Sa shpenzojnë turistët europianë në një natë, në Shqipëri vijnë më “koprracët”
Një europian shpenzon mesatarisht rreth 91 euro kur udhëto...

Shqipëria po përballet me një paradoks, ku çmimet e ushqimeve për herë të parë në histori e tejkaluan mesataren e Bashkimit Europian, por ndërkohë vendi ka peshën më të lartë të bujqësisë në të gjithë Europën.
Të dhënat e fundit të Eurostat bënë të ditur se sektori i “bujqësisë, peshkimit dhe pyjeve” kontribuoi me 17.9% në krijimin e vlerës së përgjithshme ekonomike të Shqipërisë në vitin 2024. Kjo peshë është shumë më e lartë sesa mesatarja e Bashkimit Europian prej 1.7%, por dhe më shumë se dyfishi krahasuar me shtetet e rajonit.
Në vend të dytë është Kosova, ku bujqësia sjell 8.8% të vlerës së shtuar bruto[1]. Në vend të tretë është Maqedonia e Veriut, me 8.8%, e ndjekur nga Mali i Zi me 6.5%, Turqia me 6.3% dhe Bosnjë Hercegovina me 5%.
Në rajon, peshën më të ulët të bujqësisë e ka Serbia, me 3.7%, duke qenë më poshtë edhe se Greqia (3.8%) dhe Kroacia (4.1%).
Në Shqipëri, kontributi i bujqësisë në ekonomi ka ardhur duke u ulur në vite, teksa në vitin 2019, ky tregues ishte 21%, por sërish vendi mbetet më bujqësori në Europë. Fakti që jemi vendi më bujqësor në Europë nuk ka ndihmuar aspak që qytetarët e vendit të kenë produkte ushqimore më të lira. Përkundrazi.
Të dhënat e tjera të Eurostat treguan se për herë të parë që nga viti 2005, kur njësia europiane e statistikave mat të dhënat, indeksi i Çmimeve të Ushqimeve dhe Pijeve joalkoolike për Shqipërinë e ka lehtë kaluar nivelin 100% (100.1%).
Kjo do të thotë se çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë 1% më të shtrenjta se mesatarja e Bashkimit Europian, në një kohë që të ardhurat sipas metodës së fuqisë blerëse janë sa 41% e mesatares së BE-së. Produktet më të shtrenjta ushqimore për familjet shqiptare në raport me BE-në janë vezët, djathi dhe qumështi, që kanë kërcyer në 131% të mesatares së BE-së, nga 119.5% vitin e mëparshëm.
Shqipëria i ka çmimet më të shtrenjta dhe në raport me vendet e rajonit. Serbët blejnë ushqimet me çmime që janë sa 96.4% e mesatares së BE-së. Në Mal të Zi ushqimet kushtojnë sa 84.4% e mesatares së BE-së, në Bosnjë sa 83.2% dhe më të lirat, jo vetëm në Europë, por dhe në rajon janë në Maqedoninë e Veriut, sa 73.4% e mesatares së BE-së.
Bujqësia shqiptare vuan nga problematika të thella që nisin nga që copëzimi i tokës, që nuk mundëson ekonominë e shkallës, subvencionimet më të ulëta se vendet e rajonit, konkurrueshmërinë e ulët, ndërprerjen e zinxhirit të vlerës si dhe emigrimin që ka ulur disponueshmërinë e fuqisë punëtore.
Të dhënat e fundit të INSTAT bënë të ditur se sektori i blegtorisë është në rënie të lirë si për nga numri i krerëve dhe nga sasia e prodhimit. Sipas INSTAT u shënuan rënie të krerëve në të gjitha llojet e kafshëve për mish dhe qumësht, duke përfshirë edhe pulat gjate vitit 2024 në krahasim me 2023. Rënia e numrit të krerëve u reflektua edhe në nën-produktet mish dhe bulmet./ Revista Monitor
Një europian shpenzon mesatarisht rreth 91 euro kur udhëto...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Çmimet ndryshojnë ndjeshëm midis vendeve në Evropë. Por si...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Konfuzion për faljen e detyrimeve të tatimpaguesit dhe ind...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Përgjatë 2017–2024, Shqipëria ka shfaqur një rritje gradua...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Shqipëria është vendosur në fund të listës për cilësinë e ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Guvernatori i Bankës Së Shqipërisë, Gent Sekjo njoftoi sot...
I nxehti ekstrem që po bëhet i zakonshëm në periudha më të...
Një draftligj “Për mbrojtjen e konsumatorit” sjell një qas...
Në totalin e pensioneve të pleqërisë më shumë e gjysma e t...
Paraja që qarkullon jashtë kanaleve bankare, ose cash, ka ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Historia e ekonomisë botërore është e mbushur plot me epis...
Për shkak të vështirësive me rënien e kontratave nga partn...
Të ardhurat e Bashkisë Tiranë kanë shënuar një tkurrje të ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...