Vetëm 9% e bonusit të bebeve u përdor në janar-prill, nga rënia e lindjeve dhe ndryshimet ligjore
Ulet numri i bebeve që përfituan bonusin për periudhën jan...

Aktualisht, bota po përballet me sfida të reja gjeopolitike, gjeoekonomike dhe me kufizime tregtare, ndaj politikat industriale mund të nxisin konkurrueshmërinë dhe rritjen ekonomike të vendeve.
Ky ishte thelbi i një takimi të zhvilluara në datat 26-27 qershor 2025 pjesë në Mbledhjen e Konstituencës së Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit të Bankës Botërore (BB), zhvilluar në Vareze, Itali ku mori pjesë edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.
Takimi mblodhi së bashku guvernatorët dhe ministrat e financave të vendeve anëtare të kësaj konstituence, për të diskutuar mbi zhvillimet më të fundit të ekonomisë botërore dhe ekonomive përkatëse.
Përfaqësues të lartë të FMN-së dhe BB-së prezantuan perspektivat e dy institucioneve për të garantuar stabilitet financiar dhe rritje ekonomike të qëndrueshme dhe afatgjatë.
Gjatë takimit, Guvernatori Sejko prezantoi zhvillimet më të fundit ekonomike në vend, duke theksuar rolin e rëndësishëm që luan Banka e Shqipërisë në stabilitetin makroekonomik.
Ai paraqiti pikëpamjet e Bankës mbi temat kryesore të diskutimit, duke ndarë pikëpamje të ngjashme me institucionet financiare ndërkombëtare, si dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit ekonomik dhe financiar të vendit, si parakusht për rritje të qëndrueshme dhe afatgjatë.
Guvernatori u shpreh se për Shqipërinë, si një ekonomi e vogël dhe e hapur e lidhur ngushtë me Bashkimin Evropian, raundi fillestar i tarifave nga SHBA-ja ka një ndikim të papërfillshëm të drejtpërdrejtë në ekonominë tonë, pasi lidhjet tona tregtare dhe financiare me SHBA-në janë mjaft të kufizuara (rreth 0.2% e PBB-së).
Megjithatë, ai vuri në dukje se një luftë tarifore në shkallë globale do të nënkuptonte rënie të kërkesës për eksporte, inflacion të importuar që do të rriste çmimet e brendshme, si dhe rreziqe potenciale në sektorin financiar, pasi kompanitë e ekspozuara ndaj tregtisë do të përballen me kushte më të vështira.
Nga ana tjetër, qëndrueshmëria mbetet thelbësore për të përballuar krizat e shpeshta dhe të mbivendosura që kërcënojnë zhvillimin ekonomik. Në mbarë botën, vendet po ekspozohen gjithnjë e më shumë ndaj rreziqeve dhe katastrofave natyrore.
Kjo i vendos ato përballë zgjedhjeve për financimin dhe sigurimin e rreziqeve nga katastrofat, të cilat janë thelbësore për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe forcimin e qëndrueshmërisë, e që përfshijnë investime si në reduktimin fizik të rrezikut ashtu edhe në përgatitjen financiare.
Në përfundim, Guvernatori u shpreh se: “- Si bankë qendrore, përparësia jonë është ruajtja e qëndrueshmërisë së çmimeve, garantimi i stabilitetit financiar dhe forcimi i qëndrueshmërisë së ekonomisë, duke u treguar të vëmendshëm ndaj zhvillimeve globale dhe rajonale, dhe pëmirësuar vazhdimisht kuadrin tonë të politikës ekonomike.”
Gjatë takimit duke diskutuar lidhur me zhvillimet në fushën e sistemeve të pagesave, inovacionin në teknologji dhe infrastrukturë, si dhe sfidat e lidhura me to, Zëvendësguvernatori i Bankës së Italisë, z. Luigi Federico Signorini falënderoi në veçanti Guvernatorin Sejko për bashkëpunimin e suksesshëm me Bankën e Shqipërisë lidhur me kontributin dhe lidershipin e treguar për modernizimin e sistemit të pagesave në vend dhe në nivel rajonal./ Monitor.al
Ulet numri i bebeve që përfituan bonusin për periudhën jan...
Sektorët prodhues në vend, industria dhe bujqësia, baza e ...
Nga Shkëmbi i Kavajës, në Vlorë, Qeparo, Dhërmi e deri në ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Kosova ka shënuar rënie për tri pozita në Indeksin Global ...
Konsumi final i popullatës u rrit me vetëm 2.45% në tremuj...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Fondi Shqiptar i Zhvillimit rishpalli këtë të mërkurë proc...
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se ka nisu...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Forcimi i euros po zhvendos ekonominë e vendit nga eksport...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko priti sot n...
Bursat u rritën të martën pasi Presidenti i SHBA-së, Donal...
Sektori i ndërtimit kontribuoi me 14.4% në krijimin e vler...
Drejtoria e Pёrgjithshme tё Tatimeve ka ndarë sot të dhëna...
Dollari u rrit të hënën, ndërsa pasiguria mbi konfliktin I...
Nga rishikimi i buxhetit të vitit 2025 në total do të rial...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Në një kohë kur interneti ka zhvendosur kufijtë fizikë të ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...