Mbahet protesta e shtatë në Tiranë kundër qeverisë
Këtë të shtunë po mbahet protesta qytetare e radhës në qen...
Këtë të shtunë po mbahet protesta qytetare e radhës në qen...

Tatimet kanë nisur arkëtimin e TVSH-së nga kompanitë e mëdha si Netflix, Airbnb dhe Booking.com, që ofrojnë shërbime për qytetarët shqiptarë. Këto kompani tani janë të detyruara të regjistrohen dhe të paguajnë taksa në Shqipëri. Por a do të rriten çmimet për përdoruesit? Çfarë do të ndodhë me qiradhënësit e pronave në Booking.com dhe AirBnb?
Kush përdor platformën Netflix dhe paguan për shembull një tarifë prej 9.99 euro në muaj, tarifa nuk do t’i ndryshojë edhe pse Netflix ka hapur filialin tatimor në Shqipëri, që i paguan 20% TVSH shtetit shqiptar për të ardhurat që gjeneron nga përdoruesit vendas. Edhe një prind që blen lojëra elektronike për fëmijët në platformën Roblox do të vijojë të paguajë të njëjtën tarifë prej 3.49 eurosh për shërbimin.
Netflix, përfshirë kompanitë e tjera ndërkombëtare të qiradhënies, si: AirBnb apo Booking.com, janë ndër të parët që tashmë kanë regjistruar përfaqësitë tatimore në Shqipëri, me qëllim pagimin 20% të TVSH-së mbi të ardhurat që sigurojnë prej përdoruesve shqiptarë
TVSH-ja për shtetin shqiptar llogaritet mbi komisionet apo tarifat që paguajnë përdoruesit vendas të këtyre platformave dhe paguhet nga vetë kompania, nëpërmjet një përfaqësuesi tatimor të regjistruar në Shqipëri.
Pra konsumatori nuk do të ngarkohet me tarifë shtesë.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) pohon se gjatë fazës së parë të procesit synohet regjistrimi i përfaqësuesve tatimorë të kompanive ndërkombëtare, shërbimet e të cilave përdoren nga shqiptarët. Për evidentimin e tyre, Administrata Tatimore pohon se ka përdorur vetëm burime të hapura, si interneti dhe media.
DPT sqaron se nga regjistrimi i filialeve me qëllim arkëtimin e TVSH-së, përdoruesi shqiptar nuk do të preket nga rritja e tarifave. Për rastin e Netflix, nga regjistrimi i përfaqësuesit tatimor të kompanisë në Shqipëri, nuk pritet të ndodhë edhe në të ardhmen rritje tarifash të pajtimit mujor që paguhet nga përdoruesit, pasi TVSH-ja që arkëton shteti shqiptar, është e paracaktuar dhe depozituar nga kompania.
“Për shkak të mungesës së një përfaqësie tatimore në Shqipëri, Administrata Tatimore ka ndërmarrë hapa për t’i detyruar këto subjekte të regjistrohen për qëllime tatimore, me synim rritjen e formalizimit dhe mbledhjen e të ardhurave që rrjedhin nga aktiviteti i tyre ekonomik në territorin shqiptar. Edhe pse disa kompani të huaja janë regjistruar për të paguar taksa në Shqipëri, përdoruesit nuk do të paguajnë më shumë.
Nuk do të rritet çmimi për ata që kanë pajtim mujor në Netflix apo shërbime të ngjashme. Tarifa mujore mbetet po ajo, për shembull 9.99 euro për Netflix. Edhe në të ardhmen nuk pritet rritje e tarifave, pasi kjo TVSH është e paracaktuar dhe e depozituar nga kompania”, sqaroi Drejtoria e Përgjithshme Tatimore.
Nga Tatimet deri tani janë evidentuar 24 kompani ndërkombëtare, të cilat sigurojnë të ardhura nga përdoruesit shqiptarë, për të cilët po merren masa për të regjistruar filialet e tyre në Shqipëri, me qëllim arkëtimin e TVSH-së. Sipas Tatimeve kompanitë operojnë në sektorin e turizmit, teknologjisë së argëtimit dixhital, punësimi i pavarur dhe edukimi online.
