Këmbimi valutor, 14 nëntor 2025
Këtë të premte, një dollar amerikan do të blihet me 82.8 l...

Detyrimet e papaguara për sigurimet shoqërore kaluan vlerën e 20.2 miliardë lekëve (rreth 200 mln euro) me rritje mbi 9% nga viti 2023 vëren raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit pas një inspektimi në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, nga të cilat rreth 18.9 miliardë lekë (rreth 190 mln euro) janë detyrime të mbatura nga bizneset dhe pjesa tjetër nga ndërmarrjet buxhetore.
Entet publike zotërojnë 6% të totalit të detyrimeve për sigurimet me vlerë mbi 1,2 miliardë lekë. KLSH vëren se pavarësisht se, numri i debitorëve në sektorin publik ka rënë nga 823 në vitin 2023 në 724 subjekte në 2023, vlera totale e detyrimeve të papaguara është rritur ndjeshëm, duke u zgjeruar me rreth 469 milionë lekë krahasuar me vitin 2023. Rritja është veçanërisht e theksuar tek institucionet jo buxhetore, tek të cilat detyrimet pothuajse janë dyfishuar.
Nga ana tjetër, në sektorin privat situata u përkeqësua edhe më tej. Numri i subjekteve debitorë është rritur me 10,606 në vitin 2024, duke e çuar totalin në gati 120 mijë biznese. Detyrimet e papaguara në sektorin privat janë rritur me 1.3 miliardë lekë të tjera në vitin 2024, duke e çuar totalin e detyrimeve në këtë kategori në më shumë se 18 miliardë lekë.
Bizneset e vogla zotërojnë pothuajse 39% të detyrimeve totale të sigurimeve ose 7.85 miliardë lekë. Subjektet juridike (bizneset e mëdha) mbajnë peshën kryesore të borxhit, me 54.9% të totalit, ose mbi 11.1 miliardë lekë.
Në një shkresë zyrtare drejtuar Tatimeve në shtator 2024, ISSH ka paralajmëruar se borxhi në rritje ndikon drejtpërdrejt në përfitimet e individëve. Për shkak se shumë punëdhënës nuk kanë shlyer kontributet, një numër i konsiderueshëm punonjësish nuk mund të marrin shërbime nga skema e sigurimeve shoqërore, pasi listë-pagesat rezultojnë të paverifikuara.
KLSH sugjeroi bashkëpunim më të fortë ndërmjet DPT-së dhe ISSH-së, për të garantuar administrimin e rregullt të kontributeve dhe uljen e stokut të detyrimeve të papaguara, i cili çdo tremujor vijon të jetë progresiv.
Në total, detyrimet e papaguara për sigurimet shoqërore për vitin 2024 përfshijnë 17.18 miliardë lekë principal, 2.08 miliardë lekë gjoba dhe 968 milionë lekë interesa, duke çuar vlerën e përgjithshme të borxhit në 20.22 miliardë lekë.
KLSH zbuloi se stoku i borxhit në detyrimet e papaguar u rrit me rreth 9.6% se një vit më parë. Kjo ecuri tregon rënien e disiplinës së bizneseve për pagesën e sigurimeve të punonjësve si dhe përkeqësimin e situatës financiare të bizneseve edhe dobësitë e administrimit të detyrimeve në sektorin publik.
Në vitin 2023 totali i detyrimeve ishte rreth 18.46 miliardë lekë, ndërsa në vitin 2024 kaloi 20 miliardë lekët, duke e thelluar më tej presionin mbi sistemin e sigurimeve shoqërore dhe duke krijuar pasoja të drejtpërdrejta për punonjësit që nuk u njihet kontributi për shkak të mos-shlyerjes nga punëdhënësit./Monitor
Këtë të premte, një dollar amerikan do të blihet me 82.8 l...
Vitit pas viti aktiviteti ekonomik po përqendrohet në zonë...
Papunësia e ulët dhe rritja e vazhdueshme e pagave ngelet ...
Shqipëria pritet të marrë ekuivalencën e mbikëqyrjes me Ba...
Këtë të enjte, një dollar amerikan do të blihet me 83 lekë...
Qeveria shqiptare do të financojë kontratën koncensionare ...
Yield-et e bonove 12-mujore pësuan një tjetër rënie të leh...
Në datat 12–16 nëntor 2025, në Pallatin e Kongreseve në Ti...
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla gjat...
Këtë të mërkurë, një dollar amerikan do të blihet me 82.9 ...
Banka e Shqipërisë kremton 100-vjetorin e krijimit të inst...
Shefja e FMN-së, Kristalina Georgieva, deklaroi sot se Ban...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka qenë i ...
Këtë të martë, një dollar amerikan do të blihet me 83.1 le...
Raporti i kredive me probleme u rrit për të tretin muaj ra...
Fermerët të pajisur me NIPT që do të shesin produktet e ty...
Zëvendësguvernatorja e Bankës së Shqipërisë, Luljeta Minxh...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka prezantuar ditën e ...
Këtë të hënë, një dollar amerikan do të blihet me 83 lekë ...
Në buxhetin 2026, qeveria shqiptare parashikon të përfitoj...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Ndërron jetë 51-vjeçarja Belere Plaka, që u plagos sot me ...
Ngjarja e rëndë që u shënua sot në Roskovec ka përfund...
Detaje të reja nga operacioni që po kryhet në Fier për kap...
17-vjeçari, i cili u plagos rëndë ditën e djeshme pasi u g...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po kërkon që një...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të presë nesër në n...
Gjykata Themelore në Prishtinë e gjeti fajtor ish-kreun e ...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...