Shqipëria mund të marrë ekuivalencën e mbikëqyrjes bankare me BE-në në gjysmën e parë të 2026
Shqipëria pritet të marrë ekuivalencën e mbikëqyrjes me Ba...

Papunësia e ulët dhe rritja e vazhdueshme e pagave ngelet një burim rreziku për rritje të çmimeve në të ardhmen. Në raportin e politikës monetare për tremujorin e katërt të vitit, Banka e Shqipërisë evidenton ecurinë pozitive të treguesve të tregut të punës.
Të dhënat e tremujorit të dytë tregojnë rritjen me 3.4% të punësimit në sektorin privat jobujqësor, uljen e shkallës së papunësisë në 8.5% dhe rritjen e pagës në sektorin privat me 9.5%. Sipas Bankës së Shqipërisë, këto zhvillime kanë mbështetur fuqinë blerëse të familjeve, por ato kanë rritur njëkohësisht kostot e prodhimit, duke vijuar të jenë një burim rreziku për rritjen e presioneve inflacioniste në të ardhmen.
Inflacioni shënoi një rritje të lehtë në tremujorin e tretë, duke arritur një nivel mesatar prej 2.4%, nga 2.3% dhe 2%, në dy tremujorët paraardhës. Sipas analizave të Bankës së Shqipërisë, kjo rritje pasqyroi kryesisht rritjen e çmimit të qirave dhe rënien më të zbutur të çmimit të naftës, ndërsa çmimet e ushqimeve shënuan rënie.
Në veçanti, Banka e Shqipërisë thekson se presionet e brendshme inflacioniste janë forcuar, në pasqyrim të zgjerimit të aktivitetit ekonomik, kushteve të shtrënguara në tregun e punës, si dhe rritjes së çmimit të qirave. Këto të fundit ishin faktori kryesor që solli rritjen në 2.9% të
inflacionit bazë në tremujorin e tretë. Në të kundërt, presionet inflacioniste nga jashtë mbeten të dobëta, të kushtëzuara nga çmimet e ulëta të lëndëve bazë në tregjet ndërkombëtare dhe nga mbiçmimi i kursit të këmbimit të Lekut.
Ekonomia shqiptare u rrit mesatarisht me 3.6% gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti. Banka e Shqipërisë vlerëson se rritja e konsumit dhe investimeve u mbështet nga gjendja e mirë financiare e sektorit privat, rritja e kredisë dhe nivelet e larta të besimit të konsumatorëve dhe bizneseve. Në të njëjtën kohë, turizmi ka vijuar të rritet, ndonëse me ritme të moderuara, i nxitur nga rritja e kërkesës së huaj. Ky profil i rritjes ekonomike është pasqyruar në zgjerimin e aktivitetit në sektorët e shërbimeve dhe të ndërtimit, ndërkohë që sektori bujqësor dhe ai industrial kanë vijuar të shfaqin rënie të vëllimit të aktivitetit.
Në vlerësimin e Bankës së Shqipërisë, ekonomia shqiptare pritet të rritet pranë potencialit në afatin e mesëm, ndërsa inflacioni pritet të rritet drejt objektivit 3%, brenda gjysmës së parë të vitit 2026. Kthimi i inflacionit në objektiv do të mbështetet nga rritja e inflacionit të
importuar dhe nga qëndrueshmëria e presioneve të brendshme inflacioniste.
Sipas Bankës së Shqipërisë, rritja ekonomike do të mbështetet nga kërkesa e sektorit privat për konsum dhe investime, si dhe nga kërkesa e huaj, veçanërisht në sektorin e turizmit.
Kontributi direkt i këtij sektori pritet të moderohet gradualisht në horizontin afatmesëm, por forcimi i lidhjes me sektorët e tjerët të ekonomisë do të ndihmonte në zgjerimin e ndikimit të tij në aktivitetin e brendshëm ekonomik.
Nga ana tjetër, kërkesa e sektorit privat do të mbështetet nga gjendja e qëndrueshme financiare e familjeve dhe bizneseve, klima pozitive e besimit dhe kushtet e favorshme të financimit. Megjithatë, ritmi i rritjes së ekonomisë parashikohet të jetë disi më i ngadaltë në krahasim me tre vitet e shkuara, në kushtet e ngadalësimit të pritur të aktivitetit ekonomik në Eurozonë dhe të afrimit të ekonomisë shqiptare me kapacitetet e saj prodhuese./Monitor
Shqipëria pritet të marrë ekuivalencën e mbikëqyrjes me Ba...
Këtë të enjte, një dollar amerikan do të blihet me 83 lekë...
Qeveria shqiptare do të financojë kontratën koncensionare ...
Yield-et e bonove 12-mujore pësuan një tjetër rënie të leh...
Në datat 12–16 nëntor 2025, në Pallatin e Kongreseve në Ti...
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla gjat...
Këtë të mërkurë, një dollar amerikan do të blihet me 82.9 ...
Banka e Shqipërisë kremton 100-vjetorin e krijimit të inst...
Shefja e FMN-së, Kristalina Georgieva, deklaroi sot se Ban...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka qenë i ...
Këtë të martë, një dollar amerikan do të blihet me 83.1 le...
Raporti i kredive me probleme u rrit për të tretin muaj ra...
Fermerët të pajisur me NIPT që do të shesin produktet e ty...
Zëvendësguvernatorja e Bankës së Shqipërisë, Luljeta Minxh...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka prezantuar ditën e ...
Këtë të hënë, një dollar amerikan do të blihet me 83 lekë ...
Në buxhetin 2026, qeveria shqiptare parashikon të përfitoj...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Rritja e kostove të jetesës në qiratë dhe çmimet e ushqime...
Ecuria më e stabilizuar e kursit të këmbimit e përmirësoi ...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Ndërron jetë 51-vjeçarja Belere Plaka, që u plagos sot me ...
Ngjarja e rëndë që u shënua sot në Roskovec ka përfund...
Detaje të reja nga operacioni që po kryhet në Fier për kap...
17-vjeçari, i cili u plagos rëndë ditën e djeshme pasi u g...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të udhëtojë pë...
Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po kërkon që një...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të presë nesër në n...
Gjykata Themelore në Prishtinë e gjeti fajtor ish-kreun e ...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...