Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Emisioni “Plug” publikoi të mërkurën dokumentin, që shton implikimet e Erion Veliajt në aferën e mbetjeve. Në mbledhjen e aksionerëve të datës 30 janar 2018, Erion Veliaj merrte përsipër të negocionte shitjen e aksioneve që MEG Albania e Vladimir Fezgës kishte te kompania Eco Recycling, të cilat i bleu kompania e inceneratorit të Sharrës. Dokumenti ngre pikëpyetje mbi ndërhyrjen e Bashkisë së Tiranës në një transaksion financiar midis dy kompanive tërësisht private. Gjithashtu, “Plug” denoncoi edhe përfshirjen e Ajola Xoxës në inceneratorin e Tiranës, duke u fshehur pas vendosjes së veprave të artit me shoqatën e saj kulturore “Harabel”.
Pas një serie emisionesh, duke denoncuar me fakte korrupsionin në Bashkinë e Tiranës, nëpërmjet inceneratorit dhe skemës “5D”, emisioni “Plug” denoncoi të mërkurën në mbrëmje skemën e plotë të pastrimit të parave në institucionin e drejtuar nga Erion Veliaj.
Plug tregoi se Veliaj ka qenë nismëtari i aferës së mbetjeve, duke nisur bashkëpunimin që në vitin 2013 me kompaninë italiane AMIA Verona, ku ndërmjetës negocimi ishte Vladimir Fezgaj. Ky i fundit u shpërblye nga Erion Veliaj duke u bërë pjesë e biznesit të riciklimit në Sharrë, duke u bërë bashkaksioner me Bashkinë e Tiranës në kompaninë Eco Recyling.
Fezgaj vijoi biznesin me Veliajn deri në vitin 2018, kur aksionet e shoqërisë Eco Recycling ia shiti kompanisë së inceneratorit.
Për këtë transaksion, “Plug” publikoi një dokument ekskluziv, që tregon se ishte Bashkia e Tiranës e drejtuar nga Erion Veliaj, që merrte përsipër të negocionte kalimin e aksioneve të Eco Recycling nga Vladimir Fezgaj te kompania e inceneratorit.
Tashmë u mbetet organeve hetimore të sqarojnë këtë angazhim të Bashkisë së Tiranës në një marrëdhënie financiare mes dy kompanive private, siç ishte rasti i kompanisë MEG Albania dhe kompanisë së inceneratorit Integrated Energy BV Spv.
Plug tregoi gjithashtu skemën e përfshirjes së Ajola Xoxës, bashkëshortes së Erion Veliajt, në aferën e mbetjeve.
Ajola Xoxa, përdori shoqatën kulturore “Harabel” për t`u përfshirë në një marrëdhënie bashkëpunimi me kompaninë e inceneratorit të Tiranës, Integrated Energy BV SPV. Kjo e fundit, pranoi që “Harabeli” i Ajola Xoxës të vendoste në landfillin e Sharrës një dritare të vjetër, e cilësuar si vepër arti konteporan, bërë nga artisti Sislej Xhafa.
Për të shmangur marrëdhënien direkte me inceneratorin e Sharrës, kompania e Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit direkt me artistin nga Kosova.
Por, në kontratë, saktësohej se vepra e artit titulluar “Bleta”, ishte në pronësi të “Harabelit” të Ajola Xoxës, dhe kjo e fundit kishte të drejta ekskluzive mbi këtë vepër.
Gjithashtu, në kontratë, parashikoheshin edhe marrëdhënie financiare, të kamufluara me mirëmbajtjen e veprës dhe kujdesin e saj nga kompania e inceneratorit.
Në program, u risollën edhe skemat e pastrimit të parave në incenerator, ku pas pronësisë dyshohet se janë kompani ruse dhe iraniane, të cilat “Plug” i ka denoncuar më herët.
Në skemën e pastrimit të parave, e cila ka në krye të saj Erion Veliajn, nuk mungoi as denoncimi për “5D", e cila të ardhurat e korrupsionit nëpërmjet tenderëve publikë, i investoi në sektorin e ndërtimit.
Për këto çështje, komentoi në program eksperti Zef Preçi, i cili shprehet se gjithçka është bërë në dijeni të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Drejtuesi politik i PD-së, Belind Këlliçi, ka fakltuar dok...
CNA ka denoncuar prej ditësh lidhjet e Ajola Xoxës, bashkë...
Një tub i kanalizimeve të ujërave të zeza është bërë shkak...
CNA ka denoncuar prej disa ditësh lidhjet e Ajola Xoxë...
Më 1 korrik 2021, platforma e artit bashkëkohor “Harab...
Në vijim të mbledhjes së detajeve mbi përfshirjen e Aj...
Ku shkuan 130 milionë eurot e taksapaguesve shqiptarë ...
Një denoncim është bërë nga ish-kryeministri Sali Beri...
Një hetim pasuror i SPAK, që është hapur paralelisht m...
Për problemin e familjes Llukaj, shohim se çfarë ndodh me ...
Denoncimi i radhës në emisionin “Stop” në Tv Klan, na vjen...
Dy ditë më parë, kur askush nuk e kishte mendjen te gr...
Deklarimet e 33-vjeçares në Burrel, për dhunën e pretendua...
Në shtator 2022 policia e Matit njoftoi se kishte arrestua...
CNA.al disponon dokumentacionin e një marrëveshje ku d...
CNA denoncoi ditën e djeshme skemën e përdorur nga Ajo...
Ajola Xoxa, sot ka vrapuar të ndajë për portalet që nj...
Dosja famoze “5D” ishte një nga skemat që tashmë e ka hetu...
CNA ka denoncuar skandalin në Shkollën e Magjistraturë...
Pasi pajisja gaboi me 4 pikë (sipas Drejtor Rakipit të...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...