Tërmeti i fuqishëm godet Greqinë
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...

Emsioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka shkuar në Kryezi të Kavajës për një problem prone.
Qerim Tabaku tregon se ka një ullishte 1900 metra katrorë në këtë fshat, por që në vitin 2016 ia ka zaptuar subjekti “Alfa Alabaster Grup” me administratorë Nevruz Cjapi dhe Dëshira Myftari. Ata merren me nxjerrjen e gipsit aty.
Nga ana tjetër, Qerimi thotë se i janë futur në pronë dhe i kanë shkulur edhe 10 rrënjë ullinj. Ai ka bërë denoncim në Polici ku i kanë thënë se do ta verifikojnë. Çështja ka shkuar në Prokurori, por kjo e fundit e ka kthyer sërish në Polici për të verifikuar rastin. Por prej 3 vjetësh nuk është bërë asgjë.
Qerimi ka certifikatë pronësie dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë ka vendosur pezullimin e punimeve dhe spostimin 30 metra të subjektit tjetër nga prona e tij. Çështja ka shkuar në Apel, por puna e gipsit vazhdon.
Denoncuesi: Kam një ullishte 1 900 metra katrorë me cerifikatë pronësie.
Gazetarja: Ismail Hamdi Tabaku.
Denoncuesi: Babai im. Në vitin 2016, ka ardhur një firmë “Alfa Alabaster Grup” me administrator që quhet Nevruz Cjapi dhe Dëshira Myftari, të cilët pretendojnë se kanë një leje në pronë tonë. Merren me gips.
Gazetarja: A ka ndonjë leje për nxjerrjen e këtij gipsi në pronën tënde?
Denoncuesi: Leje mund të ketë, por jo këtu tek prona ime. Ai thotë nuk e ke këtu. Para 2 vitesh më kanë prerë dhe ullinjtë .
Gazetarja: Si e ndoqe ti këtë rast?
Denoncuesi: Shkova në Polici. Policia thotë se do të bëhen verifikimet. Ai ka leje thotë, kurse ti ke letrat. Leja është marrë nga Ministria e Energjitikës. Këtu del se është dhënë shkurre leja, kurse këtu del se është tokë ullishtë.
Gazetarja: Çështja pas Policisë shkon në Prokurori. Çfarë ka vendosur Prokuroria?
Denoncuesi: Prokuroria kthen letrat prapë në Polici. Verifikon prapë Policia.
Gazetarja: Erdhën ato? Verifikuan prapë?
Denoncuesi: Për verfikime vijnë përherë, sa herë që i thërrasim. Mua më thërrasin poshtë e lartë, kurse firma vazhdon punë.
Gazetarja: Duke qenë se kishte 3 vjet, Polici, Prokurori, Policia vinte vetëm për verifikim dhe mjetet janë po tek toka e Qerimit, ky bëri padi në Gjykatën e Rrethit Gjyqëso Kavajë.
Denoncuesi: E cila vendosi që të pezullojë punimet rreth kësaj prone dhe 30 metra nuk duhet të afrohesh.
Gazetarja: Dhe jeni në Gjykatën e Apelit?
Denoncuesi: Po, por nuk ka filluar seancat gjyqësore deri tani.
Gazetarja: Ndërkohë që ju jeni në proces gjyqësor 2 palët, pra në Gjykatën e Apelit, këtu vazhdojnë punimet.
Denoncuesi: Po. Kam 3 vjet që kërkoj drejtësi, shpresoj tani nga ju që ta zgjidhin.
Njëra nga administratoret e subjektit, Dëshira Myftari thotë se bëhet fjalë për një vendim të Shkallës së Parë, ndaj dhe vazhdon punën.
Madje ajo pranon, se nëse do t’i hiqen mjetet, pistoleta shpuese dhe skrepi do të vendosë të reja.
Administratorja Dëshira Myftari: Unë e respektoj atë, derisa të mbarojë gjyqi tjetër.
Gazetarja: Kur je në një process gjyqësor pezullohet çdo gjë, nuk mund të veprosh.
