Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Lidhur me vdekjen misterioze dhe heqjen e zemrës së të riut 31-vjeçar, Saimir Sula, i cili humbi jetën në një spital në Barcelonë, emisioni investigativ “Stop” ka siguruar një document që na tregon, se pse autoritetet spanjolle nuk kanë kthyer përgjigje për dy vjet e nuk bëjnë dhe testin e AND-së së zemrës së tij.
Zemra e Saimir Sulës është regjistruar në 22 Prill 2020 për ekzaminim, ndërkohë që i riu vdiq në 9 Maj 2020, plot 17 ditë më pas.
“Stop” kërkoi shpjegime nga drejtoresha e Marrëdhënieve Publike në Ministrinë e Drejtësisë në Madrid.
Avokati Carlo Sardinero: Kjo gjë nuk më kishte ndodhur kurrë më parë. Ky terr informativ, bën që familja të ketë dyshime të forta mbi atë që fshihet pas kësaj. Hedh hije dyshimi që mund të ketë diçka nga pas, të cilën unë nuk kam guxuar ta artikuloj sepse unë nuk mund të them se kemi të bëjmë me trafikim organesh, do të gënjeja nëse do ta thoja, por familja ka të drejtën ta mendojë si një hipotezë të mundshme. Nuk e dimë pse fshihet analiza e ADN-së, pse nuk kryhet analiza e ADN-së, është një provë e shpejtë, tejet ekonomike dhe mund të kryhet në Barcelonë.
Është thelbësore sepse mund të hapë pista të tjera hetimi. Familja është e bindur se zemra nuk është e Saimirit, mbi të gjitha edhe për arsyen se nuk është dhënë një shpjegim bindës mbi faktin pse u nda zemra nga trupi. Ky raport i autopsisë shprehet që merren mostra të mushkërisë, të mëlçisë, të organeve të caktuara ndër të cilat edhe zemra. Të gjitha organet janë me përjashtim të zemrës. Më e keqja është se pas një vdekje është dyshimi kur një familje nuk gjen arsyet e vdekjes ose kur familja nuk gjen trupin ose pjesërisht zemrën e të vëllait që kërkon t’i jepet për ta varrosur.
Është shumë e lehtë të bësh drejtësi për një familje nëpërmjet kryerjes së provave të lehta dhe të shpejta. Në këtë rast, drejtësia duket se po tejzgjatet dhe po sjell që familja përveç dhimbjes t’i hyjë dhe një kalvari të gjatë gjyqësor, një rruge të panjohur.
“Stop” ka shkuar tek Ministria e Drejtësisë në Madrid ku nëpërmjet drejtoreshës për Marrëdhëniet për Shtyp, u mësua se ka 2 vite që Ministria e Drejtësisë nuk i ka kthyer përgjigje autoriteteve shqiptare për këtë çështje. Fillimisht u tentua që përgjegjësia për këtë çështje t’i kalonte institucioneve të tjera duke hequr barrën nga Ministria e Drejtësisë.
Drejtoresha për Marrëdhëniet për Shtyp: Dalim tek çështja konkrete: Ministria e Drejtëisë në Spanjë nuk ka lidhje me gjyqtarët. Ne si institucion merremi vetëm me materialet e gjykatave. Nuk mund t’iu informojmë në lidhje me çështje të caktuara.
Gazetari: Është ish-Ministrja e Drejtësisë në Shqipëri, Etilda Gjonaj dhe është ministri që ka qenë këtu dhe pse është marrë Ministri i Drejtësisë dhe nuk janë marrë këta të tjerët?
Drejtoresha: Ish-ministri nuk është më. Së pari, nuk e di për çfarë flet videoja, nuk e kuptoj përmbajtjen. Nëse në një takim mes ministrash flitet për tema të caktuara dhe trajtojnë çështje të caktuara. Në çdo rast, nëse në të shkuarën, 2 ministra kanë folur për 1 çështje, nuk do të thotë që tani të flasim për këtë çështje.
Është tjetër gjë kur ministrat e 2 vendeve flasin sot, por ne tani nuk jemi në gjendje të flasim me organet e shtypit për një çështje që nuk i njohim detajet e saj. Kemi e-mailet tuaja dhe do të mbetemi një kontakt. Ne nuk po ju themi në as po dhe as jo.
Por kështu emisioni “Stop” mori kontakt me Prokurorinë e Përgjithshme në Madrid dhe kabinetin e kryeministrit spanjoll për këtë rast të paprecedent, ku pas interesimit të emisionit “Stop” u premtua që shumë shpejt do të kemi një përgjigje, por se pse nuk është kthyer kjo përgjigje për më shumë se 2 vite, as këtu nuk është marrë.
“Unë nuk mund të shprehem në emër të Prokurorisë së Përgjithshme pa u konsultuar, pa pasur kohë për të shqyrtuar dokumentat. Unë mund të mbaj shënime dhe marr përsipër që të kthej përgjigje, por jo sot për sot”./tvklan.al
Emisioni investigativ “Stop” ka udhëtuar drejt Barcelonës ...
"Fiks Fare" denoncoi mbrëmjen e së martës peripecitë e...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Elbasan...
Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka bërë...
Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ka...
Një qytetare nga Tirana tregon për emisionin investigativ ...
Fiksi vizitoi fallxhore Lolën për të lexuar filxhanin. Bas...
Kandidati i PD-së për kryebashkiak të Elbasanit, Luçiano B...
Adriana dhe Bujar Hajdari, nga Elbasani tregojnë, se kanë ...
Në muajin korrik 2021 emisioni “Stop” trajtoi rastin e Don...
Në rrugën që shkon nga Qafë-Thana drejt Pogradecit, në dat...
Emisioni investigativ “Stop” ka udhëtuar drejt Divjakës në...
Aurora Liço nga Vlora në vitin 2015 pezulloi aktivitetin e...
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” në Tv Klan, ka sjell ...
Rusia pranoi të hënën se dhjetëra trupa të saj u vranë...
Emisioni Stop në Tv Klan ka shkuar në Fier për të trajtuar...
Pranë redaksisë së emisionit Stop në Tv Klan ka ardhur një...
Fiks Fare ka denoncuar në vijimësi disa skema mashtrimi që...
Drane Gjoka një punonjëse e “Alba Shoes”, tregon se mori n...
Pothuajse në pjesën më të madhe të subjekteve tregtare në ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...