
Pak javë më parë, emisioni investigativ “Stop” ishte në Byshek të Elbasanit. Nazif Myrta, 72 vjeç ishtë goditur me mjete të forta, teksa po kulloste bagëtitë, pranë shtëpisë.
Autori, fqinji, Hamit Mehmetaj duke pretenduar se Nazifi po kulloste bagëtitë në atë që ai e quan pronë të vetën, e rrahu dhe e godeti me kosore ferrash si dhe me grushta duke i çarë nofullën e duke i dëmtuar dhëmbët.
Sot, Nazifi nuk është më në gjendje të kryejë aktivitetet e veta. Mjeku ligjor si dhe prokurori nuk i tregojnë asgjë.
Agresori është i lirë me detyrim paraqitje, akuzuar për vetëgjyqësi dhe për plagosje të lehtë. Por, ky nuk është rasti i vetëm. Shumë fqinj e familjarë kanë rënë pre e dhunës së Hamitit.
Nazif: Më rrahu, më dërrmoi nga duart, nga nofulla që më theu dhëmbët dhe nga këmba që s’mund të eci më.
Gazetari: Të ka gjuajtur me mjete të forta, apo jo?
Nazif: Të forta, të forta.
Gazetari: Me çfarë mjetesh?
Nazif: Me dru, kurse dorën këtu ma ka çarë me kosën time. Më solli këtu ai, më mori kosën mua atje, më cacu dorën, kur më ra këtu në nofull dhe këtu në këmbë, unë u përmbysa.
Kunata e dhunuesit: Edhe burrin ma ka rrahur, edhe mua më ka rrahur. Dokumentat te shtëpia, m’i ka vjedhur. Qentë që kam pasur m’i ka helmuar me arsye që të më vjedhë dokumentat që kur të hyjë brenda të mos lehë qeni dhe të më vjedhë.
Vetë vëllai i dhunuesit e mbështeti këtë deklaratë pasi tregoi se Hamiti e ka rrahur një natë teksa kthehej në shtëpi.
Dhunuesi: Që ky të marrë tokën, pa shikuar që ka mbivendosje. Aq më tepër që nuk e diktova që më grisi xhupin me atë kosore.
Gazetari: Se po ta diktoje, çfarë do të ndodhte?
Dhunuesi: Tani, gjaknxehtësia, se nuk u nisa për atë punë.
Gazetari: Po në qoftë se ti do ta kishe kapur se ai të ka goditur, çfarë do bëje ti?
Dhunuesi: Po mund t’i kisha sjellë edhe më rëndë.
Gazetari: Po nuk jeni ju në gjendje, ju jeni një person madhor, tani, jeni në një fshat, jeni në një komunitet të vogël këtu, t’i zgjidhni problemet në rrugët e duhura ligjore?
Dhunuesi: Unë, faktikisht, nuk vajta për ta dhunuar.

Djali i Nazifit, tha më herët se ishte ankuar në prokurori dhe i ka thënë se babai i tij është lënduar aq rëndë fizikisht sa i janë thyer dhe dhëmbët.
“Çfarë dhëmbësh? Dhëmbë kauçuku? Dhëmbë kauçuku gjejmë dhe rrugës”, është shprehur prokurori i cili më pas e ka përzënë nga zyra dhe ka refuzuar t’i japë informacione mbi dokumentacionin.
Pas transmetimit në emisionin investigativ “Stop”, denoncuesi Gentian Myrta thotë se mamaja dhe vëllai janë thirrur nga shefi i krimeve në polici, ku shkruan edhe njëherë letrat e dëshmive nga e para.
Gentian Myrta, denoncues: Pas transmetimit, shkon polici i zonës në shtëpi me gjithë një polic tjetër dhe i thonë se të kërkon shefi i krimeve, aty në polici. Nuk e di thotë se çfarë ngatërrese është bërë, por duhet të paraqiteni patjetër! Ka shkuar mamaja, babai dhe vëllai. Kanë shkruar çështjen se si ishte dërrmuar, si ishte vrarë, në ç’datë u bë. Shkruajtën edhe njëherë letrat nga e para. Besoj, se do gjendet e drejta. Shumë faleminderit!/tvklan.al
Kohë më parë, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka t...
Fiks Fare denoncoi një skandal me një tender me vlerë 100 ...
Emisioni "Stop" në "Tv Klan" vijon historinë e ngacmimit s...
Emisioni "Stop" në "Tv Klan" denoncon sonte rastin e përnd...
Enver Bregasi, i shoqëruar dhe arrestuar njëherë për masht...
Lidhur me vdekjen misterioze dhe heqjen e zemrës së të riu...
Emisioni investigativ “Stop” ka udhëtuar drejt Barcelonës ...
"Fiks Fare" denoncoi mbrëmjen e së martës peripecitë e...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Elbasan...
Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka bërë...
Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ka...
Një qytetare nga Tirana tregon për emisionin investigativ ...
Fiksi vizitoi fallxhore Lolën për të lexuar filxhanin. Bas...
Kandidati i PD-së për kryebashkiak të Elbasanit, Luçiano B...
Adriana dhe Bujar Hajdari, nga Elbasani tregojnë, se kanë ...
Në muajin korrik 2021 emisioni “Stop” trajtoi rastin e Don...
Në rrugën që shkon nga Qafë-Thana drejt Pogradecit, në dat...
Emisioni investigativ “Stop” ka udhëtuar drejt Divjakës në...
Aurora Liço nga Vlora në vitin 2015 pezulloi aktivitetin e...
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” në Tv Klan, ka sjell ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...