Vrasja e efektivit në Maliq/ Detaje të reja, zbardhen emrat dhe rrethanat e ngjarjes
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...

Banka Credins, sot një nga 2 bankat më të mëdha në tregun bankar Shqiptar, ka ndërmarrë iniciativa të njëpasnjëshme, të bukura dhe inovative duke dashur të jetë jo vetëm afër klientëve, por mbi të gjitha në linjë me tendencat e reja të zhvillimeve teknologjike duke u mbështetur në avantazhet e saj më të forta për një menaxhim sa më të mirë të klientëve.
Lançimi i aplikacionit Credins Online në vitin 2013, ishte një nga projektet më inovative, një aplikacion i aksesueshëm nga çdo smartfone, tablet dhe desktop, duke mundësuar kryerjen e çdo transaksioni bankar në mënyrë të pavarur nga çdo klient 24/7.
“Banka në dorën tuaj”, është slogani që simbolizon perfekt atë çfarë ofrojmë sot për të gjithë klientët tanë duke filluar që nga pagesat e faturave mujore, transfertat brenda dhe jashtë Shqipërisë me çdo furnitor, aplikime për produkte të ndryshme bankare, këmbime bankare, si dhe për të funksionuar në çdo moment me llogaritë e tyre bankare tanimë të gjitha online!
Sikurse thekson drejtoresha e IT pranë bankës Credins, znj. Valbona Dhjaku: “Me kalimin e viteve, aplikacioni është përmirësuar gjithmonë e më shumë dhe funksionalitetet u shtuan duke e bërë Credins Online aplikacionin ideal për çdo shqiptar. Dita-ditës Credins Online pëson ndryshime dhe risi teknologjike me qëllim kryesor lehtësimin e veprime bankare klientëve duke i kryer tanimë shumicën në mënyrë digjitale”.
Aplikacioni ka qenë përherë në fokus për sa i përket promovimit, ku vazhdimisht janë bërë fushata të formave të ndryshme në TV, radio, gazeta, revista, blog apo rrjete sociale për të informuar si dhe sensibilizuar klientët tanë në përdorimin e tij. Mund të përmendim Credins Testimonials, ku shumë klientë tanë individë apo biznese kanë folur për përdorimin e aplikacionit, sigurinë e tij, lehtësirat që u ka krijuar, si dhe veprimet e shumta bankare që kryejnë përditë me të.

Një mënyrë tjetër për t’i informuar klientët tanë në përdorimin e aplikacionit ka qenë eventi, “Think Green, Go Digital”, i organizuar nga Credins Bank. I mbajtur në Tiranë, Durrës dhe Korçë, eventi promovoi zhvillimet dhe inovacionin drejt transformimit digjital të bankës.
Të ftuar në këto evente ishin biznese dhe individë, të cilët u ritakuan me stafin si dhe u njohën nga afër me risitë dhe zhvillimet më të fundit teknologjike të bankës Credins rreth projekteve digjitale, me një fokus të veçantë tek aplikacioni Credins Online.
Klientëve u prezantuan gjithashtu disa tutorialë se si të kryejnë veprimet bankare online si dhe stafi ynë i dedikuar u foli më shumë se çfarë veprimesh bankare mund të kryen nëpërmjet aplikacionit. Një organizim tepër i bukur si dhe një mënyrë shumë e mirë për klientët tanë të mësonin më shumë rreth digjitalizimit të bankës Credins, ku përveç aplikacionit u fol për shume projekte interesante e inovative që janë ndërmarrë në vite.
Ajo çfarë sot na diferencon, është gjithashtu, një kulturë korporative për një zhvillim të qëndrueshëm, duke mbështetur nisma dhe aktivitete të cilat kanë të bëjnë me zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë, luftën ndaj varfërisë, zhvillimin e arsimit, inovacionit, por dhe me një fokus të veçantë në mjedis. Ndaj, sot sjellim jo vetëm një aplikacion bankar, i cili ofron një mundësi fantastike për secilin klient për të aksesuar bankën direkt, po mbi të gjitha një mundësi për të ulur ndotjen në mjedis duke përdorur aplikacionet dhe kanalet digjitale.
Banka Credins ka qenë gjithmonë inovative në lançimin e shërbimeve të reja, për të ofruar një portofol të shumëllojshëm produktesh dhe shërbimesh bankare për cilindo klient kudo që ndodhet në linjë me risitë teknologjike.
Dega Cashless, Dega Smart, Banka Lëvizëse, lançimi i të parës platformë crowdfunding në Shqipëri SMILE për mbledhje të fondeve nga publiku, lëshimi i kartave contactless, ofrimi i shërbimit e-commerce etj., janë disa prej projekteve të tjera të bukura të lançuara përgjatë rrugëtimit tonë. Këto janë vetëm disa prej risive teknologjike të implementuara në bankën Credins, pasi sigurisht ka dhe shumë të tjera në proces.
Pas suksesit të Credins Bank qëndron një ekip drejtues me vizion e perspektivë të qartë për të përqafuar zhvillimet e kohës si dhe një armatë e tërë prej rreth 1000 punonjësish në të gjitha degët dhe njësitë e bankës që janë aty për t’u shërbyer klientëve kudo dhe në çdo kohë.
Paratë e drogës dhe të krimit nuk mund të legalizohen ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka ripërsëritur qëndrimin ...
Kryeministri Edi Rama në takimin konsultues me biznese...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka dhënë katër arsye se...
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e financave dhe Ekonom...
Inflacioni në eurozonë parashikohet të rritet në "vlerë hi...
Monedha europiane dhe dollari nuk kanë pësuar ndryshime në...
Edhe ditën e sotme, euro nuk ka përmirësim. Ashtu si d...
Ish-ministri i Ekonomisë, Zef Preçi, deklaroi se kriza...
Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliv...
Euro ka rënë nën dollarin për herë të parë në gati 20 ...
Vlera e euros u barazua të martën me atë të dollarit a...
Euro ndodhet në ditët e saj më të këqija. Ajo po tregtohet...
Euro dhe dollari janë barazuar për herë të parë në 20 ...
Vlera e euros u barazua të martën me atë të dollarit a...
Fatos Çoçoli, ekspert ekonomie, komentoi në një interv...
Për herë të parë në 20 vite euro është barazuar me dollari...
Edhe ditën e sotme, monedha europiane dhe dollari kanë pës...
Çmimet e pasurive të paluajtshme në vend janë rritur m...
Monedha europiane dhe dollari kanë pësuar ndryshime në...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...