Për 2026 fermerët do përfitojnë 53 mln euro subvencione direkte dhe grante investimi
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla gjat...

Në datat 12–16 nëntor 2025, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, mbahet edicioni i 28-të i Panairit të Librit, një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore e tashmë edhe ekonomike në vend.
Organizuar nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë, ky edicion vjen me moton “Ndërgjegjja jonë ka nevojë për librat”, e frymëzuar nga veprat e Ismail Kadaresë, duke vënë në qendër jo vetëm leximin si akt kulturor, por edhe industrinë e librit si një sektor me ndikim ekonomik në tregun vendas.
Rreth 100 shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut prezantojnë tituj të rinj, përkthime, botime akademike dhe literaturë për fëmijë, të cilët pritet të gjenerojnë një qarkullim të konsiderueshëm ekonomik në vetëm pesë ditë aktivitet. Panairi përbën një moment kyç për shitjet e fundvitit të botuesve, për promovimin e autorëve dhe për nxitjen e marrëveshjeve tregtare mes shtëpive botuese dhe librarive, që vijojnë më pas gjatë gjithë sezonit dimëror.
Megjithatë, sfidat mbeten të dukshme. Botuesit sinjalizojnë rënie të lehtë të volumit të botimeve të reja dhe një treg të brishtë shpërndarjeje, ku mungesa e rrjetit të librarive jashtë qendrave të mëdha urbane e vështirëson qarkullimin e librit.
Sipas kreut të Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri, kjo ndodh në një kohë kur lexuesit po zhvendosen gjithnjë e më shumë drejt platformave digjitale, ndërsa formatet si e-librat dhe audiolibrat, edhe pse në rritje, nuk kanë ende një treg të qëndrueshëm në Shqipëri. Ai nuk lë pa përmendur edhe piraterinë si shqetësim që vijon.
Ai thekson se, panairi shërben edhe si një tregues i shëndetit të industrisë së librit, një industri që kontribuon në ekonominë krijuese të vendit, punëson qindra autorë, redaktorë, përkthyes e dizajnerë, dhe që ka nevojë për mbështetje institucionale për të rritur konkurrueshmërinë.
Rënia e konsumit të librit fizik, kostot e shtypshkronjave që janë rritur ndjeshëm pas krizave të çmimeve të letrës dhe energjisë, si dhe mungesa e mbështetjes fiskale për botuesit, janë ndër çështjet që diskutojnë gjerësisht aktorët e fushës.
Për shumë botues, ky edicion shihet si një test për aftësinë e sektorit për t’u përshtatur me realitetin e ri dixhital dhe për të gjetur modele të reja biznesi që lidhin botimin tradicional me teknologjinë. Në mënyrë simbolike, ky panair vjen në një kohë kur kultura po kërkon të rigjejë peshën e saj ekonomike brenda sektorit të industrive krijuese./Monitor
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla gjat...
Këtë të mërkurë, një dollar amerikan do të blihet me 82.9 ...
Banka e Shqipërisë kremton 100-vjetorin e krijimit të inst...
Shefja e FMN-së, Kristalina Georgieva, deklaroi sot se Ban...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka qenë i ...
Këtë të martë, një dollar amerikan do të blihet me 83.1 le...
Raporti i kredive me probleme u rrit për të tretin muaj ra...
Fermerët të pajisur me NIPT që do të shesin produktet e ty...
Zëvendësguvernatorja e Bankës së Shqipërisë, Luljeta Minxh...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka prezantuar ditën e ...
Këtë të hënë, një dollar amerikan do të blihet me 83 lekë ...
Në buxhetin 2026, qeveria shqiptare parashikon të përfitoj...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Rritja e kostove të jetesës në qiratë dhe çmimet e ushqime...
Ecuria më e stabilizuar e kursit të këmbimit e përmirësoi ...
Rritja e vendeve të punës me aftësi të larta në Shqipëri k...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Projekti për hekurudhën Tiranë-Durrës dhe shtesa në Rinas ...
Plakja e popullsisë dhe emigrimi i fuqisë punëtore janë rr...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...