
Euro, sërish në minimum/ Lëviz dollari dhe paundi, këmbimi valutor, 4 gusht 2022
Dollari amerikan blihet me 114 lekë dhe shitet 115.4 l...
Agjencia e lajmeve "Bloomberg" dhe "Tagesschau", shërbimi i lajmeve i televizionit publik gjerman "ARD", bëjnë të ditur se Banka Qendrore Europiane ka shpenzuar miliarda euro për të blerë obligacione të Italisë, Greqisë, Spanjës dhe Portugalisë.
Blerjet neto të obligacioneve nga Italia, Spanja, Portugalia dhe Greqia kapin shumën 17,3 miliardë euro, bëhet e ditur.
Vetëm për të blerë obligacionet e Italisë, Banka Qendrore Europiane ka shpenzuar 9,8 miliardë euro.
Pakësim i obligacioneve të Gjermanisë dhe shteteve të tjera
Analistë të bankës gjermane Commerzbank i thanë tagesschau se ky hap ka synuar t'u sinjalizojë tregjeve se Banka Qendrore Europiane (BQE) është e gatshme të ndërhyjë, kur është e nevojshme. Një rrethanë e tillë është p.sh. rritja në treg e primit të riskut për obligacionet e Italisë, krahasuar me ato të Gjermanisë. Rritja e madhe e dallimit midis primeve të obligacioneve të këtyre dy vendeve është njëri nga kriteret e aktivizimit të BQE.
Fakti që dallimi në primin për riskun për obligacionet e Italisë dhe Gjermanisë ra javët e fundit në 2,1 për qind nga 2,5 për qind sa ishte, u sugjeron analistëve se BQE ka ndërhyrë në treg. Këtë e sugjeron sipas "Bloomberg"-ut edhe pakësimi në korrik, me 18,9 miliardë euro i fondeve të maturuara të programit të pandemisë, nga obligacionet në euro në banka të Gjermanisë, Francës dhe Holandës. "Bloomberg"-u u referohet statistikave të dy muajve të fundit të publikuara nga Banka Qendrore Europiane.
Shtete donatore dhe shtete marrëse
Me ngritjen e Fondit të rindërtimit të pandemisë, të programit të pandemisë, për ta organizuar blerjen e obligacioneve, sipas "Bloomberg"-ut eurozona u nda në tre kategori: në donatorë, ku përfshihet Gjermania, Franca dhe Holanda; në marrës, që janë Italia, Greqia, Spanja dhe Portugalia dhe në të ashtuquajturit neutralë.
Për ta mbajtur monedhën e euros stabile, Banka Qendrore Europiane ka ndërtuar vija mbrojtjeje. Vija e parë e mbrojtjes është PEPP (Pandemic Emergency Purchase Programme), programi i blerjeve emergjente për shkak të pandemisë. Ky instrument mendohet se është përdorur edhe në këtë rast.
Në qershor, Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde thirri një mbledhje urgjente, pas rritjes së dallimit në riskun për obligacionet midis Italisë dhe Gjermanisë.
Në mbledhje Lagarde paraqiti edhe një instrument të ri kundër fragmentimit në eurozonë: TPI, Transmission Protection Instrument. Me këtë instrument mund të bëhen blerje të qëllimshme dhe pa kufi të obligacioneve të vendeve të zhytura në borxhe, gjë që i ul shpenzimet për financimin e borxheve nga këto shtete. "TPI ofron mundësi për ta qetësuar tregun, që edhe vendet e zhytura në borxhe t'i përballojnë normat e larta referuese të interesit", i tha tagesschau-t Antje Praefcke nga Commerzbank.
Qëndrime "tolerante" nga Këshilli i Bankës Qendrore Europiane
Që një vend të ketë të drejtë të shfrytëzojë këtë instrument krize, ai duhet të ndjekë një politikë në parim solide financiare buxhetore si dhe një politikë makroekonomike të qëndrueshme. Ekspertë gjermanë kritikojnë se këto kritere janë shumë të përgjithshme.
Meqenëse Këshilli i Bankës Qendrore Evropiane aktualisht dominohet nga "pëllumbat" (=mbështetës të politikës jo të rreptë financiare, në dallim nga "skifterët"), ndër ta përfaqësues të vendeve të zhytura në borxhe, pritet një qëndrim tolerant ndaj një kërkese nga një shtet për ta shfrytëzuar këtë instrument krize.
Vende si Italiamund ta shfrytëzojnë shpejt këtë instrument, pasi dorëheqja e kryeministrit Mario Draghi i ka turbulluar tregjet e bondeve./DW
Dollari amerikan blihet me 114 lekë dhe shitet 115.4 l...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, pas mb...
Dollari amerikan blihet me 113.6 lekë dhe shitet 115 l...
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nëpërmjet nj...
Bordi i Transparencës në datë 2 gusht 2022, në mbledhj...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka dhënë alarmin për...
Euro vijon të këmbehet në kuotat e 116 lekëve, ndërsa doll...
Shtrenjtimi i çmimeve të produkteve të ushqimore, por ...
Sot në tregun valutor dollari amerikan blihet me 11...
Sot në tregun valutor dollari amerikan blihet me 111.7...
Dollari amerikan dhe Paundi britanik kanë shënuar rënie, ...
Nuk ka asnjë shenjë që kriza energjetike të përmirësoh...
Monedhat e huaja shfaqen të zhvlerësuara përballë lekut në...
Eksperti i ekonomisë, Artan Gjergji, ka dhënë disa kës...
Dollari amerikan sërish ka shënuar rënie, euro vetëm në bl...
Rritja e ekonomisë botërore po ngadalësohet dhe perspektiv...
Monedhat e huaja kanë regjistruar një rritje të lehtë këtë...
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka bërë parashikime të zymt...
Dollari amerikan dhe euro nuk e ndalin rënien në tregun va...
Afati për dorëzimin e bilanceve të bizneseve për vi...
Leonora Nino në vitin 2011 bleu një shtëpi të vjetër në Sh...
Emisioni Fiks Fare solli sonte një ngjarje të rëndë që i k...
“Stop” shkoi në fshatin Rrethë Buz në Njësinë Buz, bashkia...
Një qytetar nga Tirana tregon se vjehrra e tij mori një kr...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Dubai njihet si vendi ku fshihet kokat e krimit që dua...
Dubai, duke mos pasur marrëveshje ekstradimi, është kthyer...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Plepa-Gole...
Një person është gjetur i pajetë rreth orës 17:30, në ...
I ftohti siberian që ka goditur rajonin e Ballkanit do të ...
Shqipëria vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore me or...
Ditët në vijim pritet që të ketë ulje të temperaturave...
Vendi ynë do të përfshihet nga masat ajore të qëndrueshme ...
Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve po përpiqen të përm...
Rusia ka sanksionuar dhjetëra politikanë dhe zyrtarë ameri...
Një ekip ndërkombëtar hetuesish tha të mërkurën se gjeti “...
Në të shkuarën katër balona spiune kineze kanë fluturuar m...
Aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun Xhevahir Z...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Njësoj si moti edhe monedhat e huaja kanë “ngrirë”, në këm...
Dollari amerikan ka pësuar një rritje të lehtë në tregun v...
Sot me 6 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.9 lekë...
Sot me 5 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.8 lekë...