Masat e marra për vjeljen e TVSH-së mbështeten në zbatimin të ligjit “Për procedurat tatimore” dhe për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Vijimi i saj po ndërmerret edhe në kuadër të implementimit të prioriteteve dhe masave të Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave 2024–2027, si dhe Strategjisë së Administratës Tatimore 2024–2028.
Një nga prioritetet kryesore është ulja e hendekut të TVSH-së, një nga masat për arritjen e këtij objektivi është formalizimi i tregtisë dhe shërbimeve online.
Më herët, nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë, Tatimet rikujtuan kompanitë ndërkombëtare për përmbushjen e detyrimit të regjistrimit të filialit tatimor në Shqipëri.
Tatimet, projekt pilot për identifikimin e qiradhënësve të pronave në Booking dhe AirBnb
Pas përfundimit të fazës së parë për regjistrimin e përfaqësuesve tatimorë të kompanive ndërkombëtare, shërbimet e të cilave përdoren nga shqiptarët, më tej Tatimet do të marrin nisma për identifikimin e plotë të numrit të qiradhënësve shqiptarë që gjenerojnë të ardhura nëpërmjet AirBnb apo Booking.com.
Drejtoria e Hetimit po harton një projekt pilot për evidentimin e këtyre të dhënave nëpërmjet përfaqësuesve tatimorë në Shqipëri, që japin prona me qira në platformat Booking apo AirBnb.
Projekti parashikon që numri i qiradhënësve të identifikuar nëpërmjet komisioneve të paguara, për formalizimin të kryqëzohen me një sërë të dhënash, përfshirë deklarimet në Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) për 2024, me qëllim mbajtjen 15% të tatimit në burim për të ardhurat e patatuara.
Për 2024, risi ishte detyrimi i deklarimit në DIVA, edhe të ardhurat mbi 50 mijë lekë që një individ ka realizuar gjatë vitit, për të cilat nuk është mbajtur tatim përfundimtar në burim.
Edhe në rast se ky individ nuk kishte realizuar një total të ardhurash vjetore mbi 1,2 mln lekë (vetëm nëse të ardhurat janë mbi 1,2 mln lekë individi ka detyrim për plotësim e DIVA), por kishte realizuar mbi 50 mijë lekë në vit të ardhura të cilat nuk ishin tatuar, kishte detyrimin për plotësimin e DIVA-s.
Pra mund të mos kenë realizuar një total të ardhurash mbi 1,2 milionë lekë, por kanë realizuar mbi 50 mijë lekë dhe nuk janë të tatuara, në këtë rast do të duhet të deklarojnë DIVA-n.
Të ardhura të tilla mund të jenë: Të ardhurat nga qiradhënia, kur qiramarrës është një individ i paregjistruar si tatimpagues tregtar, i vetëpunësuar apo entitet; Të ardhura të realizuara jashtë territorit të Shqipërisë, pavarësisht nëse janë taksuar apo jo; të ardhura të tjera të çfarëdoshme, për të cilat paguesi nuk ka mbajtur tatim në burim, megjithëse mund të ketë pasur detyrimin ligjor për mbajtjen e tatimit në burim.
Si funksionon skema për pagesën e TVSH-së nga përfaqësitë tatimore?
Kompanitë ndërkombëtare që fitojnë të ardhura nga përdoruesit në Shqipëri (si Netflix, Airbnb, Booking etj.) duhet të paguajnë 20% TVSH mbi të ardhurat që marrin këtu.
Sipas Tatimeve, TVSH nuk merret nga qytetari, por nga vetë kompania ndërkombëtare, nëpërmjet një përfaqësuesi të regjistruar në Shqipëri. Tatimet sqarojnë se TVSH paguhet mbi komisionin apo tarifën e siguruar si e ardhur nga përdoruesi shqiptar.
