U dhunua nga burri/ Shteti e shfrytëzon gjatë kohës së strehimit
E dhunuara nga ish bashkëshorti dhe nga vjehrra streho...

Emisioni “Stop” shkoi në Pogradec për problemin e zonjës Albina Terolli. Ajo tregoi se në vitin 2013 ka sjellë në jetë binjakë përmes një lindjeje cezariane me doktor Refki Pere. Pas 2 vitesh u divorcua nga bashkëshorti dhe njohu dikë tjetër, me të cilin tenton të bëjë fëmijë, por nuk ia del. Ajo shkoi tek mjeku Refki Pere për vizitë dhe ai i tha se i ka prerë tubat e nuk mbetet dot shtatzënë.
“Doktori Refki Pere më ka thënë që ti nuk bën dot lindje natyrale sepse të kemi prerë tubat dhe ke tubektomi. Kërkesë e imja nuk ka qenë”, u shpreh denoncuesja.
Albina i kërkon llogari mjekut, se pse ia ka prerë tubat pa dijeninë e saj, por ky i fundit justifikohet duke i thënë, se duhet t’ia ketë kërkuar ajo vetë ose familjarët, por dokument të firmosur nuk ka.
“Nuk e dija fare çfarë kishte bërë në trupin tim. Kur kam shkuar për kontroll më ka thënë me gojën e tij që të kemi bërë tubektomi, prerje të tubave. Jam shokuar shumë kur e zbulova. E kam zbuluar në vitin 2019”, u shpreh denoncuesja.
Albina tha se ka shpenzuar 35 milionë Lekë nëpër klinika për të provuar 3 herë pa sukses shtatzëninë in vitro.
“Kam vajtur në Bitola të Maqedonisë dhe kam bërë dy herë in vitro që ka kushtuar 20 milionë Lekë pa sukses. Kam shtuar në Tiranë dhe nuk funksionon. Me rrugë me të gjitha, me ilaçe, me analiza më ka shkuar gati 30 e ca milionë. Barku im është plot me gjilpërat që bëja nga hormonet”, u shpreh denoncuesja.
Denoncuesja shprehet se ka pasur edhe një komunikim nga afër më mjekun.
“I kam kërkuar kartelën e lindjes dhe nuk ma paraqit. Më thotë që për çështje neglizhence kemi harruar për ta shënuar. Ndërkohë që më ka dhënë një epikrizë përcjellëse në vitin 2019 që thotë që është tubektomi, prerje e tubave”, tha denoncuesja.
Më tej shtoi se pasi i ka kërkuar një vërtetim i ka dhënë një dokument vetëm me të dhënat e fëmijëve.
“Kam shkuar tek Arkiva e Maternitetit. Ajo më thotë që Albina këtu nuk ke as vërtetim, as kartelë, asgjë”, u shpreh denoncuesja.
Punonjësja e arkivës: Skeda lindjeje nuk kam unë!
Punonjësja e arkivës: Është e sigurtë!
Qytetarja: Unë iki atëherë! Ti e mban përgjegjësinë, meqenëse s’e gjen dot?
Në vitin 2022 zonja ka shkuar tek Infermieria e Maternitetit dhe i thanë që e ka me operacion cezarian, por nuk figuron që ka tuba të prerë.
Infermierja: Në regjistrin, që kam unë, nuk kam! Kam vetëm….
Qytetarja: S’ka, se s’është firma! Nuk ma ka marrë firmën fare mua ai, që të bëjë tubektomi.
Infermierja: Nuk e di! Ka vetëm seksin dhe çezarian. Kaq!
Në këto kushte, Albina Terolli, i drejtohet Prokurorisë Pogradec dhe Korëë, por të dyja prokuroritë dalin me vendimin për mosfillimin të hetimit, pasi nga rasti kanë kaluar 5 vjet.
“Nisur nga kjo situatë bëj kallëzim në prokurori për doktorin Refki Pere. Prokurori vendosi për mosfillim çështje sepse ka kaluar afati kohor 5-vjeëar. Këtë gjë nuk e dija që mund ta zbuloja dhe më përpara”, u shpreh denoncuesja.
“Dua që doktori Refki Pere të mbajë përgjegjësi për këtë që ka bërë”, tha Terolli./tvklan.al
E dhunuara nga ish bashkëshorti dhe nga vjehrra streho...
Një tjetër denoncim është bërë për inceneratorin e Tir...
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka bërë nj...
Monika Kryemadhi ka denoncuar sot se kompaninë e incenerat...
Olti Buneci denoncoi në “Stop” të njohurin dhe komshiun e ...
Shqipëria është kthyer në një trampolinë për emigrantët që...
Në 29 Shtator 2022 emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan...
Disa herë emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka publi...
Qytetarët e Elbasanit nuk po munden të bëjnë analizat në s...
Pak javë më parë, emisioni investigativ “Stop” ishte në By...
Kohë më parë, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka t...
Fiks Fare denoncoi një skandal me një tender me vlerë 100 ...
Emisioni "Stop" në "Tv Klan" vijon historinë e ngacmimit s...
Emisioni "Stop" në "Tv Klan" denoncon sonte rastin e përnd...
Enver Bregasi, i shoqëruar dhe arrestuar njëherë për masht...
Lidhur me vdekjen misterioze dhe heqjen e zemrës së të riu...
Emisioni investigativ “Stop” ka udhëtuar drejt Barcelonës ...
"Fiks Fare" denoncoi mbrëmjen e së martës peripecitë e...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Elbasan...
Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka bërë...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...