52% e pensionistëve nuk morën pension të plotë në 2024-ën
Në totalin e pensioneve të pleqërisë më shumë e gjysma e t...

Një draftligj “Për mbrojtjen e konsumatorit” sjell një qasje tërësisht të ndryshuar sa i takon kësaj fushe duke synuar sipas relacionit përafrimin me direktivat e Bashkimit Europian.
Drafti u hodh për konsultim nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
“Qëllimi themelor i projektligjit është të sigurojë një nivel të lartë, të njëjtë dhe efektiv mbrojtjeje për konsumatorët shqiptarë, duke vendosur garanci të qarta për transparencën kontraktore, informimin para-kontraktor dhe të drejtën për heqje dorë, mekanizma më të fortë për mjetet juridike dhe zbatimin administrativ, dhe dispozita të reja për riparimin e produkteve, mbrojtjen në platformat digjitale dhe reklamimin e gjelbër” thuhet në relacion.
Ligji ka një total prej 240 nenesh që përfshijnë thuajse çdo aspekt, por një prej tyre është ajo e lidhur me çmimet dhe transparencën që duhet të kenë tregtarët karshi konsumatorit. Kështu neni 12 ndalet gjerësisht në këtë pjesë nën emërtimin “treguesi i çmimit”.
Sipas nenit, çdo produkt që i ofrohet konsumatorit, duhet të ketë të shënuar çmimin e shitjes:
a) për produktet e paketuara duhet të jepen çmimi për sasinë e paketuar dhe çmimi për njësi;
b) për produktet që nuk janë të paketuara dhe maten në prani të konsumatorit jepet vetëm çmimi për njësi;
c) për produktet e shitura në sasi është i detyrueshëm përdorimi i instrumentit matës;
ç) në rastet kur çmimi i produktit për njësi është i njëjtë me çmimin e shitjes së tij, është e mjaftueshme vendosja e çmimit të shitjes së produktit.
“Për të gjitha shërbimet, që u ofrohen konsumatorëve, është i detyrueshëm shënimi i çmimit të shërbimit të ofruar. Nëse shërbimi përbëhet nga disa pjesë të ndryshme e të veçanta, jepen çmimi i secilës prej tyre dhe çmimi përfundimtar. Nëse në çastin e lidhjes së kontratës nuk është dhënë ende çmimi përfundimtar, ofruesi i shërbimit është i detyruar të tregojë metodën e përllogaritjes së tij.
Treguesit e çmimit të produktit të ofruar duhet të jetë të qartë, lehtësisht të dallueshëm dhe të lexueshëm.
Çmimi i shitjes së produktit të ofruar shprehet vetëm në lekë.
Pikat e këtij neni, me përjashtim të pikës 4, nuk zbatohen për produkte të përftuara nëpërmjet ankandit, si dhe për shitjen e sendeve antike dhe veprave të artit. Gjatë publicitetit, kur bëhet referim te çmimi i shitjes së një produkti, duhet të tregohet gjithashtu edhe çmimi për njësi matjeje, në përputhje me parashikimet e këtij neni” thuhet në këtë nen.
Një tjetër nen përcakton më mënyrat e faturimit duke u ndalur tek shërbime si furnizimi me energji, ujë apo pagesat e telefonisë.
“Shitja e energjisë dhe e furnizimit me ujë llogaritet në bazë të konsumit real dhe vlerësohet nëpërmjet aparateve matëse.
Vlera e konsumit real paraqitet në një faturë, së bashku me çmimin, në mënyrë të qartë, të lexueshme dhe jo të dyshimtë.
Fatura për shërbimet e telekomunikacionit respekton parashikimet e ligjit nr. 54/2024 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”.
Faturat e paraqitura konsumatorit duhet t’i japin atij mundësinë për të verifikuar me përpikëri llogaritjen e shitjes ose shërbimit të siguruar në një afat të caktuar.
Faturat duhet t’i dorëzohen konsumatorit në vendin e banimit, në mënyrë zyrtare (me postë ose dorazi) dhe jo më vonë se pesëmbëdhjetë ditë kalendarike përpara afatit të pagesës së tyre.
Të gjitha shërbimet ndaj konsumatorit për hartimin dhe dorëzimin e faturave janë pa pagesë” thuhet në nenin 18 të projektligjit./ Revista Monitor
Në totalin e pensioneve të pleqërisë më shumë e gjysma e t...
Paraja që qarkullon jashtë kanaleve bankare, ose cash, ka ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Historia e ekonomisë botërore është e mbushur plot me epis...
Për shkak të vështirësive me rënien e kontratave nga partn...
Të ardhurat e Bashkisë Tiranë kanë shënuar një tkurrje të ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Deficiti i llogarisë korrente u ngushtua për tremujorin e ...
Raporti mes kontribuuesve dhe përfituesve të pensioni po b...
Shqipëria po përballet me një situatë të rënduar energjeti...
Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor vijojnë të përballen me n...
Vlera e rezervave të arit të Bankës së Shqipërisë ka arrit...
Në gjysmën e parë të vitit 2025, Shqipëria ka shënuar një ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Vera e vitit 2025 vjen me çmime më të larta, por edhe me m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Në një kontinent që mat progresin me statistika, renditjet...
Aktualisht, bota po përballet me sfida të reja gjeopolitik...
Ulet numri i bebeve që përfituan bonusin për periudhën jan...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...