Të ftohurit nga korrenti pas djersitjes, nuk është thjesht një mit gjyshesh, por një kërcënim real
A ju ka nxitur ndonjëherë kureshtja se si reagon trupi...
A ju ka nxitur ndonjëherë kureshtja se si reagon trupi...

Forcimi i euros po zhvendos ekonominë e vendit nga eksporti drejt importit.
Të dhëna zyrtare nga INSTAT për 2024 tregojnë se, numri i ndërmarrjeve eksportuese ra në 3.784, duke u ulur me 0,2%, krahasuar me vitin 2023, ndërsa numri i ndërmarrjeve importuese është 14.734 ndërmarrje, duke u rritur me 7,9%, krahasuar me vitin 2023.
Në vitin 2024 eksportet e mallrave janë 373 miliard lekë, duke u ulur 15,4%, krahasuar me vitin 2023. Ndërsa importet e mallrave arritën vlerën 894 miliard lekë, duke u rritur 2,5%, krahasuar me vitin 2023.
Në vitin 2024 pesha e eksporteve në vendet e BE është 72% të eksporteve të mallrave, duke arritur vlerën 267 miliard lekë. Eksportet në vendet e BE u ulën me 15,5%, krahasuar me vitin 2023.
Ndërsa pesha e importeve nga vendet e BE është 52% të importeve të mallrave, duke arritur vlerën 460 miliard lekë. Importet nga këto vende u rritën me 3,6%, krahasuar me vitin 2023.
Gjatë periudhës 2020-2024, vendet partnere në shkëmbimet tregtare mbeten: Italia, Kosova, Greqia, Gjermania, Kina, Turqia, SHBA, etj.
Në vitin 2024 partneri ynë kryesor për eksportet dhe importet vazhdon të jetë Italia. Vlera e eksporteve drejt Italisë është 163 miliard lekë, duke u ulur 13,9%, krahasuar me vitin 2023. Ndërsa vlera e importeve nga Italia është189 miliard lekë, duke u ulur 2,3%, krahasuar me vitin 2023.
Për vitin 2024, më shumë se gjysmën e eksporteve e kryejnë 50 ndërmarrjet më të mëdha (55%), ndërsa më shumë se gjysmën e importeve e kryejnë 100 ndërmarrjet më të mëdha (53%).
Në vitin 2024, dominojnë ndërmarrjet që eksportojnë drejt 1 vendi partner. Ato kryejnë 29%, të vlerës së eksporteve, ndjekur nga ndërmarrjet që eksportojnë drejt 3-5 vende partnere (25%).
Në vitin 2024, dominojnë ndërmarrjet që importojnë nga 10 ose më shumë vende partnere. Këto ndërmarrje kryejnë 58% vlerës së importeve, ndjekur nga ndërmarrjet që importojnë nga 3-5 vende partnere (14%).
Numri i ndërmarrjeve eksportuese, në vitin 2024, është 3.784, duke u ulur me 0,2%, krahasuar me vitin 2023. Në vitin 2024, pesha e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, është 97%.
Pesha e ndërmarrjeve mikro është 50%, ndërmarrjeve të vogla është 34%, ndërmarrjeve të mesme është 14 % dhe ndërmarrjeve të mëdha është 3%.
Në vitin 2024, numri i ndërmarrjeve importuese është 14.734 ndërmarrje, duke u rritur me 7,9%, krahasuar me vitin 2023. Pesha e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme është 99% të ndërmarrjeve importuese gjithsej. Pesha e ndërmarrjeve mikro është 69%, ndërmarrjeve të vogla është 23%, ndërmarrjeve të mesme është 7% dhe ndërmarrjeve të mëdha është 1%.
Në vitin 2024, ndërmarrjet që operojnë në industri dominojnë ndërmarrjet eksportuese. Këto ndërmarrje kryejnë 77% të vlerës së eksporteve, duke u ulur me 19,3%, krahasuar me vitin 2023. Ndërmarrjet që operojnë në tregti dominojnë ndërmarrjet importuese në vitin 2024. Këto ndërmarrje kryejnë 62 % të vlerë së importeve, duke u rritur me 6,6%, krahasuar me 2023./ Revista Monitor
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko priti sot n...
Bursat u rritën të martën pasi Presidenti i SHBA-së, Donal...
Sektori i ndërtimit kontribuoi me 14.4% në krijimin e vler...
Drejtoria e Pёrgjithshme tё Tatimeve ka ndarë sot të dhëna...
Dollari u rrit të hënën, ndërsa pasiguria mbi konfliktin I...
Nga rishikimi i buxhetit të vitit 2025 në total do të rial...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Në një kohë kur interneti ka zhvendosur kufijtë fizikë të ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Qytetarët shqiptarë, ndonëse paguhen më pak në Europë, me ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Qendra Kombëtare e Biznesit u ka bërë sot një rikujtim të ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Grupi austriak i sigurimeve, Uniqa, njoftoi përmbylljen më...
Çmimet në Shqipëri po rriten shumë shpejt, duke e ngushtua...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Drejtoria e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugo...
Ministria e Financave ka publikuar një përmbledhje të perf...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Sektori i pasurive të paluajtshme ka pasur ecurinë më të m...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...