Shtyhet seanca e Metës në GJKKO/ Ja data e radhës
Seanca në themel në Gjykatën e Posaçme për kreun e Partisë...
Seanca në themel në Gjykatën e Posaçme për kreun e Partisë...

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka ripërsëritur qëndrimin kundër amnistisë fiskale.
Sipas Berishës amnistia fiskale bëhet me qëllim që të legalizohen paratë e drogës dhe krimit dhe një nismë e tillë do të godasë rëndë biznesin.
“Paralajmëroj qeverinë se amnistia fiskale është një goditje shumë e rëndë për bizneset e ndershme, për reputacionin e vendit dhe për rendin e sigurinë. Nëse siç ka qëllim kryesor të legalizohen paratë e krimit, pasi ju e keni të qartë se nuk ka shqiptarë të ndershëm, i cili me punën e ndershme shtesë qoftë edhe të paregjistruar të mund të sigurojë 2 milionë euro kursime. Ka pra vetëm një synim që çunat të legalizojnë paratë e krimit dhe ne jemi kategorikisht kundër saj.
Me këtë proces, nuk ka diskutim se Edi Rama dhe grupi i tij do të kenë një taksë veç asaj që kanë shpallur për shumat që do të legalizohen. Mbi të gjitha ky është një shpërblim që njerëzit që merren me trafiqe nuk e meritojnë kurrë. Njerëzve të ndershëm ua u rrit taksat, ua u çon 123% këtyre që merren me aktivitete kriminale thotë e keni 7%”, është shprehur Berisha gjatë një konference për mediat.
Kujtojmë se amnistia fiskale ka qenë një nismë e PD-së në vitin 2011, kohë kur ishte në pushtet dhe është bërë publike nga Sali Berisha, i cili ishte kryeministër.
Deklarata e Berishës në vitin 2011, si kryeministër
Është një proces që e kemi nisur disa muaj më parë dhe vende të mëdha si SHBA apo vende të tjera, aplikojnë amnistinë fiskale. Kam shumë kënaqësi që ne të aplikojmë amnistinë fiskale për të gjitha bizneset me përjashtim të atyre të lidhura me pushtetarë apo ish-pushtetarë. Këto biznese nuk do të përfshihen në amnisti.
Ministria e Financave do bëjë kujdes të madh që në projekligjin që do i dërgojë sa më shpejt parlamentit, të parandalohet mundësia e amnistimit të trafiqeve, të drogës, parave të cilat janë me origjinë jobiznesi.
Amnistia kërkon 3/5 si kusht për t’u votuar. Në këtë kontekst unë ftoj opozitën të shqyrtojë projektin e qeverisë, të amendojë këtë projekt mbi bazën e platformës që ka dhe ta votojë. Duke ditur qëllimet konstante obstruksioniste të mbajtura prej saj, ne duhet të përgatitemi në dy variante, varianti i amnistisë dhe faljes. Falja do të jetë për të gjitha detyrimet, gjobat dhe detyrimet e prapambetura. Falja duhet të jetë një shans i ri për të gjitha bizneset dhe në deklarimin e punëtorëve që kanë në mënyrë që të krijohet një mundësi e re për një formalizim më të madh.
Do doja që kjo të orientohej për biznesin e vogël. Nuk e bëj këtë për politikë, por 80% e të punësuarve në këtë vend janë në këtë biznes. Ky është edhe gjeneratori kryesor i punësimit./CNA.al
Kryeministri Edi Rama në takimin konsultues me biznese...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka dhënë katër arsye se...
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e financave dhe Ekonom...
Inflacioni në eurozonë parashikohet të rritet në "vlerë hi...
Monedha europiane dhe dollari nuk kanë pësuar ndryshime në...
Edhe ditën e sotme, euro nuk ka përmirësim. Ashtu si d...
Ish-ministri i Ekonomisë, Zef Preçi, deklaroi se kriza...
Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliv...
Euro ka rënë nën dollarin për herë të parë në gati 20 ...
Vlera e euros u barazua të martën me atë të dollarit a...
Euro ndodhet në ditët e saj më të këqija. Ajo po tregtohet...
Euro dhe dollari janë barazuar për herë të parë në 20 ...
Vlera e euros u barazua të martën me atë të dollarit a...
Fatos Çoçoli, ekspert ekonomie, komentoi në një interv...
Për herë të parë në 20 vite euro është barazuar me dollari...
Edhe ditën e sotme, monedha europiane dhe dollari kanë pës...
Çmimet e pasurive të paluajtshme në vend janë rritur m...
Monedha europiane dhe dollari kanë pësuar ndryshime në...
Që nga nga 1 korriku, pra që prej dhjetë ditësh, punon...
Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin qershor 2022, ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...