Kursi i këmbimit, 13 nëntor 2025/ Euro e pandryshuar, dollari në rënie
Këtë të enjte, një dollar amerikan do të blihet me 83 lekë...

Shqipëria pritet të marrë ekuivalencën e mbikëqyrjes me Bashkimin Europian në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm. Burime nga tregu bëjnë të ditur se një afat i përafërt për finalizimin e këtij procesi parashikohet të jetë prilli i vitit 2026.
Ky proces kryhet nga Autoriteti Bankar Europian dhe ka si qëllim të certifikojë që kuadri i mbikëqyrjes bankare në Shqipëri është i barazvlefshëm me atë të BE-së.
Certifikimi i ekuivalencës së mbikëqyrjes, në teori, mund ta bëjë më tërheqës tregun shqiptar për investime të reja nga grupet bankare të Eurozonës, por mund të ndikojë pozitivisht edhe strategjitë e biznesit dhe të huadhënies të bankave ekzistuese në treg.
Ekuivalenca e mbikëqyrjes është e lidhur edhe me nivelin bazë të raportit të mjaftueshmërisë së kapitalit, që është treguesi më i rëndësishëm rregullator për bankat tregtare. Kërkesa minimale e mjaftueshmërisë së kapitalit për bankat e Eurozonës është 8%, në përputhje me direktivat e Komitetit të Bazelit. Ndërkohë, Banka e Shqipërisë adopton një qasje shumë më konservatore dhe raporti minimal i mjaftueshmërisë së kapitalit është 12%.
Sipër këtij niveli, llogariten edhe shtesat e posaçme makroprudenciale dhe ato të lidhura me kuadrin e ndërhyrjes së jashtëzakonshme në banka. Me gjithë këto shtesa niveli minimal i mjaftueshmërisë së kapitalit për banka të veçanta me rëndësi sistemike mund të arrijë deri në 27% brenda vitit 2030.
Duke parë rritjen shumë të lartë të kërkesave për kapital, bankat tregtare kanë kërkuar me ngulm nga Banka e Shqipërisë që të paktën kërkesa bazë për raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit rtë ulet nga 12% në 8%, aq sa e ka BE-ja. Por, qëndrimi i Bankës së Shqipërisë është se një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm pas certifikimit të ekuivalencës së mbikëqyrjes me BE-në.
Ulja e nivelit minimal të raportit të mjaftueshmërisë së kapitalit në teori do të çlironte një pjesë të kapitalit të bankave, do të ulte kostot dhe do të krijonte më shumë hapësira për të zgjeruar kreditimin e ekonomisë.
Që pas krizës financiare që nisi në vitin 2008, autoritetet rregullatore të Bashkimit Europian nisën një shtrëngim të kuadrit rregullator për bankat dhe veçanërisht adoptoi një qasje më konservatore në vlerësimin e aktiveve që këto grupe bankare kanë jashtë Eurozonës.
Vlerësimi i aktiveve janë Eurozonës me koeficientë më të lartë rreziku u përkthye në kërkesa më të larta kapitalizimi për grupet dhe ishte një ndër faktorët përcaktues që solli largimin e disa prej grupeve të rëndësishme bankare europiane prej shumë tregjeve të Europës Lindore.
Një tendencë e tillë e largimit të grupeve bankare europiane preku pjesërisht edhe tregun shqiptar.
Kuadri rregullator parashikon që aktivet e grupeve bankare të BE në vendet jashtë hapësirës komunitare do të trajtohen në këtë mënyrë, deri në momentin kur për secilin treg së të jetë certifikuar ekuivalenca e plotë e mbikëqyrjes me kuadrin e BE-së.
Për rrjedhojë, njohja dhe ekuivalentimi i kuadrit rregullator mbikëqyrës siguron avantazhe të përbashkëta jo vetëm për institucionet bankare e financiare që veprojnë në BE, por edhe për institucionet bankare e financiare në vende të tjera jashtë saj.
Për Shqipërinë, procesi i vlerësimit të ekuivalencës së mbikëqyrjes nisi vetëm në fund të vitit të kaluar.
Megjithatë, në vitin 2021 Banka e Shqipërisë ka kryer një vlerësimi të pavarur të ekuivalencës së kuadrit mbikëqyrës dhe rregullativ, sipas metodologjisë së publikuar nga Autoriteti Bankar Europian (EBA). Me asistencën teknike të Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim (EBRD) dhe PricewaterhouseCooper (PwC), u krye një vlerësim i pavarur i kuadrit mbikëqyrës aktual nën një qasje gjithëpërfshirëse, duke u mbështetur në metodologjinë dhe pyetësorin e hartuar nga EBA për këtë qëllim. Kjo analizë doli në përfundimin se kuadri rregullativ e procedurial, si dhe praktikat mbikëqyrëse, janë në një nivel të lartë ekuivalente (pranë nivelit 85%) dhe të përafruara me standardet e aplikueshme në vendet e BE-së.
Përafrimi vlerësohet veçanërisht i lartë në drejtim të kërkesave për kapital, teknikave të zbutjes të aplikuara, ekspozimeve të mëdha, të likuiditetit, levës financiare, të mbikëqyrjes makroprudenciale, sekretit profesional dhe bashkëpunimit ndërkombëtar./ Monitor
Këtë të enjte, një dollar amerikan do të blihet me 83 lekë...
Qeveria shqiptare do të financojë kontratën koncensionare ...
Yield-et e bonove 12-mujore pësuan një tjetër rënie të leh...
Në datat 12–16 nëntor 2025, në Pallatin e Kongreseve në Ti...
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla gjat...
Këtë të mërkurë, një dollar amerikan do të blihet me 82.9 ...
Banka e Shqipërisë kremton 100-vjetorin e krijimit të inst...
Shefja e FMN-së, Kristalina Georgieva, deklaroi sot se Ban...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka qenë i ...
Këtë të martë, një dollar amerikan do të blihet me 83.1 le...
Raporti i kredive me probleme u rrit për të tretin muaj ra...
Fermerët të pajisur me NIPT që do të shesin produktet e ty...
Zëvendësguvernatorja e Bankës së Shqipërisë, Luljeta Minxh...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka prezantuar ditën e ...
Këtë të hënë, një dollar amerikan do të blihet me 83 lekë ...
Në buxhetin 2026, qeveria shqiptare parashikon të përfitoj...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Rritja e kostove të jetesës në qiratë dhe çmimet e ushqime...
Ecuria më e stabilizuar e kursit të këmbimit e përmirësoi ...
Rritja e vendeve të punës me aftësi të larta në Shqipëri k...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...