“Shkeljet janë bërë mullar”/ Drejtuesja e Doganës i jep të drejtë qytetarit
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të enjte rastin e Sokol G...

Sokol Gazulli denoncon në emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan se në vitin 2010, kur vendosi të lërë SHBA-në dhe të kthehet në Shqipëri, mori me vete dhe autoveturën personale.
Sipas ligjit të Doganës, Sokolit duhet t’i hiqej detyrimi doganor. Shuma e doganës lihet e ngrirë në bankë dhe nëse ndodhet për 2 vjet në Shqipëri, kjo makinë nuk shitet apo del jashtë vendit, shumën e merr personi që kishte lënë si garanci.
Në Doganën e Durrësit, pas këmbënguljes së Sokolit makina u la e lirë, por kjo Doganë nuk ka bërë hyrjen e automjetit në sistemin TIMS. Këtu nis dhe problematika për Sokolin, i cili ra viktimë e burokracisë dhe sistemit të korruptuar gjyqësor.
Denoncuesi: Unë jam Sokol Gazulli nga Lezha. Kam banuar në Kanada, në Amerikë. Kam shtetësi të dyfishtë. Në vitin 2010 jam kthyer në Shqipëri sepse edhe ishte kriza ekonomike atëherë edhe kisha nevojë për familjen e që të ju rrija afër prindërve. Në vitin 2010 u ktheva përfundimisht, mora dhe veturën personale që e kisha blerë dhe përdorur atje dhe do ta përdorja prapë këtu. Unë erdha në Mars 2010, vetura ka ardhur në Maj, ka ardhur më vonë sepse vjen me kontenier dhe jam njoftuar në Maj dhe kam shkuar tek Porti i Durrësit. Aty jam ndeshur me kërkesën e doganierëve të Durrësit për të paguar detyrimet doganore për detyrimet e importit. Aty kam thënë “pse të paguaj detyrime importi”. Kjo është vetura ime dhe nuk e kam ditur se ka një ligj të Doganave që ka përjashtime. Ndërkohë unë fola dhe me nëndrejtorin e Doganës së Durrësit, i shpjegova që unë kam shtetësi të dyfishtë, kam pasaportë të huaj dhe kam ardhur të jetoj këtu dhe pse po më kërkoni detyrim doganor për mjetin tim? Ai e shikoi dhe tha “ty duhet me të lënë që të dalësh nga porti, pse të të pengojnë?”. Atëherë i thirri në telefon nënkryetari i Doganës së Durrësit, i thirri punonjësit tek kioskat dhe i pyeti se “pse nuk e lini?”. Ata thanë që “duhet paguar”. Nuk e di si kam dalë. Ka qenë një tmerr i vërtetë.
Gazetari: E more makinën, por çfarë ndodhi me makinën më pas?
Denoncuesi: Pastaj makina nuk u regjistrua në sistemin TIMS. Në vitin 2014, duke u kthyer nga Tirana për Lezhë, ishte Task-Forca e Doganave që ishin duke kërkuar gjoja se kush është me makina të huaja të paregjistruara. Të gjitha dokumentet e makinës iu dhashë atyre. Më tha që po takohemi nesër tek dogana e Shkodrës dhe bisedojmë.
Sokoli kërkoi të pajiste makinën me dokumente, por duke mos e futur dogana në TIMS, pagesa nuk mund të shmangej.
Juristja: Fakti është, që unë kam vendimin dhe kam një sërë procesesh gjyqësore, në të cilët administrata doganore ka fituar dhe në këtë proces ne jemi okej.
Në këto kushte, ndërsa përdorte automjetin e tij, Sokoli ndalohet nga anti-korrupsioni i doganave dhe i bllokohet makina. Mjetin e çojnë në Doganën Shkodër, ku Gazulli doli debitor me 8 milionë Lekë të vjetra që iu morën nga banka./tvklan.al
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të enjte rastin e Sokol G...
Një qytetar u ankua në Fiks Fare se Dogana ka vendosur...
Emisioni investigativ “Stop” ka udhëtuar drejt Shkodrës pë...
“Stop” i rikthehet rastit të dy pallateve në Tiranë, ku më...
Tregtimi i lëndëve piroteknike dhe fishekzjarreve në vendi...
Më 23 Shtator 2022, Dervish Arapi, 61 vjeç, banues në Pato...
Pak ditë më parë, Theodhoraq Kapurani denoncoi në emisioni...
“Fiks Fare” denoncoi një skandal që përfshin Policinë e Ko...
Laura dhe Mateo Zyfi kërkuan ndihmën e Fiksit, pasi me vde...
Emisioni “Stop” në "Tv Klan" shkoi në Kombinat ku qytetari...
Banorë të lagjes 13 në Plazh Durrës i janë drejtuar emisio...
Viktor Tafani nga Prrenjasi është ankuar pranë emisionit “...
Theodhoraq Kapurani ankohet se ngjitur me laboratorin e t...
Fiks Fare vëzhgoi nga afër punimet për rikonstruksionin e ...
“Stop” ishte në aksin nacional Kamëz-Shkodër në afërsi...
Pjerin Pashkja është drejtuar në redaksinë e emisionit “St...
Emisioni Fiks Fare solli historinë e një të moshuare nga L...
Zamir Bashli denoncoi në "Stop" problemet me një pronë të ...
Një familje u ankua në redaksinë e Fiks Fare se komshiu i ...
“Prestige Resort” u shemb sot si një ndërtim pa leje n...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...