëzën).
Ai shpjegon:“Ekzistojnë disa teori se pse është kështu. Por teoria që ka më shumë kuptim, të paktën për mua, është paraqitur në librin “Contemporary Orthodontics” nga ortodonti amerikan Uilliam Profit dhe kolegët e tij, që përdorin atë që njihet si hipoteza e matricës funksionale.
Sipas kësaj teorie, zhvillimi i fytyrës varet nga forcat që ushtroni në nofullën e sipërme dhe të poshtme, që janë të dyja tiparet të prirura të përcaktojnë një fytyrë si “të bukur” ose “tërheqëse”. Hasan shtoi se gjuha ose “forcat e tjera”, mund të ndikojnë në zhvillimin e nofullës, “duke e shtyrë atë poshtë ose për nga jashtë” dhe duke shkaktuar rritjen e kockës së re.
Ai ka dhënë edhe shembullin se si një infeksion në sinuset e një vajze të vogël, të cilën e tregon në video, ka ndikuar në rritjen e nofullës së poshtme të saj. Ai tha se një infeksion afatgjatë i sinusit kishte ndikuar në rritjen e nofullës së saj të poshtme, sepse ajo po merrte frymë përmes gojës dhe nuk e mbante gojën mjaftueshëm të mbyllur për të “zhvilluar siç duhet” nofullat.
Në fund të videos, ai tha:“Në kushtet kur 70 për qind e botës perëndimore vuan nga një lloj malokluzioni ose largimi i mishrave të dhëmbëve nga pozicioni i tyre natyral, ky është një shpjegim shumë i mirë se pse fytyrat bëhen gjithnjë e më pak tërheqëse me kalimin e kohës”.
Malokluzioni është termi i përdorur për të përshkruar një gjendje ku dhëmbët nuk rreshtohen në mënyrë të përsosur, ndërsa recesioni gingival ndodh kur indet e mishrave të dhëmbëve tërhiqen dhe ekspozojnë më shumë hapësirë të dhëmbëve.
Rreth 22 për qind e njerëzve në mbarë, botën vuajnë nga një malokluzion i nivelit 2 (overbite), deklaroi se fundmi kompania Colgate, duke cituar një studim global të botuar nga “Dental Press Journal of Orthodontics”. Hipoteza e tij sugjeron gjithashtu se mënyra se si e përdorim gojën - dhe ushqimi që vendosim në to - ndikon në zhvillimin e nofullave tona.
Mos ndoshta ka të bëjë cilësia e fotografisë?

Videoja në fjalë mori më shumë se 2.3 milionë shikime në YouTube dhe 3.2 milionë të tjera në TikTok. Disa shikues të videos, nuk ishin të bindur për këtë tezë, dhe pohuan se ishte “moda, cilësia e fotografisë dhe faktorë si pirja e duhanit”, ato që i bënë brezat e mëparshëm të dukeshin më të moshuar se vitet e tyre dhe tepër të pashëm.
“Vlen të theksohet se të gjithë duken më mirë kur dalin para një aparat fotografik tradicional në krahasim me një aparat celulari. Sepse ai nxjerr më në pah tiparet, dhe e bën fytyrën të duket më e mirë-përcaktuar”- shkroi njëri në përgjigje.
“Njerëzit sot nuk po bëhen më të shëmtuar. Nëse e besoni këtë, atëherë nuk keni parë mjaftueshëm foto të vjetra”- shkroi një tjetër përdorues i YouTube duke shtuar:”Në fakt unë mendoj se është e kundërta. Përkundrazi ne po bëhemi më të bukur”.
Një person i tretë ofroi një teori alternative:”Ky është një paragjykim i bukurisë. Fotot e njerëzve të shëmtuar, kanë më pak gjasa të shihen ose publikohen në krahasim me ata që janë më tërheqës”. Një komentues tjetër iu referua pretendimit se fëmijët e dikurshëm duken më të mëdhenj se sa ata sot:“Nuk duken më të rritur, edhe ata kanë fytyra fëmijësh, por kanë një prerje flokësh të një modeli më të vjetër”.

Një përdorues tjetër i Youtube e mbështeti këtë tezë:”Ata duken më të moshuar sepse kanë stile flokësh dhe veshjesh që ne i lidhim me gjyshërit, ndaj ata duken automatikisht më të moshuar”. Një tjetër sugjeroi ndryshimin e flokëve të tyre në një model flokësh bashkëkohor për të parë se si do të zhdukej “efekti i pjekurisë”.
Megjithatë, një person tjetër u përpoq të gjente një shpjegim tjetër, duke thënë:”Një aspekt që anashkalojnë njerëzit në këtë debat është dieta. Nofulla bëhet shumë më e fortë nëse dieta juaj përbëhet nga mishra, perime dhe fruta të papërpunuara etj. Pra ushqimet duhet t’i përtypni me më shumë forcë, dhe kjo jep efektin e saj”./ Pershtatur nga CNA
Tony Blair's post-prime ministerial career is different. O...
Thousands of troops mobilized and open nuclear threats. Th...
What Sweden is experiencing this summer, after a series of...
"Your place is in the kitchen!", "It's your own fault,...
Bald, black-eyed and very dark-skinned: genome analysis re...
Pontius Pilate was for nearly 10 years the Roman governor ...
The Covid-19 pandemic and the war in Ukraine have caused c...
On the afternoon of February 15, 1992, state lottery o...
Eighteen months after Russia's complete invasion of their ...
Illegal immigration is an intractable problem, not bec...
In the terribly complicated politics of the Western Balkan...
Turkish voters re-elected Recep Tayyip Erdogan for a t...
While Vladimir Putin generally shies away from overt threa...
The international drug control regime was established more...
For those who want the Republican Party to move in ...
This year marks the 30th anniversary of the founding of th...
The current disorder of the international order is the res...
" These changes were made as a function of a great war a...
Thousands of people stranded on beaches. Reports of childr...
While millions are enjoying director Christopher Nolan's l...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Several gunshots were reported today in the village of Gjo...
Following the successive operations carried out by the ope...
The Police Supervision Agency has seized the service weapo...
A serious incident occurred in Lushnje, where citizen IY, ...
As the year 2026 is in its second half, the world is exper...
Today, our country will be under the influence of stable a...
By noon, cloudiness is expected to prevail in almost all o...
Children without parental care, for whom alternative famil...
Ukrainian President Volodymyr Zelensky said Russia wants t...
Iran is adapting and enhancing the capabilities of its bal...
Serbia's Minister of State Administration and Local Self-G...
Kazakh President Kassym-Jomart Tokayev shared some critici...
Two windows, a century of history and the metaphysics of p...
In my research at the Central State Archives, specifically...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.7 lek and so...
War, weather and supply disruptions could send gas prices ...
The number of active enterprises in Albania continued to g...
In Albania, the bar-cafe has long become an almost unique ...