Paraja jashtë banke u rrit me një rekord prej 107 milionë eurosh përpara zgjedhjeve
Paraja që qarkullon jashtë kanaleve bankare, ose cash, ka ...

Në totalin e pensioneve të pleqërisë më shumë e gjysma e tyre, rreth 52 për qind, morën pagesa të pjesshme në vitin 2024 sipas të dhënave zyrtare më 2024. Kjo përqindje u zgjerua me tej nga niveli 49.7% në vitin 2023.
Rritja e personave me pagesa të pjesshme tregon se gjithnjë e më shumë ata që dalin në pension aktualisht nuk përmbushin kriteret për shkak të emigrimit, informalitetit apo ndërprerjes së periudhave të sigurimit.
Të dhënat tregojnë se numri total i pensioneve të pleqërisë arriti në 607,567 në vitin 2024 me rritje vjetore 2.9%, ndërsa numri i pensioneve të pjesshme arriti në 316,781 mijë me zgjerim 7.8% në krahasim me vitin 2023.
Për herë të parë vitin e kaluar më shumë se gjysma e pensionistëve marrin pension të pjesshëm.
Shumë prej përfituesve nuk po arrijnë të plotësojnë periudhën minimale të sigurimit të kërkuar për pension të plotë. Reforma, për të cilën u punua një dekadë dhe nisi të zbatohej në fillim të vitit 2015, pati në themel rritjen e viteve të kontributit për sigurimin shoqëror nga 35 në 40 vjet deri në vitin 2032 dhe rritjen graduale të moshës së daljes në pension për gratë me dy muaj në vit, për të arritur në 63 vjeç në vitin 2032 dhe për të arritur 67 vjeç për të dyja sekset në vitin 2056.
Vitin e kaluar duheshin më shumë se 38 vite me sigurime për të përfituar pension të plotë, por të dhënat zyrtare tregojnë se më 2024 vitet mesatare të sigurimit për pensionet e reja ishin 26.7, shumë më poshtë kriterit për pension të plotë.
Punësimi informal, ku punonjësit nuk regjistrohen ose nuk paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore, ndikon drejtpërdrejt në uljen e periudhave të sigurimit të mbledhura nga individët, duke bërë që më shumë persona të marrin pension të pjesshëm. Të dhënat zyrtare sugjerojnë se ende gati një e treta e punonjësve në Shqipëri punojnë në informalitet. Ko shifër është më e lartë sipas Organizatës Ndërkombëtare të punës (ILO).
Emigrimi i përkohshëm apo i përhershëm i punëtorëve, sidomos i të rinjve, shkakton ndërprerje në kontributet e sigurimeve shoqërore. Kur ata të kthehen ose kërkojnë pensionin kanë periudha të paplota sigurimi dhe marrin pension të pjesshëm.
Rritja e pensioneve të pjesshme ka një ndikim të drejtpërdrejtë dhe shpesh sfidues në cilësinë e jetës së pensionistëve. Pensionet e pjesshme janë më të ulëta se ato të plota, prandaj pensionistët përfitojnë një shumë më të vogël mujore, duke ulur aftësinë e tyre për të përmbushur nevojat bazë si ushqimi, strehimi, shëndetësia dhe shpenzimet e tjera të përditshme.
Për shkak të të ardhurave të ulëta nga pensioni, shumë pensionistë të cilët marrin pension të pjesshëm përballen me rrezikun e varfërisë ose gjendjes sociale të rënduar, veçanërisht ata që nuk kanë ndihmë familjare ose burime të tjera të financimit./ Revista Monitor
Paraja që qarkullon jashtë kanaleve bankare, ose cash, ka ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Historia e ekonomisë botërore është e mbushur plot me epis...
Për shkak të vështirësive me rënien e kontratave nga partn...
Të ardhurat e Bashkisë Tiranë kanë shënuar një tkurrje të ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Deficiti i llogarisë korrente u ngushtua për tremujorin e ...
Raporti mes kontribuuesve dhe përfituesve të pensioni po b...
Shqipëria po përballet me një situatë të rënduar energjeti...
Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor vijojnë të përballen me n...
Vlera e rezervave të arit të Bankës së Shqipërisë ka arrit...
Në gjysmën e parë të vitit 2025, Shqipëria ka shënuar një ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Vera e vitit 2025 vjen me çmime më të larta, por edhe me m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Në një kontinent që mat progresin me statistika, renditjet...
Aktualisht, bota po përballet me sfida të reja gjeopolitik...
Ulet numri i bebeve që përfituan bonusin për periudhën jan...
Sektorët prodhues në vend, industria dhe bujqësia, baza e ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Papa Leo XIV mbërriti këtë të shtunë në Madrid, ku nisi pj...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...