
Euro bie pikiatë, gati të prekë fundin/ Kursi i këmbimit, 13 korrik 2022
Euro ndodhet në ditët e saj më të këqija. Ajo po tregtohet...
Vlera e euros u barazua të martën me atë të dollarit amerikan, për herë të parë në gati 20 vjet.
Disa pasoja konkrete të kësaj rënieje të vlerës së euros janë:
Në inflacion dhe në fuqinë blerëse
Sipas Agjencisë europiane të Statistikave, Eurostat, gati gjysma e të gjitha mallrave të importuara në Eurozonë janë të faturuara në dollarë, ndërsa më pak se 40 për qind në euro.
Nafta dhe gazi, për shembull, tradicionalisht paguhen me dollarë dhe çmimi i këtyre dy produkteve është rritur në muajt e fundit, si rezultat i luftës së Rusisë në Ukrainë.
Kjo do të thotë se do të nevojiten më shumë euro për të paguar një sasi ekuivalente të produkteve në dollarë.
“Mallrat e importuara bëhen më pak konkurruese, konkurrojnë kundër njëra-tjetrës dhe për këtë arsye bëhen më të shtrenjta” - gjë që rrit inflacionin dhe gërryen fuqinë blerëse të familjeve, thotë Isabelle Mejean, profesoreshë në Universitetin Sciences Po.
Një efekt specifik i rënies së euros kundër dollarit është se ai “do të zvogëlojë turizmin europian në SHBA, sidomos”, thotë William de Vijlder, ekonomist në agjencinë bankare, BNP Paribas.
Kjo, për faktin se vizitorët europianë do të duhet të shpenzojnë më shumë euro për të blerë shumën ekuivalente në dollarë. Një gjë e tillë rrit koston e përgjithshme të udhëtimit të tyre në SHBA, por edhe në vende të tjera, monedhat e të cilave janë të lidhura me dollarin, si për shembull: Katari apo Jordania.
Për dallim nga ta, vizitorët në Europë nga Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Jordania do të përfitojnë nga kursi i këmbimit, pasi me dollarët e tyre mund të blejnë më shumë se më parë në Eurozonë.
Në biznese
Efekti i rënies së vlerës së euros dallon, varësisht asaj se sa i varur është një biznes nga tregtia e jashtme dhe energjia.
“Kompanitë që eksportojnë jashtë zonës së euros, përfitojnë nga rënia e euros, sepse çmimet e tyre bëhen më konkurruese” kur konvertohen në dollarë, thotë Philippe Mutricy, drejtor kërkimesh në bankën Bpifrance.
“Për dallim prej tyre, bizneset e orientuara nga importi janë në disavantazh”, thotë ai.
Në rastin e zejtarëve lokalë, të cilët varen nga lëndët e para dhe energjia, por eksportojnë pak, euroja e dobët mund të çojë në një shpërthim të madh shpenzimesh.
Fituesit më të mëdhenj nga rënia e kursit të këmbimit të euros janë sektorët e prodhimit të orientuar nga eksporti, si për shembull: industria e hapësirës ajrore, automobilave, mallrave luksoze dhe kimikateve.
Dhe, lojtarët kryesorë janë “më mirë të përgatitur ndaj goditjeve”, pasi mund të mbrohen nga luhatjet e këmbimit, thotë Mutricy.
"Ata blejnë valutë të huaj paraprakisht, me norma të favorshme, për t’u mbrojtur nga luhatjet e mprehta të kursit të këmbimit”, shpjegon ai.
Në rritjen ekonomike dhe borxhe
Rënia e vlerës së euros i bën çmimet jashtë Eurozonës më konkurruese - teorikisht i jep shtytje eksportit të mallrave dhe shërbimeve europiane jashtë vendit.
Por, efekti pozitiv mund të zvogëlohet nga rritja e çmimeve të mallrave - si rezultat i luftës në Ukrainë - sidomos në ekonomitë e orientuara nga eksporti, të tilla si Gjermania.
Efekti në shlyerjen e borxheve, ndërkaq, është më pak i qartë.
Sa më i shpejtë të jetë ritmi i rritjes ekonomike, aq më shpejt një vend mund të shlyejë borxhin e tij, thotë Mejean nga Universiteti Sciences Po, në Paris. Por, vetëm me kushtin që tregjet financiare e konsiderojnë borxhin europian mjaftueshëm të sigurt dhe normat e interesit mbeten të ulëta.