P.sh. individët shqiptarë që publikojnë banesat apo apartamentet për qiradhënie në Booking.com, për shërbimin e ofruar i paguajnë kompanisë një komision prej 12% mbi totalin e arkëtuar mujor prej qiradhënies.
Pra nëse të ardhurat mujore nga qiradhënia janë 524 euro, vlera e komisionit që i paguhet Booking.com llogaritet 62.8 euro. Ndaj këtij komisioni të siguruar nga përdoruesit shqiptarë, kompania Booking.com është e detyruar të paguajë 20% TVSH për Tatimet shqiptare, pas regjistrimit të përfaqësisë tatimore në vend.
“Për shërbimet e ofruara nga kompanitë ndërkombëtare, individët shqiptarë paguajnë një tarifë ose komision. Administrata Tatimore kërkon 20% TVSH ndaj totalit të këtij komisioni të paguar, që përbën të ardhurën që kompania siguron në Shqipëri.
Komisioni ose tarifa paguhet nga individët brenda vendit. TVSH-ja llogaritet çdo muaj nga përfaqësuesit tatimorë të regjistruar në vend, bazuar në të ardhurat e arkëtuara nga Shqipëria mbi bazën e komisioneve ose tarifave të pajtimit”, sqaron administrata.
Të ardhurat nga TVSH të arkëtuara nga përfaqësitë tatimore
Sipas të dhënave të DPT-së në total për 4 vitet e fundit, përkatësisht nga 2021 deri në 2024, është arkëtuar 1,8 miliardë lekë, apo rreth 18,5 milionë euro TVSH nga përfaqësitë tatimore të kompanive të huaja. Për vitin 2024 është arkëtuar TVSH me vlerë 748 milionë lekë. Krahasuar me 2023, arkëtimet janë rritur me 55%.
Nga të dhënat konstatohet rritje e ndjeshme e detyrimeve tatimore të paguara nga kompanitë ndërkombëtare që arkëtojnë të ardhura nëpërmjet përdoruesve shqiptarë, duke reflektuar efektin e masave që po ndërmerren.
“Gjatë këtij procesi janë arritur rezultate pozitive, veçanërisht në regjistrimin e përfaqësuesve tatimorë të kompanive ndërkombëtare që merren me qiradhënien e banesave.
Kompanitë si Booking.com dhe Airbnb tashmë janë të regjistruara me përfaqësues tatimor në Shqipëri. Ndër të parët që është regjistruar ka qenë AirBnb, Booking.com është regjistruar që dy vite më parë. Netflix gjithashtu ka përfaqësues tatimor në Shqipëri dhe ushtron aktivitet të rregullt.
Gjithashtu, së fundmi administrata i është drejtuar edhe kompanisë TripAdvisor për regjistrim.Kemi gjithashtu tatimpagues që na kanë njoftuar dhe kërkojnë që t’u jepet kohë për t’i regjistruar me një përfaqësues tatimor në Shqipëri, por ka edhe tatimpagues që ende nuk janë përgjigjur”, sqaron DPT./ Revista Monitor
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko zhvilloi sot...
Hyn në fuqi rregullorja që i hap rrugë njohjes së periudha...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Në regjistrin e ri elektronik që bashkitë do të ngrenë me ...
Ndryshimet e mesvitit të buxhetit 2025 që u miratuan pak d...
Një familjeje mesatare shqiptare i duhen mesatarisht 16.3 ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Guvernatori Sejko priti sot Ambasadorin e ri të Mbretërisë...
Subvencioni i buxhetit për skemën publike të pensioneve po...
Shqipëria po përballet me një paradoks, ku çmimet e ushqim...
Një europian shpenzon mesatarisht rreth 91 euro kur udhëto...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Çmimet ndryshojnë ndjeshëm midis vendeve në Evropë. Por si...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Konfuzion për faljen e detyrimeve të tatimpaguesit dhe ind...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Përgjatë 2017–2024, Shqipëria ka shfaqur një rritje gradua...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Papa Leo XIV mbërriti këtë të shtunë në Madrid, ku nisi pj...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...