Tatimet sqarojnë aksionin: Ambulantët s’kanë detyrim për faturë apo dokumentacion tatimor
Aksioni i nisur nga administrata tatimore me fokus forcimi...

Shpenzimet e pushtetit vendor për 5-mujorin e parë 2025 evidentojnë zhvendosje të theksuar drejt shpenzimeve të personelit dhe tkurrje të mëtejshme të shpenzimeve kapitale në raport me shpenzime totale.
Personeli zuri 56% të shpenzimeve totale bashkiake në 5 mujorin 2025 nga 52% që zunë vitin e kaluar në këtë periudhë.
Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se shpenzimet për paga dhe kontributet shoqëruese arritën 16,454 milionë lekë, ose rreth 25% më shumë se një vit më parë.
Ndërkohë shpenzimet kapitale zunë 14% të shpenzimeve totale në 5-mujorin 2025 nga 16.6% në vitin 2024.
Shtimi me 25% i shpenzimeve të personelit në vitin 2025 erdhi nga rritja e pagave.
Në anën tjetër, shpenzimet kapitale, matësi kryesor i investimeve publike në infrastrukturë, shërbime dhe asete të reja, kanë mbetur praktikisht të pandryshuara në nivelin: 4,1 miliardë lekë milionë lekë, gati të njëjtin nivel si një vit më parë.
Ndërsa kostot e personelit kanë “ngrënë” një copë më të madhe të tortës së shpenzimeve, hapësira për projekte zhvillimi nuk është zgjeruar, madje realisht është ngushtuar, po të llogariten edhe efektet e inflacionit.
Kontrasti midis ritmit të rritjes së pagave dhe ngrirjes së investimeve po ul produktivitetin e buxheteve vendore, ku shumica e fondeve po përdoren kryesisht për funksionimin e përditshëm, jo për rritje kapacitetesh apo përmirësim shërbimesh.
10 vite nga nisja e zbatimit të reformës territoriale, në vend që të rrisin shërbimet për qytetaret i kanë përkeqësuar ato. Kompetencat dhe territoret e bashkive janë zgjeruar dukshëm pas reformës territoriale të vitit 2015 dhe gjithashtu, edhe kapacitetet financiare.
Reforma shkriu 373 njësi vendore në 61 bashki, ndërkohë fondet janë dyfishuar dhe pushteti i bashkive është i gjerë në komunitetet që drejtojnë, që nga strehimi e deri te kujdesi social, bujqësia, infrastruktura rurale dhe arsimi parashkollor, të cilat nëse zotërohen siç kërkojnë ligjet, ata mund të ndikojnë cilësinë e jetës, po aq edhe sa politikat e qeverisë qendrore.
Por në realitet, cilësia e shërbimeve, jo vetëm që nuk ka ndryshuar që nga reforma, por në shumicën e rasteve, kostoja e tyre është rritur, teksa rajonet e Shqipërisë po zbrazen nga popullsia dhe sidomos të rinjtë.
Komunitetet rurale po përballen me mungesa të mëdha në shërbime dhe në infrastrukturë, teksa bashkitë e vendit nuk janë të afta të zbatojnë dhe të realizojnë buxhetet e tyre të vogla karshi nevojave të mëdha.
BB: Reforma territoriale la fshatin pa shërbime dhe përkeqësoi cilësinë e tyre në qytet
Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se në 2024 pushteti vendor realizoi vetëm 43 për qind të programit të investimeve. Nga 46,3 miliardë lekë të planifikuara u investuan vetëm 19,9 miliardë lekë ose më pak se gjysma e programit./ Revista Monitor
Aksioni i nisur nga administrata tatimore me fokus forcimi...
Pas përfundimit të aksionit për kontrollin e tregtimit me ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Viti i kaluar ishte viti më i ngrohtë i regjistruar si në ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Çmimi i Bitcoin arriti një nivel rekord, pasi kriptomonedh...
Presioni në rritje në tregun e qirave është reflektuar edh...
Teksa pritshmëritë ishin që turizmi të kishte një rritje r...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Që nga momenti kur ndryshimet klimatike u njohën gjerësish...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Tatimet kanë nisur arkëtimin e TVSH-së nga kompanitë e mëd...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko zhvilloi sot...
Hyn në fuqi rregullorja që i hap rrugë njohjes së periudha...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Në regjistrin e ri elektronik që bashkitë do të ngrenë me ...
Ndryshimet e mesvitit të buxhetit 2025 që u miratuan pak d...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu bjellorus Alexa...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...