Për vendet që lëshojnë borxhe në dollarë, rënia e vlerës së euros kundër dollarit rrit koston e shlyerjes së borxheve.
Duke rritur inflacionin, rënia e euros mund ta shtyjë Bankën Qendrore Europiane (BQE) që t’i rrisë më shpejt normat e interesit. Ajo po përgatitet t’i shtrëngojë kostot e huamarrjes në korrik, për herë të parë në 11 vjet.
“Mund të thuash se BQE-ja nuk do të reagonte ndaj rritjes së çmimeve të mallrave, por sfida e rifitimit të kontrollit mbi inflacionin rritet, pasi kursi i këmbimit rrit çmimin e importeve”, thotë De Vijlder.
Banka e Francës ka thënë në fund të majit se dobësimi i euros mund t’i komplikojë përpjekjet e BQE-së për të zbutur inflacionin./REL
Euro ndodhet në ditët e saj më të këqija. Ajo po tregtohet...
Euro dhe dollari janë barazuar për herë të parë në 20 ...
Vlera e euros u barazua të martën me atë të dollarit a...
Fatos Çoçoli, ekspert ekonomie, komentoi në një interv...
Për herë të parë në 20 vite euro është barazuar me dollari...
Edhe ditën e sotme, monedha europiane dhe dollari kanë pës...
Çmimet e pasurive të paluajtshme në vend janë rritur m...
Monedha europiane dhe dollari kanë pësuar ndryshime në...
Që nga nga 1 korriku, pra që prej dhjetë ditësh, punon...
Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin qershor 2022, ...
Dollari blihet me 113.7 Lekë dhe shitet me 119.7 Lekë....
Monedha europiane dhe dollari kanë mbetur të pandryshu...
Që këto pushime verore do të ishin “të kripura”… dihej...
Pavarësisht krizës së çmimeve, besimi i biznesit në ek...
Dollari amerikan sot blihet 115.1 Lekë dhe shitet 116....
Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, ishte e ftuar në ...
Propozimi i qeverisë për Amnistinë Fiskale, ka shkaktu...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka bër...
Pas mbledhjes së fundit të Këshillit të Ministrave, Ev...
Dollari amerikan sot blihet 114.7 Lekë dhe shitet 115....
CNA.al prej disa ditësh ka raportuar në lidhje me deputeti...
Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja, ka hapur...
CNA.al ka publikuar të dhënat e pasurisë së deputetit ...
Ish-drejtori skandaloz i “Rrugëve”, Lefter Gështenja, që i...
Kunati i Mimi Kodhelit, ish-ministes së Edi Ramës, pasi ka...
Vettingu nuk po arrin të zgjidhë të gjitha problemet e...
Komisionerja e Vettingut, Etleda Çiftja, është paraqitur s...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Një sherr me thika mes disa personash raportohet se ka ndo...
Shënonte ora 13:50. Bledar Avdia me vajzën e tij 7-vjeçare...
Një aksident me vdekje është regjistruar rreth orës 22...
Admir Bejo, është 45-vjeçari që u gjet sot i plagosur ...
Që nga maji asnjë kroçerë nuk ka ndaluar në brigjet shqipt...
Territori shqiptar përgjatë gjithë 24-orëshit parashikohet...
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka njoftuar se nesër do t...
Vendi ynë në pjesën e parë të ditës parashikohet të ketë v...
Bashkimi Evropian ka akuzuar talibanët se "kanë dështuar t...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se forcat ...
Të paktën 41 vetë humbën jetën dhe 45 u plagosën nga një z...
Sipas shifrave zyrtare, prindërit i financojnë fëmijët e t...
Aktori dhe regjisori i njohur, Astrit Çerma ka reaguar...
Kristaq Dhamo, kineasti i mirënjohur shqiptar mbylli s...
Kineasti i mirënjohur Kristaq Dhamo është ndarë nga je...
Pas 40 vitesh karrierë si piktor, Anastas Kostandini, i nj...
Monedhat e huaja e mbyllin javën pa ndryshuar kurs. Edhe ...
Politikanët gjermanë në nivel federal dhe të landeve janë ...
Sot në tregun valutor dollari amerikan blihet me 113.3 lek...
Monedhat e huaja kanë një qëndrueshmëri në blerje dhe shit...