Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...

Pranë redaksisë së emisionit Stop në Tv Klan ka ardhur një ankesë nga një qytetare në Rrëshen, e cila në hipotekën e apartamentit të saj në një pallat rezulton që kufizohet me vetveten.
Në vitin 2018, zonja Majlinda Kola bleu një apartament 2+ 1, me sipërfaqje 107 m2. Po në atë vit Majlinda u pajis më certifikatë pronësie dhe prona ka qenë e pabllokuar. Por kur Majlinda donte ta shiste apartamentin, ai rezultoi i bllokuar, pasi është ngatërruar nga Kadastra me hyrjen e komshiut.
“Kam blerë një apartament 107 m2 në vitin 2018, kam bërë noterinë, kam marrë certifikatën e pronësisë. Unë dua të shes shtëpinë. Shkova te noterja, ajo tha duhet të shkosh te Hipoteka për të marrë atë që shtëpia është e bllokuar. Nuk kam marrë asnjë lloj kredie. Asnjë gjë. Kanë ngatërruar numrat e pasurisë te Kadastra dhe shtëpia ime del e Agustin Bardhokut, komshiut. Fillimisht unë shkova tek noterja për të bërë rifreskim pasurie. Aty zbulova që shtëpia është e bllokuar dhe nuk mund ta shes. Kur vajta te Kadastra drejtori Klajdi Dodaj më tha që është bërë një gabim nga ish-drejtori i parë Jul Përgega. Ne po vuajmë këtë gjë që unë nuk mund të shes shtëpinë. Edhe kur ishte drejtori tjetër, kam shkuar e jam ankuar, kemi bërë të gjitha gjërat dhe ai iku, erdhi ky tjetri, edhe ky tjetri përgjigjen e ke këtu në letër, por nuk mund të zgjidhi asnjë gjë”, thotë Majlinda Kola.
Kadastra e Rrëshenit e pranon gabimin e bërë më përpara.
“Gjatë punimit të praktikës dhe hedhjes së të dhënave në Regjistrin Kadastral Dixhital rezulton të ketë pasaktësi në regjistrim dhe në dokumentacionin e origjinës së pronës”, thuhet në përgjigjen me shkrim të dhënë nga institucioni i Kadastrës.
Drejtori i Kadastrës së Rrëshenit, Klajdi Doda, thotë se ky problem i është përcjellë Drejtorisë së Lezhës.
“Ne i jemi drejtuar dhe Drejtorisë Lezhë, jemi në pritje për të marrë informacion të detajuar nga Drejtoria Lezhë. I jam drejtuar Lezhës se nuk janë vetëm këto gabime që janë shkruar këtu, ka dhe gabime të tjera dhe i jam drejtuar Drejtorisë së Lezhës për të ngritur një komision dhe ai komision ka për të marrë shqyrtimin edhe saktësimin e pasurive, që dhe zonja të pajiset me certifikatën e vetë dhe dokumentacionin e saj dhe çdo gjë të shkojë në mbarëvajtje të procedurave ligjore”, thotë drejtori i Kadastrës së Rrëshenit.
Kryeregjistruesi i Kadastrës në Lezhë, Gentian Malotaj, premton ngritjen e një grupi pune për zgjidhjen e këtij problemi.
“Jam në dijeni të këtij rasti, kam 2 ose 3 ditët e fundit që jam vendosur në dijeni. Kam vënë në lëvizje drejtorin vendor, përgjegjësin e zyrës së Mirditës ku ka ngritur edhe një grup pune për të zgjidhur rastin. Normalisht ai ka kërkuar asistencë nga Drejtoria Vendore e Lezhës duke qenë se edhe punëtorët nuk është se ka një strukturë të zgjeruar, 2 jurista dhe 1 hartograf do jenë. Do ngremë një grup pune për verifikimin e problematikës së dosjes, me dy juristët më të mirë që kemi ne dhe një inxhinier, pastaj qytetarit normalisht t’i japim shërbimin e kërkuar. Qytetarit, deri sa e ka me certifikatë pronësie, duhet patjetër që t’i japim një zgjidhje”, shprehet drejtori i Kadastrës së Lezhës, Gentian Malotaj./ tvklan.al
Fiks Fare ka denoncuar në vijimësi disa skema mashtrimi që...
Drane Gjoka një punonjëse e “Alba Shoes”, tregon se mori n...
Pothuajse në pjesën më të madhe të subjekteve tregtare në ...
Ish-gjyqtari i Apelit në Tiranë Amarildo Laçi, para dy vit...
Prindërit ankohen se oraret e ngjeshura që kanë fëmijët, t...
Emsioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka shkuar në Kryezi...
Për ankesën e zotit Qerim Tabaku, të cilit i kanë zaptuar ...
Në redaksinë e CNA.al ka ardhur një denoncim sipas të cili...
Ish-anëtarët e Partisë Lëvizja e Re me kryetar Arian G...
Emisioni “Stop” në Tv Klan u gjend në Durrës me qytetarin ...
Emisioni “Stop” në Tv Klan u drejtua në Durrës për problem...
Para disa javësh, qeveria miratoi me të drejtë një bonus 5...
Për problemin e zonjës Liljana Mato, së cilës i kanë zaptu...
Emisioni “Stop” në "Tv Klan" shkoi në Karroq, Godolesh, rr...
Shoferi i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Tropojë,...
Profesioni i audituesit është mjaft i rëndësishëm, pasi ka...
Pak ditë më parë emisioni “Stop” në "Tv Klan" transmetoi a...
Flora jeton në zonën e Kombinatit, Tiranë, me bashkëshorti...
Leo Hasanllari është 14 vjeç dhe vuan nga një sëmundje koc...
Emisioni “Stop” në "Tv Klan" shkoi në Byshek të Elbasanit ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...