Thellohet deficiti tregtar/ Rritet me 35 miliardë lekë në një muaj

18 Korrik 2022, 13:42, Ekonomi CNA

Thellohet deficiti tregtar/ Rritet me 35 miliardë lekë në

Në qershor 2022 eksportet e mallrave arritën vlerën 46 mld lekë, duke u rritur me 32,2 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 2,5 %, në krahasim me majin 2022.

Importet e mallrave arritën vlerën 81 mld lekë, duke u rritur me 20,8 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 1,9 %, në krahasim me majin 2022.

Deficiti tregtar i këtij muaji është 35 mld lekë, duke u rritur me 8,6 %, krahasuar me qershorin 2021 dhe me 1,0 %, në krahasim me majin 2022.

Thellohet deficiti tregtar/ Rritet me 35 miliardë lekë në

Në këtë gjashtëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 253 mld lekë, duke u rritur me 43,3 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 446 mld lekë, duke u rritur me 25,9 %, krahasuar me një vit më parë.

Deficiti tregtar arriti vlerën 193 mld lekë, duke u rritur me 8,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021-shit.

Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve: Gjatë muajit qershor 2022, në rritjen e eksporteve prej 32,2 %, pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me +11,0 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me +6,9 pikë përqindje, dhe “Tekstile dhe këpucë” me 4,2 pikë përqindje.

Thellohet deficiti tregtar/ Rritet me 35 miliardë lekë në

Eksportet, gjatë këtij gjashtëmujori janë rritur me 43,3 %, krahasuar me një vit më parë.

Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Materiale ndërtimi dhe metale” me +13,7 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +12,2 pikë përqindje, dhe “Tekstile dhe këpucë” me 6,9 pikë përqindje. Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të importeve: Gjatë muajit qershor 2022, në rritjen e importeve prej 20,8 %, krahasuar me qershor 2021, kanë ndikuar pozitivisht grupet: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +10,8 pikë përqindje, “ Ushqime, pije, duhan” me +3,3 pikë përqindje dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +1,5 pikë përqindje.

Thellohet deficiti tregtar/ Rritet me 35 miliardë lekë në

Si gjashtëmujorë, importet janë rritur me 25,9 %, krahasuar me gjashtëmujorin e parë 2021.

Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të importeve, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +10,7 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +4,8 pikë përqindje dhe “Ushqime, pije, duhan” me +3,9 pikë përqindje. Ecuria e tregtisë së mallrave sipas vendeve partnere.

 Në muajin qershor 2022, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me qershor 2021 janë: Itali (31,9 %), Greqi (76,5 % ) dhe Spanjë (54,3 %).

Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Kosova (1,6 %) dhe Maqedonia (1,2 %).

Gjatë këtij gjashtëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (53,7 %), Kosova (12,1 %) dhe Gjermania (94,5 %).

Ndërsa vendi me të cilin eksportet kanë pasur uljen më të madhe, është: Spanja (51,6 %) .

Në muajin qershor 2022, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me qershor 2021 janë: Italia (12,6 %), Kina (5,9 %) dhe Greqia (15,6 %).

Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Turqia (3,8 %) dhe Gjermania (9,8 %).

Gjatë këtij gjashtëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (13,9 %), Turqia (40,6 %) dhe Kina (7,8 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: SHBA (3,0 %), Rusia (19,3 %), dhe Zvicra (19,0 %).

Thellohet deficiti tregtar/ Rritet me 35 miliardë lekë në

Shkëmbimet tregtare, gjatë muajit qershor, me vendet e BE-së zënë 59,8 %, të gjithë tregtisë.

Në qershor 2022, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 75,1 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 51,1 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (28,6 %), Greqia (7,5 %), Turqia (7,2 %) dhe Gjermania (5,6 %).

Shkëmbimet tregtare, për gjashtëmujorin 2022, me vendet e BE-së zënë 60,2 % të gjithë tregtisë.

Në periudhën janar – qershor 2022, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 73,3 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 52,8 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (31,4 %), Turqia (8,4 %), Greqia (6,8 %) dhe Gjermania (6,6 %)./CNA.al

Thellohet deficiti tregtar/ Rritet me 35 miliardë lekë në

Thellohet deficiti tregtar/ Rritet me 35 miliardë lekë në

Thellohet deficiti tregtar/ Rritet me 35 miliardë lekë në

Lajmet e fundit nga