Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Emisioni "Stop" në "Tv Klan" vijon historinë e ngacmimit seksual të një nëpunëseje në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve nga kolegu i saj 60-vjeçar.
Pas publikimit të videos ku kolegu i kërkonte ta prekte nga faqet dhe pas shfaqjes së mesazheve që i dërgonte, zonja i dërgoi email Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Ceno Klosit, për t’i shprehur ankesën për kolegun e saj të quajtur Mexhit Allushi që e përndiqte dhe ngacmonte.
Sërish nuk gjeti zgjidhje dhe drejtori nuk ndërmorri asnjë veprim.
“Në datën 21.4.2022 rreth orës 14:00, i kam nisur një email z.Ceno Klosi, Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, ku kam kërkuar një takim pasi në varësi direkte drejtoria ime varej nga ai. Të më krijonte 5 minuta mundësi për ta takuar. Reagimi ishte akoma më i tmerrshëm. Më lajmëruan që për shkak të emailit që unë dërgova do më lëviznin nga pozicioni i punës sepse kisha shqetësuar Drejtorin e Përgjithshëm. Nuk ndodhi sepse i bëra një kërkesë zv/drejtorit të asaj kohe dhe i thashë pse duhet, dhe në ato momente u qetësuan gjërat edhe ndenja. Mesa kuptova, vendi i punës është sipas humorit të drejtuesit”, shprehet denoncuesja.
Problemi kulmoi kur gjatë një auditimi pune në qytetin e Fierit, Mexhit Allushi ushtron dhunë fizike ndaj zonjës në fjalë. Edhe pse çdo është e filmuar nga kamerat e sigurisë së institucionit, sërish nuk u mor asnjë masë.
“Ishte dita e fundit kur mbaruam kontrollin dhe në ato momente futemi në zyrë dhe kolegu i drejtohet koleges së Fierit dhe i kërkon numrin e telefonit. Në këto momente ajo ka pasur një problematikë shëndetësore me një nga familjarët, të më fali që po e përmend, dhe do largohej nga Shqipëria. I them zonjës, të lutem, thuaji z.Mexhit ditët kur nuk do jesh në Shqipëri se telefoni mund të dali i mbyllur. Sepse ai aludonte që mbase ngaqë ishte femër mund t’i kenë dërguar problematikat dhe i rrinte ftohtë dhe nuk doja që ta konfliktoja për çështje pune sepse gjithë kohës ai i mendonte për keq gjërat, jo për mirë. Në atë moment u bë agresiv dhe tha shiko tha se unë jam një burrë i martuar me dy fëmijë dhe nuk ngacmoj gra jashtë punës. Është irrituar dhe shan me veprime me gjestikulacione të tmerrshme. Në atë moment ai haxhitohet, mbyll derën dhe vjen ma fut me këmbë poshtë këmbëve te tavolina dhe në ato momente çohem me shpejtësi, hap derën. Në ato momente, kushdo të ishte, zotëria kishte një çantë tip portofoli, e kam marrë dhe e kam lëshuar drejt murit për t’i thënë boll se e teprove. Zgjova çantë se ishte një çantë portofol dhe ishte një çantë shumë e lehtë”, vijon denoncimin zonja.
Zonja bëri denoncim në polici dhe materiali iu përcoll prokurorit Andi Pogaçe, por ky i fundit nuk nisi procedim penal, edhe pse zonjën nuk e thirri asnjëherë për ta pyetur për rrethanat.
Dhuna fizike e ushtruar ndaj nëpunëses ishte dhe objekt diskutimi nga sektori i Anti Korrupsionit tek Tatimet. Drejtoresha e komisionit në këtë institucion dhe anëtarët e tjerë, pasi shqyrtuan rastin, morën masën më absurde, duke hequr nga puna viktimën së ngacmimit seksual në zyrat e shtetit dhe të dhunës fizike të ushtruar ndaj saj.
“Dy inspektorët të cilët u morën me çështjen time, të cilët në mënyrë jo profesionale, në mënyrë jo etike dhe njëra prej inspektoreve është dhe femër dhe më vjen përsëri shumë keq sepse ajo është grua, është nënë, bashkëshorte, është tjetërsuar komplet ngjarja. Emailet e mia të cilat i kam vënë në dispozicion gjatë intervistës që më kanë thirrur dhe kam dhënë nuk është asnjëri nga emailet, asnjëri nga provat e mia që ia kam dhënë zonjës në dorë, është tjetërsuar komplet. Janë emaile të cilat vërtetohen shumë lehtësisht nëpërmjet platformës së AKSHI-t. Lëshimi i kësaj çante degradoi deri në heqjen time nga puna. Ditën e parë kur tregova provat, komisioni u shtang. Unë nuk di, nuk ka fjalë, nuk ka shprehje të cilën mund të shprehësh domethënë në qoftë se edhe unë mund të isha gabim, vetëm dhuna psikologjike që më është dhënë gjatë 3 viteve, vetëm dhuna fizike që u ushtrua ndaj meje atë ditë ishte…dhe komisioni më quajti mua fajtore sepse kam shkelur rregullat e etikës, kam shkelur etikën sepse hodha një çantë në mur për t’i tërhequr vëmendjen agresorit tim”, shprehet zonja.
Emisioni Stop i bën thirrje institucioneve dhe instancave përkatëse që të rikthejnë në punë nëpunësen dhe të nxjerrin përpara drejtësisë Mexhit Allushin për përndjekjen ndaj koleges, ngacmimet seksuale ndaj saj dhe dhunën fizike që ushtroi brenda zyrave të shtetit./ tv.klan
Emisioni "Stop" në "Tv Klan" denoncon sonte rastin e përnd...
Enver Bregasi, i shoqëruar dhe arrestuar njëherë për masht...
Lidhur me vdekjen misterioze dhe heqjen e zemrës së të riu...
Emisioni investigativ “Stop” ka udhëtuar drejt Barcelonës ...
"Fiks Fare" denoncoi mbrëmjen e së martës peripecitë e...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Elbasan...
Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka bërë...
Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ka...
Një qytetare nga Tirana tregon për emisionin investigativ ...
Fiksi vizitoi fallxhore Lolën për të lexuar filxhanin. Bas...
Kandidati i PD-së për kryebashkiak të Elbasanit, Luçiano B...
Adriana dhe Bujar Hajdari, nga Elbasani tregojnë, se kanë ...
Në muajin korrik 2021 emisioni “Stop” trajtoi rastin e Don...
Në rrugën që shkon nga Qafë-Thana drejt Pogradecit, në dat...
Emisioni investigativ “Stop” ka udhëtuar drejt Divjakës në...
Aurora Liço nga Vlora në vitin 2015 pezulloi aktivitetin e...
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” në Tv Klan, ka sjell ...
Rusia pranoi të hënën se dhjetëra trupa të saj u vranë...
Emisioni Stop në Tv Klan ka shkuar në Fier për të trajtuar...
Pranë redaksisë së emisionit Stop në Tv Klan ka ardhur një...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...