Fasonët paralajmërojnë sërish mbyllje fabrikash dhe shkurtime të vendeve të punës/ Masat e propozuara
Për shkak të vështirësive me rënien e kontratave nga partn...

Historia e ekonomisë botërore është e mbushur plot me episode të dokumentuara të marrëzisë kolektive. Shpesh ato janë shndërruar në kriza që kanë gjunjëzuar ekonomitë e perandorive të mëdha të globit, si kriza e aksioneve të Misisipit apo fluska e Detit Jugor. Në raste të tjera, ato kanë rrënuar jetët e mijërave individëve si Tullumbacja e Tulipanëve hollandez.
Por pavarësisht leksioneve të pafundmë të historisë, një nga vetitë më magjepsesë të njerëzimit është harresa. Ndryshe krizat e marrëzisë kolektive nuk do të përsëriteshin prapë dhe prapë.
Shikoni Shqipërinë. Ndonëse ka një përvojë të shkurtër me ekonominë e lirë, Shqipëria ka disa episode të marrëzisë kolektive. Fillimisht ishin skemat piramidale të viteve 1996-1997. Disa vite më vonë kriza e besimit në sektorin bankar nga deklaratat e një prifti. Dhe së fundmi, euforia e ngjitjes në lartësi me rrokaqiej 100 katësh, e cila mori trajtën e marrëzisë kolektive katër apo pesë vje më parë. Një lloj fluturimi në lartësi, por me presh nga pas.
E megjithatë, budallallëku kolektiv i kullave shumëkatëshe tashmë po përballet me realitetin cinik të mundësive, ndërsa ata që menduan se do të fluturonin lart kanë filluar të ulen me këmbë në tokë. Bashkë me preshin.
Në vitin 2022, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen e zhvillimit për një kullë rreth 60 kate në rrugën e Kavajës, të quajtur Bofill Tower, për nder të arkitektit spanjoll që e ka projektuar. Një vit më vonë, kompania ndërtuese e kullës mori dhe lejen e ndërtimit. Por sot, gati 3 vite më pas, tek Volksëageni nuk ka as kullë, as gropë dhe madje as rrethim.
Për tre vjet rresht, Agron Papuli, është përpjekur me të gjitha mënyrat të gjejë financime për kullën 60 katëshe. Nga tentativa për kredi, tek afrimi i ortakëve të tjerë në projekt, dhe në fund deri tek shitja. Por kredi nuk ka. Investitorë po ashtu, ndërsa blerës as që nuk bëhet fjalë.
Bofill Tower nuk është rrokaqielli i vetëm virtual që qarkullon nëpër Tiranë. Në qendër të Tiranës është një tjetër po e projektuar nga Bofill, por me emrin ekzotik Barcelona. Edhe ajo ka marrë prej kohësh lejen, por kantier në vend nuk ka dhe projekti është drejt anullim.
Më tutje, diku tek ushtari i panjohur gjendet një tjetër çmenduri 100 katëshe, në fakt dy, me emrin Society Towers. Këto janë dy kulla në formë cilindri, që arrijnë deri në 300 metër lartësi. Dhe një tjetër marrëzi cilindrike thuajse 60 katëshe, gjendet në Blevardin Gjergj Fishta, tek ish Universiteti Europian i Tiranës. Pa folur më për pdf-të e panumërta të Bulevardit të Ri.
Sa më shumë kalon kohë, aq më shumë Tirana po “pushtohet” nga kullat e larta fantazmë, që nuk kanë për t’u ndërtuar asnjëherë dhe marrëzia kolektive po zbehet me shpejtësinë e dritës, teksa përplaset me realitetin. Tashmë disa nga këta, që fluturuan me euforinë e rrokaqiejve kanë filluar të kërkojnë ulje katesh. Dhe kjo thotë shumë.
Ata që mendonin se do financonin marrëzinë me para nga diku kishin harruar një detaj të vogël. Pastrimi i parave është kur ti injekton paratë e pista në një aktivitet ekonomik për të marrë mbrapsh fitime të ligjshme. Kur injekton para të pista për të mos marrë më asgjë mbrapsht, ky nuk është pastrim parash, por humbje parash. Dhe as kriminelën më budallenj të globit nuk i djegin kot paratë e tyre.
Për fatin e mirë të Shqipërisë, budalliku kolektiv i kullave 100 katëshe nuk i infektoi bankat. Këto të fundit kanë ndenjur larg aventurave dhe aventurierëve që kërkojnë të tregtojnë asete, të cilat nuk i kanë. Dhe kjo është e rëndësishme të vazhdojë kështu.
Sepse tashmë një gjë është e sigurtë. Euforia e rrokaqiejve po zbehet me shpejtësi. Prova më domethënëse e kësaj janë kantieret bosh të kullave fantazmë, por edhe një episod me një bankier. Ky kërkonte një kullë me 9 kate për të ndërtuar zyrat e bankës. Por rrugës i thanë ta rriste në 16 kate dhe në fund fare leja përfundoi me 21 kate. Tani bankieri thotë nëpër Tiranë, ku t’i çoj unë i gjori 10 kate.
Dhe ky është një sinjal i fortë edhe për Bankën e Shqipërisë. Kanali i vetëm, që marrëzia kolektive e kullave të shndërrohet në krizë financiare dhe ekonomike, është ai bankar. Nëse kjo do të ndodhë, fajtori do të jetë askush tjetër, por vetëm Banka e Shqipërisë./ Kapital.al
Për shkak të vështirësive me rënien e kontratave nga partn...
Të ardhurat e Bashkisë Tiranë kanë shënuar një tkurrje të ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Deficiti i llogarisë korrente u ngushtua për tremujorin e ...
Raporti mes kontribuuesve dhe përfituesve të pensioni po b...
Shqipëria po përballet me një situatë të rënduar energjeti...
Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor vijojnë të përballen me n...
Vlera e rezervave të arit të Bankës së Shqipërisë ka arrit...
Në gjysmën e parë të vitit 2025, Shqipëria ka shënuar një ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Vera e vitit 2025 vjen me çmime më të larta, por edhe me m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Në një kontinent që mat progresin me statistika, renditjet...
Aktualisht, bota po përballet me sfida të reja gjeopolitik...
Ulet numri i bebeve që përfituan bonusin për periudhën jan...
Sektorët prodhues në vend, industria dhe bujqësia, baza e ...
Nga Shkëmbi i Kavajës, në Vlorë, Qeparo, Dhërmi e deri në ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Kosova ka shënuar rënie për tri pozita në Indeksin Global ...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...