Kursi i këmbimit valutor/ Dollari vijon rënien
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...

Konsumi final i popullatës u rrit me vetëm 2.45% në tremujorin e parë të vitit 2025, ky është niveli më i ulët që nga i njëjti tremujor i vitit 2021.
Turistët në rritje duket se nuk po mbulojnë efektin që jep zbrazja e vendit nga emigrimi i lartë i të rinjve. Në janar të vitit 2025 popullsia e vendit u tkurr me më shumë se 27 mijë persona vetëm në një vit.
Konsumi final i popullatës përfaqëson një komponent kyç të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), pasi pasqyron jo vetëm fuqinë blerëse të popullatës, por edhe gjendjen e përgjithshme ekonomike të vendit dhe ndikimet e faktorëve të jashtëm si emigracioni dhe turizmi.
Emigracioni i lartë i moshave të reja ka dobësuar ritmet e rritjes së konsumit sidomos në tremujorët e parë, kur ende nuk ndjehet efekti i turizmit. Çdo vit, mijëra qytetarë largohen për arsye ekonomike, pjesa dërrmuese të rinj duke sjellë një tkurrje të bazës konsumatorë brenda vendit. Kjo ka ndikim direkt në shpenzimet për ushqim, shërbime, arsim e banim. Ikja e të rinjve ka ndikim edhe më të fortë pasi ato janë konsumator më të mëdhenj të ushqimeve, pijeve dhe veshjeve.
Ndërsa emigrimi ka një efekt konstant, turizmi ndikon më shumë në mënyrë sezonale. Zakonisht konsumi ka përmirësim dhe shënon kulmet e rritje në tre-mujorët e dytë.
Të dhënat e zyrtare nga PBB tregojnë e konsumi final i popullatës në Shqipëri është i ndjeshëm ndaj zhvillimeve të jashtëm të tilla si ardhja e turistëve dhe inflacioni i importuar dhe tendencave të brendshëm demografike.
Ndërkohë që turizmi mund të sjellë efekte sezonale pozitive, emigrimi nga ana tjetër po gërryen themelet e qëndrueshmërisë ekonomike dhe jo vetëm të konsumit.
Ritmet rënies së popullsisë janë rritur vitet e fundit sidomos pa pandemisë. Nga viti 2019 më 2025 sipas të dhënave zyrtare popullsia u tkurr me 17 për qind, rënia ka qenë shumë më e fortë të popullsia e re në moshë deri në 29 vjeç.
Pas pandemisë Shqipëria përjetoi zhvillime pozitive sidomos në turizëm ku numri i vizitorëve u rrit me ritme të larta. Më 2025 flukset e ardhjeve janë stabilizuar, teksa të dhënat e 5 mujorit -2025 tregojnë se rritja tyre nuk ka qenë më shumë se 3 %. Vitin e kaluar në këtë periudhë numri i vizitorëve ishte 40 për qind më i lartë se më 2023.
Ekspozimi i ekonomisë tek turizmi dhe shërbimet është rritur vitet e fundit, por mungesa e qëndrueshmërisë mund të ekspozojë ekonominë në të gjithë treguesit e saj. Një ditë më parë INSTAT raportoi se treguesit e punësimit u përkeqësuan në tremujorin e parë të 2025./ Revista Monitor
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Fondi Shqiptar i Zhvillimit rishpalli këtë të mërkurë proc...
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se ka nisu...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Forcimi i euros po zhvendos ekonominë e vendit nga eksport...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko priti sot n...
Bursat u rritën të martën pasi Presidenti i SHBA-së, Donal...
Sektori i ndërtimit kontribuoi me 14.4% në krijimin e vler...
Drejtoria e Pёrgjithshme tё Tatimeve ka ndarë sot të dhëna...
Dollari u rrit të hënën, ndërsa pasiguria mbi konfliktin I...
Nga rishikimi i buxhetit të vitit 2025 në total do të rial...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Në një kohë kur interneti ka zhvendosur kufijtë fizikë të ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Qytetarët shqiptarë, ndonëse paguhen më pak në Europë, me ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Qendra Kombëtare e Biznesit u ka bërë sot një rikujtim të ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Grupi austriak i sigurimeve, Uniqa, njoftoi përmbylljen më...
Çmimet në Shqipëri po rriten shumë shpejt, duke e ngushtua...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të mblidhet ne...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...