Administratorja Dëshira Myftari: Jo, jo, jo, jo nuk më ka pezulluar njeri e dashur, unë vazhdoj dhe punoj. Përderisa unë atë e kundërshtoj. S’ka dalë vendimi i Apelit dhe në momentin që del, tashi unë kam shkatërruar, unë vete para ligjit në pjesë penale.
Gazetarja: Domethënë ti po më thua mua se derisa të vendosë Gjykata e Apelit, do të ja shkullësh të gjithë rrënjët Qerimit?
Administratorja Dëshira Myftari: Nuk kam ndërmend kundërshtimi ndaj teje sepse ti ndjek vijën tënde, më vjen keq!
Gazetarja: Unë ndjek Gjykatën, unë nuk kam linjë në këtë rast.
Administratorja Dëshira Myftari: Po mirë moj në rregull, në rregull ndoshta ta shpreha gabim, në rregull, nuk ka problem, por unë do të them një gjë, ti e merr përsipër me atë vendim, kur them ti domethënë gjithë komunikimi.
Gazetarja: Unë jam gazetare, nuk jam gjyqtare dhe unë i bazohet vendimit të gjykatës.
Administratorja Dëshira Myftari: Nuk më ka pezulluar zonjë, më ka pezulluar mos të hy në pronën e banorit dhe unë nuk e kam prekur. Pronën e banorit nuk e kam prekur.
Gazetarja: Po keni shkulur 10 rrënjë ullinj moj zonjë. Ju a e dini që nuk duhet të punoni aty derisa të vendosë Gjykata e Apelit?
Administratorja Dëshira Myftari: Po ma tha gjykata dhe prokuroria moj Odeta, okej.
Gazetarja: Ta ka thënë moj zonjë.
Administratorja Dëshira Myftari: Kam letra shtetërore që ajo pjesë është falsifikuar.
Gazetarja: Ato letrat shtetërore nëse do t’i kishe në rregull, do t’i kishe mbledhur para se të shprehej Gjykata, jo tani pas. Këto letra që ti ke gjetur paraqiti si prova të reja në Apel. Do ta heqësh skrepin?
Administratorja Dëshira Myftari: I kam paraqitur, unë do sjell skrep tjetër zonjë, se unë do vazhdoj të punoj se unë paguaj taksa.
Gazetarja: Faleminderit që ma the sepse kjo bisedë është e regjistrar që ta dëgjojë Policia Bashkiake, IMT-ja dhe institucioni që ty të ka pajisur me leje.
Administratorja Dëshira Myftari: E di shumë mirë që është e regjistruar./tvklan
Për ankesën e zotit Qerim Tabaku, të cilit i kanë zaptuar ...
Në redaksinë e CNA.al ka ardhur një denoncim sipas të cili...
Ish-anëtarët e Partisë Lëvizja e Re me kryetar Arian G...
Emisioni “Stop” në Tv Klan u gjend në Durrës me qytetarin ...
Emisioni “Stop” në Tv Klan u drejtua në Durrës për problem...
Para disa javësh, qeveria miratoi me të drejtë një bonus 5...
Për problemin e zonjës Liljana Mato, së cilës i kanë zaptu...
Emisioni “Stop” në "Tv Klan" shkoi në Karroq, Godolesh, rr...
Shoferi i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Tropojë,...
Profesioni i audituesit është mjaft i rëndësishëm, pasi ka...
Pak ditë më parë emisioni “Stop” në "Tv Klan" transmetoi a...
Flora jeton në zonën e Kombinatit, Tiranë, me bashkëshorti...
Leo Hasanllari është 14 vjeç dhe vuan nga një sëmundje koc...
Emisioni “Stop” në "Tv Klan" shkoi në Byshek të Elbasanit ...
Që prej vitit 1966 që kjo rrugë është hapur ashtu është lë...
Deputetja e PD, Ina Zhupa ka bërë një denoncim për abu...
Emisioni investigativ “Stop” ka shkuar në Qytetin Studenti...
Sokol Gazulli denoncon në emisionin investigativ “Stop” në...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të enjte rastin e Sokol G...
Një qytetar u ankua në Fiks Fare se Dogana ka vendosur...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...