Paundi thellon krizën/ Ja me sa këmbehen sot monedhat e huaja
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...

Marketet e vogla mbeten pa furnizime qumështi. Tatimet: Të përdorin autofaturimin për blerjet nga fermerët.
Prej ditës së hënë, pas nisjes së aksionit të tatimorëve, në shumë markete të vogla në Tiranë është ndërprerë furnizimi me qumësht të freskët të prodhuar nga fermerët.
Sipas një vëzhgimi të bërë nga Monitor, situata është e ngjashme në shumë lagje të kryeqytetit, përfshirë Astirin, Freskun dhe zonën "5 Maji".
Tregtarët e marketeve, të kontaktuar, pohojnë se janë të paqartë për mënyrën se si duhet të veprojnë në lidhje me lëshimin e faturave.
Ndërsa furnizohen me sasi të konsiderueshme qumështi të freskët direkt nga fermerët e zonave rurale të Tiranës, ata nuk dinë se si ta formalizojnë këtë proces për faturim.
Fermerët nga ana e tyre pohuan se janë të pajisur me NIPT, por pavarësisht kësaj, prej tri ditësh qumështi i tyre po refuzohet nga njësitë e vogla të tregtimit.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) sqaron për Monitor se referuar udhëzimit nr.16, datë 03.04.2020, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, të gjitha njësitë tregtare pa përjashtim që blejnë mallra nga prodhuesit bujqësorë e blegtoralë duhet të shoqërohen me faturë të fiskalizuar, të llojit autofaturim.
Skema për faturimin e mallrave të blera direkt prej fermerëve, nga një market lagjeje, bar, restorant apo supermarkete të mëdha është e njëjtë, si në rastin e tregtimit të mallrave bujqësore apo blegtorale te përpunuesit apo grumbulluesit e mëdhenj.
“Pra, në rast se një biznes, qoftë ky market i lagjes, bar, restorant apo çdo lloj njësie tjetër për mallrat bujqësore apo blegtorale nuk furnizohet nga një grumbullues apo përpunues, por direkt nga fermeri, detyrimin për lëshimin e autofaturës e ka blerësi. Edhe në këtë rast autofatura e ngarkuar në sistem bëhet nga blerësi, me të dhënat e shitësit.
Autofatura nevojitet të firmoset edhe prej shitësit që në këtë rast është fermer, me qëllim gjurmueshmërinë e mallit për sigurinë ushqimore”, sqaron DPT.
Pra, marketi i lagjes që në këtë rast mund të konsiderohet grumbulluesi i vogël i qumështit të freskët të fermerit, pavarësisht se ky i fundit është i pajisur me NIPT apo pa NIPT bujqësor, mund t’i lëshojë fermerit autofaturë për mallin e blerë.
Për rastet kur fermeri nuk është i pajisur me NIPT bujqësor, Tatimet sqarojnë se me qëllim gjurmueshmërinë e produktit të shitur, nevojitet të shënohet në autofaturë vetëm emri i individit që ka shitur produktin dhe autofatura të firmoset prej shitësit.
Fermeri pavarësisht nëse është i pajisur me NIPT apo jo ka të drejtë të tregtojë produktet tij blegtorale në dyqanet e vogla ushqimore, ndërsa detyrimin për lëshimin e faturës fiskale e ka blerësi.
Skema është e njëjtë edhe nëse fermeri qumështin e çon në pikat e grumbullimit dhe përpunimit, detyrimin për lëshimin e faturës fiskale (autofaturës për shitjen) e ka blerësi.
Pra, përpunuesi apo grumbulluesi i licencuar ka detyrimin e lëshimit të autofaturës nëpërmjet ngarkimit në sistemin SelfCare.
Prej disa ditësh tatimorët kanë nisur aksionin për kontrollin e tregtimit të produkteve bujqësore.
Administrata Tatimore thekson sërish se fokusi i aksionit është forcimi i kontrollit në terren mbi lëshimin e autofaturës për tregtimin e produkteve blegtorale, te tregjet e mëdha të tregtimit të mallrave bujqësore, thertoret, baxhot dhe më pas grumbulluesit dhe përpunuesit e mëdhenj.
Tatimet pohojnë se tregtarët e vegjël dhe ambulantët nuk janë në fokus të aksionit. Nëpërmjet këtij aksioni tatimet synojnë të rrisin të ardhurat, dhe të forcojnë sistemin për gjurmueshmërinë e mallit./Monitor.al
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Shpenzimet e pushtetit vendor për 5-mujorin e parë 2025 ev...
Aksioni i nisur nga administrata tatimore me fokus forcimi...
Pas përfundimit të aksionit për kontrollin e tregtimit me ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Viti i kaluar ishte viti më i ngrohtë i regjistruar si në ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Çmimi i Bitcoin arriti një nivel rekord, pasi kriptomonedh...
Presioni në rritje në tregun e qirave është reflektuar edh...
Teksa pritshmëritë ishin që turizmi të kishte një rritje r...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Që nga momenti kur ndryshimet klimatike u njohën gjerësish...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Tatimet kanë nisur arkëtimin e TVSH-së nga kompanitë e mëd...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko zhvilloi sot...
Hyn në fuqi rregullorja që i hap rrugë njohjes së periudha...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, u zotua t'u ...
Hungaria po shqyrton uljen e moshës së votimit si pjesë të...
Një seri sulmesh me dronë ukrainas kanë vrarë shtatë punët...
Në një paralajmërim të fortë pas natës së shtatë të sulmev...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...